E martë, 17 Shtator 2024
08:35
Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE

Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta.

08:31
Lumi “hyn në qytet”, Polonia shpall gjendjen e katastrofës nga përmbytjet

Përmbytjet masive kanë detyruar autoritetet polake të shpallin gjendjen e katastrofës për zonat e prekura, teksa banorët e dëshpëruar janë këshilluar të largohen drejt vendeve më të larta.

08:22
BE synon të ndalojë duhanin dhe produktet alternative me avull në zona të jashtme, zbulohet drafti

Komisioni Evropian do të rekomandojë ndalimin e pirjes së duhanit, duke përfshirë këtu edhe produktet pa nikotinë në tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve dhe kopshtet zoologjike, sipas një dokumenti të zbuluar nga Euronews.

08:05
Raund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen sot në Bruksel në një raund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve evropiane për ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.

07:49
“Bashkëpunim për migracionin”, kryeministri britanik shpreh interes për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm

Kryeministri britanik, Keir Starmer shprehu interes për marrëveshjen e migracionit Itali-Shqipëri, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa Mbretëria e Bashkuar u zotua të dërgojë 4 milionë paund për të mbështetur planin e vendit kundër migracionit të parregullt.

07:16
Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë rajonalë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

07:06
Kthjellime dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash.

E hënë, 16 Shtator 2024
23:55
Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, mes tyre gra dhe fëmijë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë.

23:05
“Argita do përfshihet në politikë”, gazetarja: Berishës i intereson, PD duhet të motivojë strukturat e veta

Gazetarja Anila Basha, tha në studion e “Top Story” se vajza e kryetarit të PD, Sali Berishës, Argita Malltezi po shkon drejt përfshirjes së saj në politikë.

22:55
Si do të votojë diaspora? Eksperti dhe ish-kreu i KQZ zbulojnë pagesën dhe si do funksionojë procesi: Ja kush është vështirësia

Klodian Rado, eksperti i lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Kristaq Kume, ish-Kreu i KQZ, të ftuar në Top Story dhanë detaje se si do të funksionojë vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

22:51
“Ç’ke ti se…”/ Ish-drejtori i “Partizanit” tregon prapaskenat e privatizimit të klubit: Berisha më hoqi, nuk pranova të korruptohem

Isa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani ka treguar në “Zona Zero” në Top News prapaskenat e privatizimit të klubit.

22:37
Dosja e Berishës në SPAK, deklarata e fortë e Karamuços në “Top Story”: Ka një dorë të fshehtë që ka mbajtur ‘shënime’ për të! Nëse u bëhet të gjithëve ky vetting….

Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story” Ervin Karamuço, teksa komentonte dosjen 500 faqe të SPAK për ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

22:30
“Gjyqtari i GJK po shantazhohet, ka biseda intime me….”, pyetja “pikante”  e Currit, e konfirmon Karamuço: Ka informacion, të japë dorëheqje nëse prek punën  

Teksa diskutohej për prokurorët dhe gjyqtarët në “Top Story”, Arian Curri i është drejtuar Ervin Karamuços me një pyetje konkrete, nëse një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese po kërcënohet me disa kontakte dhe biseda të papërshtatshme me femra.

22:22
“Po u zbërthye SKY do ketë katastrofë”, paralajmërimi i fortë i ekspertit: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar, ditët në vazhdim pritet…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë paralajmërime të forta në lidhje me përgjimet në SKY EÇ, duke thënë se nëse zbërthen të gjitha bisedat dhe faktohen, do të krijonte një ‘katastrofë të madhe’.

22:08
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço nxjerr informacionet: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë, është…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar në “Top Story” se ka informacione se një anëtar i një bande kriminale “kryesore” në vend, është duke u kthyer në të penduarin e drejtësisë.

21:55
Atentati i dytë ndaj Trump, zbardhen detajet e reja për autorin, priti 12 orë pranë klubit të golfit të ish-presidentit

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ngritën akuza për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën, një ditë pasi u pikas ndërsa fshihej me një armë në shkurret përreth fushës së golfit të ish-presidentit në Florida.

21:40
Video/ Aristokratja italiane përplas për vdekje marokenin që i vodhi çantën në makinë (fotot)

Kamerat e sigurisë në Viareggio kanë regjistruar momentet dramatike kur një grua përplas fatalisht grabitësin që i kishte vjedhur çantën nga dritarja e hapur e makinës, në veriperëndim të Italisë.

