Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Një tjetër person ka humbur jetën pasi një burrë nxori armën dhe qëlloi gjatë një feste në Detroit Lions, ka konfirmuar policia.
Të shtënat ndodhën rreth orës 16:30 të së dielës, pak pasi