21:33
“Hetimi i SPAK për Berishën, vetting financiar”, Anila Hoxha: Në dosje janë të përfshirë Genc Ruli dhe Erzen Breçani, por nuk janë të akuzuar

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka dhënë fakte tronditëse nga dosja me 499 faqe e SPAK për hetimet mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

21:21
Hetimet e politikanëve nga SPAK, Grida Duma: Kush tjetër është hetuar aq thellë sa Berisha?

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po trajtohet çështja e Sali Berishës dhe hetimet e SPAK për të dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

20:57
Përdorimi i armëve me rreze të gjatë nga Ukraina, Stoltenberg: Vendet aleate të vendosin vetë, mirëpresim bisedimet

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda Rusisë, por shtoi se çdo vendim për këtë çështje duhet të merret nga secili vend aleat veç e veç.

20:41
Tentativa për të ulur tensionet me Libanin, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë takon udhëheqësit izraelitë

 I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme u takua të hënën me udhëheqësit izraelitë me shpresë për të ulur tensionet ndërmjet Izraelit dhe Libanit.

20:40
Fiks Fare/ Nëna me tre fëmijët e mitur jeton në stan me të dashurin që njohu në Tik Tok. Shërbimi social: Është i rrezikshëm!

Rrjetet sociale janë kthyer si një dritare për njohje të reja mes njerëzve, madje shumica prej tyre kanë krijuar edhe lidhje.

20:30
Vizita në Tiranë, zyrtarja e lartë e DASH takohet edhe me kreun e SPAK: SHBA mbështet plotësisht institucionet e pavarura të drejtësisë!

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

20:17
Përdori pa leje këngën e tij në fushatë, Trump humb gjyqin me këngëtarin e njohur! Do ta dëmshpërblejë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t’i paguajë dëmshpërblim këngëtarit dhe kompozitorin londinez Eddy Grant për përdorimin e këngës së tij Electric Avenue pa leje.

20:12
Deklaroi se ishte në makinë me Meriton Mjekiqin pas “aksidentit”, habit Milaim Zeka: Gënjeva, doja të…

Historia e ‘aksidentit’ të Meriton Mjekiqit, fundjavën që lamë pas mori vëmendjen totalë në rrjetet sociale, për shkak se shumë ndjekës u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij.

19:53
Kujdes nga këto numra që ju shkruajnë! Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve

Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare.

19:48
Dhuna dhe të shtënat me armë në stadium pas mbylljes së ndeshjes, shkon në dy numri i viktimave

Një tjetër person ka humbur jetën pasi një burrë nxori armën dhe qëlloi gjatë një feste në Detroit Lions, ka konfirmuar policia.

19:36
Samiti për Sigurinë Industriale, Balluku: Shqipëria ka përafruar angazhimin e ri të industrisë së mbrojtjes së NATO-s

Për herë të parë në Tiranë u zhvilluan punimet e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, me përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Europian.

19:36
Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes

Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigande poshtë tokës, të quajtur Hyperloop. Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti.

19:28
“Tradhti, mashtrim dhe besim”, serbët në Kosovë reagojnë për kërkesat dhe masat e Vuçiç

Dragan Nikolliç nga Leposaviçi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la “nën presion” në nëntor të vitit 2022 pas dy dekadash punë në këtë institucion.

19:19
Qyteti verior çek kërkon të rimëkëmbet, pas përmbytjeve rekord në Evropën qendrore (fotot)

Krnov në verilindje të Çekisë u përfshi dje nga përmbytje të padëgjuara më parë kur lumenjtë Opava e Opavice dolën nga shtrati.

19:13
FOTO/ Komentohet për ngjashmërinë me Loredanën, reagon e dashura e Mozzik?

Lotina Haziri, vajza e ish-deputetit nga Kosova dhe e dashura e këngëtarit të njohur Mozzik, është krahasuar shpesh me ish-të dashurën e këtij të fundit Loredanën.

18:54
VIDEO/ Rinovoi kontratën me Interin, Asllani bën gati tifozët për derbin me Milanin: Shihemi në “San Siro”

Kristjan Asllani rinovoi kontratën me Interin, me mesfushorin shqiptar që do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2028.

18:43
Re tymi të zi mbulojnë qytetin portugez prej zjarreve që shkatërrojnë rrethinat (fotot)

Tym i trashë e i zymtë kishte mbuluar sot krahinën portugeze të Aveiro ku disa zjarre vijojnë të djegin zonat pyjore.

18:40
Vrasja në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vite burg

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e N.V., në shtator të vitit të kaluar në Rahovec.

18:36
2024, vit i atentateve ndaj zyrtarëve të lartë! Nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak te Trump apo në Lindjen e Mesme

Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, është një kujtesë se pavarësisht buxhetit masiv vjetor prej 3,2 miliardë dollarësh të Shërbimit Sekret të SHBA-së, kjo pengesë nuk është gjithmonë efektive.

18:32
Përmbytjet në Europën Qendrore dhe Lindore, shkon në 16 numri i viktimave/ Autoritet paralajmërojnë: Më e keqja s’ka ardhur ende

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Europën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16, me disa të tjerë të zhdukur, pasi autoritetet raportuan vdekje në Republikën Çeke, Poloni dhe Austri dhe paralajmëruan se më e keqja nuk ka ardhur ende.

18:24
Dyshimet për atentatin e dytë ndaj Trump, reagon sërish Biden: Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë”, një ditë pasi agjentët e parandaluan një tjetër përpjekje për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump.

18:22
Macja ‘më e shëndoshë në botë’ nis të bjerë në peshë pas regjimit strikt të dietës e terapisë (fotot)

Një mace tepër e shëndoshë e quajtur “Thërrime” ka rënë për herë të parë 1 kg pas një regjimi strikt në një kamp të specializuar.

18:10
“Shkundet” toka në Rumani, regjistrohet tërmet 5.2 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 17:30 pasditen e së hënës në Buzau, në juglindje të Rumanisë.

18:08
Goli i mesfushorit të Kombëtares nuk i mjafton “demave”, Laçi ndal në fund Partizanin brenda në shtëpi

Laçi dhe Partizani kanë ndarë pikët në takimin e radhës të javës së 5-të të Superiores.

18:07
I qetë dhe duke buzëqeshur, i dyshuari për tentativë vrasje ndaj Trump del para gjykatës, akuzat që rëndojnë mbi të 

Sulmuesi i dyshuar për atentatin e dukshëm ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është paraqitur para një gjykate në Florida.

18:02
Gruaja lë pas jetën në SHBA për të garuar me deve në Emiratet e Bashkuara Arabe (fotot)

Duke u përpjekur me vështirësi të qëndrojë mbi kurrizin e gamiljes gati 450 kilogramëshe, dy metra të lartë që vrapon me rreth 40 kilometra në orë, Taylor Dees është tashmë në një jetë krejt tjetër nga ajo që bënte në Texas.

17:44
Rikthehet dhuna në Superiore, pjesëtari i stafit të Partizanit goditet me sende të forta në ndeshjen me Laçin

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Superiore, me takimin e javës së pestë mes Laçit dhe Partizanit.

17:36
‘Unë e urrej Taylor Swift,’ thotë Trump pas mbështetjes së këngëtares për rivalen Harris (fotot)

Pasi këngëtarja e njohur amerikane i dha publikisht mbështetjen kandidates demokrate Kamala Harris, ish-presidenti dhe kandidati presidencial republikan Trump tha dje se e përçmon Taylor Swift.

17:36
Akuzohen për shitje të diplomave false, arrestohen 9 persona në Itali, mes tyre pronari i universitetit që operon në Shqipëri

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

17:28
“Dua s*eks të shpejtë”, Dea Vieri rrëfen si është ngacmuar nga pronari i një lokali: Isha minorene, më tha…

Ish-banorja e BBV, Dea Vieri, tregoi në rubrikën “Trotuar”, në  “E Diell”, se si ka rënë pre e një ngacmimi seksual, në moshën 17-vjeçare.

17:18
281 të burgosur arratisen pas përmbytjeve në verilindje të Nigerisë (fotot)

Zyrtarët në Nigeri thanë se 281 të burgosur janë larguar nga qelitë gjatë përmbytjeve shkatërrimtare që rrëzuan muret e burgjeve në verilindje të vendit.

17:14
ZYRTARE/ Kristjan Asllani vendos për të ardhmen e tij, mesfushori i Kombëtares do të qëndrojë te Interi deri në…

Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i Interit, deri në vitin 2028.

17:13
Irani vijon kërcënimet ndaj SHBA-së, por çfarë qëndrimesh mbajnë dy kandidatët Trump-Harris

Sjellja kërcënuese e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendit aleat, Izraelit, është një ndër politikat e pakta të jashtme që trajtohet gjatë fushatës elektorale nga të dy kandidatët për president, Kamala Harris dhe Donald Trump.

16:59
VIDEO/ Shakira detyrohet të largohet nga skena, çfarë ndodhi me këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Shakira, u përball me një incident teksa po performonte në skenë.

16:55
Çfarë ndodhi? Orban anulon udhëtimet e planifikuara, zbulohet arsyeja

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”, pasi vendi i tij pritet të përfshihet nga përmbytje të mëdha.

16:54
Kina liron pastorin amerikan David Lin pas 18 vitesh (fotot)

Lirimi i Lin erdhi pak pas një takimi të këshilltarit amerikan të sigurisë Jake Sullivan me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi

16:52
Shpërndante foto seksuale të të miturve, shkurtohet dënimi për ish-prezantuesin e BBC

Huw Edwards i është shkurtuar dënimi, pavarësisht shpërndarjes së fotove seksuale të fëmijëve.

16:45
Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Theth, ku janë plagosur dy persona.

16:33
Ekskluzive/ Rama takim “urgjent” me kryebashkiakët socialistë në Tiranë. TCH zbulon agjendën

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.

16:31
CIA refuzon pretendimet e përfshirjes në ‘komplotin e vrasjes së Maduro’ pas arrestimeve në Venezuelë (fotot)

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë sot se pretendimet e komplotit për vrasjen e kreut venezuelan janë “kategorikisht të rreme”, pas arrestimit të një marinsi të SHBA dhe katër të tjerëve në Venezuelë.

16:14
“Do ta paguajnë rëndë”, Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet sulmit të rebelëve Huthi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelët Huthi të Jemenit do të paguajnë një “çmim të rëndë”, pasi një raketë e hedhur nga ta, ra në Izraelin qendror.

16:11
Putin i kërkon rusëve ‘të bëjnë seks e të lindin më shumë’ për të mbushur radhët e ushtrisë (fotot)

Vladimir Putin raportohet se ka urdhëruar rusët të bëjnë më shumë seks, tashmë dhe në orarin e punës ose në pushimet në punë, prej rënies së numrit të lindjeve në vend.

16:01
Zbulime arkeologjike në Antigone/ Misioni shqiptaro-italian identifikon katër faza banimi përreth zonës së Agorasë

Gërmimet arkeologjike të përqendruara përreth zonës së Agorasë në Antigone po vijojnë prej disa javësh.

15:58
Hyrja e Shkodrës do ndryshojë/ Për zbatimin e projektit të ri, prishen 21 biznese dhe 55 banesa

21 biznese dhe 55 banesa të komunitetit rom, do të prishen në Shkodër për t’i hapur rrugë projektit për hyrjen e re të qytetit.

15:40
Mjekësia, ndryshon ligji/ Jo më pesë, studentët punë të detyruar vetëm tre vite

Rikthehet për diskutim ligji që i detyron studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim shëndetësor më parë në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë. Por këtë radhë me disa ndryshime.

15:29
Edicioni i 10-të i Ballkan Barometrit/ Bregu: Dëshmon se shpresa e motivon ende rajonit, pavarësisht sfidave të mëdha

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhin më të madh të opinionit publik dhe të biznesit në rajon.

15:27
Producenti filmon brenda folesë së ariut, para se bisha të kthehet e ta gjejë brenda “shtëpisë” (video-foto)

Disa pamje ‘shokuese’ janë publikuar në rrjet kur një publikues i njohur po transmetonte nga brenda folesë së zbrazët të një ariu të murrmë, para se predatori të kthehej e ta gjente aty.

15:25
Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës: Historia na ka mësuar se duhet të bëjmë gjënë e drejtë dhe të nevojshme

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar.

15:21
Përkujtohet Konferenca e Pezës/ “Antifashizmi si vlerë mbarëshoqërore”, Spiropali mesazh politikës për bashkëpunim

Në sallën e seancave plenare, Kuvendi i Shqipërisë nën kujdesin e kryetares Elisa Spiropali, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve shqiptare, organizuan sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”.

15:12
“S’do doni të mbarojë shkolla”, Rama premton konvikte të reja në shkollën profesionale në Durrës: Do ketë më shumë nevojë për ju në treg se për ca që…

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të fillim jave shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku këtë vit numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total.

15:08
Barometri i BE: Korrupsioni, shqetësim! Sondazhi për Ballkanit, Bregu: Mbi 60 perqind e shqiptarëve informohen nga televizioni

Në një kohë që pragun e Prokurorisë së Posaçme ditët e fundit po kalojnë politikanë të niveleve të larta, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin mbetet shqetësues.

14:43
“PD do të marrë më pak deputetë se në 1997”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mos besoni poll-et, PS vota sa Ramiz Alia në 1992

Kryedemokrati Sali Berisha, në daljen e radhës për mediat, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se “Partia Demokratike do të marrë më pak deputetë se në 1997 në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

14:37
Atentati i mundshëm ndaj Trump/ FBI vazhdon hetimet, thirrje kundër dhunës politike

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, falënderoi Shërbimin Sekret dhe policinë lokale të dielën vonë, pas asaj që FBI tha se “duket të ishte një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës.

14:32
“Dumani rreshter i rilindjes”, Meta tejkalon akuzat e Berishës për SPAK: Po marrin peng njerëz brenda opozitës për të…

Nga konferenca për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tejkaloi akuzat e Sali Berishës për SPAK dhe kryeprokurorin Altin Dumanin.

14:27
Starmer “zbarkon” në Itali, takim me Melonin për emigrantët dhe Gjadrin!

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Itali për një vizitë të nxitur pikërisht nga skema e emigrantëve me qendrat e pritjes në Shqipëri, që ka ngjallur interest ë madh në Londër.

14:20
Përplasje në Komisionin e Sigurisë/ Salianji kërkon drejtorin e Policisë dhe ministrin: Është mbyllur në bunker, të vijë o zotëri! Naço: Më në fund opozita u zgjua

Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga tensione mes kryetarit Nasip Na֛ço dhe deputetit demokrat Ervin Salianji.

14:02
Shpenzimet 434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin dhe avokatët në Francë e Britani, Berisha: Po ju rrëfej një sekret, i pagoi Argita, por janë hua nga 4 persona

SPAK ka renditur në dosjen e saj prej 499 faqesh edhe pagesat që janë bërë nga Argita Malltezi, bashkëshorti i saj dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha për babain e tyre lidhur me shpenzimet shëndetësore dhe shpenzimet zyrave avokatore në Francë e Britani lidhur me çështjen non-grata.

13:54
Incident tragjik në Porto Romano/ 22-vjeçari rrëzohet nga anija, humb jetën në vendngjarje

Një 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ra nga shkallët e një anieje në Porto Romano.

13:40
“Monstra të shpifura”/ Berisha sulmon SPAK për dosjen 500 faqe ndaj tij: Çfarë halli e shtyn mjeranin Altin Dumani të fshehë dokumentet zyrtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, akuzoi sërish Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion, me pretendimin se hetimi është bërë në mungesë të provave dhe fakteve.

13:30
“Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje”, drejtori Qose përplaset me opozitën në komision: Janë marrë masa, ngjarje që ndodhin

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose po raporton në Komisionin e Sigurisë këtë të hënë.

13:30
Një 18-vjeçar shqiptar në stol për Arsenalin në derbin me Tottenham/ Kush është Maldini Kacurri, talenti kuqezi që fitoi besimin e Artetës

Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1.

13:14
Gjermania i ‘hap luftë’ emigracionit të paligjshëm, nis kontrollet në të gjithë kufijtë tokësorë

Gjermania nisi të hënën kontrolle të rastësishme në kufijtë e saj me pesë vende të Evropës Perëndimore, në përpjekje për të luftuar migrimin e parregullt.

12:45
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, reagon BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

12:35
Akuzohet për prodhim dhe shitje droge, Apeli i Posaçëm dënon me 6.8 vite burg Endi Braçajn

Apeli i Posaçëm vendosi të dënojë me 10 vite burg Endi Braçajn, i akuzuar për prodhim dhe shitje droge.

12:27
Diplomë universiteti për 2 vjet! Aplikimet u rritën. Maturantët zgjedhin degët që të sigurojnë një punë

Programet 2-vjeçare universitare ekzistojnë prej gati 10 vjetësh në vendin tonë.

12:08
“Nëse Shqipëria mund korrupsionin, do të integrohet në Bashkimin Europian”, zyrtarja e DASH: Mbajeni nën kontroll, ne do t’ju mbështesim

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland tha gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë se problemi I korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll.

11:57
Atentati ndaj Trump, reagimet: Dhuna politike, norma e re e Amerikës!

Pas dekadash të tëra pa dhunë politike të drejtuar ndaj një kandidati presidencial i njërës prej partive kryesore, SHBA-ja tani papritur, e përjetoi sërish këtë fenomen dy herë brenda harkut kohor të pak muajve: dhe në të dy rastet, shënjestra ishte Donald Trump.

11:55
Aktivist pro-Ukrainës, rekrutonte ushtarë afganë, kush është agresori i dytë i Trumpit

Tentativa e dytë ndaj jetës së Donald Trump brenda vetëm pak muajsh ishte një drame me një akt, e konsumuar brenda vetëm 60 sekondave.

11:54
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare vëllai i Michael Jackson/ Si grupi “Jackson 5” ‘pushtoi’ zemrat e amerikanëve

Tito Jackson, vëllai i Michael Jackson, i cili u bë i famshëm ndërsa ishte pjesë e “Jackson 5”, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeç.

11:49
Përmbytjet bëjnë “kërdinë” në Europë, viktima dhe evakuime masive: S`ka mbaruar ende!

Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos në Europën Qendrore dhe Lindore.

11:23
Detaje nga dosja e SPAK/ Berisha miratoi VKM për HEC-et që të përfitonte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi mori mbi 81 mijë euro, zbardhet dëshmia e pronarit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani.

11:07
Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi, autoritetet ngrenë alarmin: Mund të jetë në rrezik

Autoritetet greke janë alarmuar për zhdukjen e një vajze 23-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila banonte në zonën e Harilaou në Selanik.

10:52
Apeli la në fuqi dënimin për fshehje e deklarim të rremë, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese bën rekurs

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dorëzuar rekurs për vendimin e Apelit që e shpalli fajtor për shehje e deklarim të rremë të pasurisë.

10:42
Krizë strehimi në Greqi! Mungesë banesash, rritje e vazhdueshme e qirave

Kërkesat e shumta për banesa në Greqi vazhdojnë të rrisin çmimet e pronave dhe të apartamenteve në tremujorin e dytë të 2024-ës me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Po ashtu çmimet për apartamentet e reja, deri në pesë vjet, janë rritur në këtë periudhë me 10,7%, ndërsa për të vjetrat me 8,3%.

10:26
Shumica e PS abstenoi, mandati i Xhaçkës përfundoi në Venecia, Peleshi: Opinioni do të vlejë për të gjitha vendimet e Kushtetueses që kalojnë në seancë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Komisionin e Venecias.

10:23
“Më rrahën nipin”/ Plagosi me armë zjarri dy persona, zbardhet dëshmia e Lul Rakajt: Shkova për t’i sqaruar, por…

Është zbardhur dëshmia e Lul Rakajt, autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona ditën e djeshme në Malësi të Madhe.

10:18
Shpërthim në qendër të Këlnit në Gjermani, një person i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm dëmtoi të paktën një ndërtesë në qendër të qytetit të Këlnit, në perëndim të Gjermanisë.

10:04
U korruptua nga Rrumi i Shijakut, ish-avokati i shtetit dënohet me 2 vite burg! Lidhja me pronat e Lalëzit

Ish-avokati i shtetit, Irgen Kërçuku është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

10:00
“Në Mars për 4 vite”, deklarata e Elon Musk trondit shkencëtarët! Ja sa persona do të jetojnë në “Planetin e Kuq” sipas planit

Njerëzit mund të zbarkojnë në Mars brenda katër viteve dhe mund të qëndrojnë atje për 20 vite të tjera, sipas Musk.

09:45
SHBA dhe Kina bisedime mbi tensionet në Detin e Kinës Jugore/ Përpjekjet për shmangien e konfliktit mes dy vendeve

Udhëheqës ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u takuan në Pekin për bisedime rutinë, që rifilluan në janar pas një pezullimi gati dy vjeçar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

09:24
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni.

09:10
Momentet kyçe të një sezoni zgjedhor të paprecedentë në SHBA

Termi “i paprecedentë” përdoret shumë në mbulimin e politikës amerikane, por sigurisht që duket si fraza e duhur për këtë sezon zgjedhor.

08:47
Aksident në Santorini, vdes 29-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare.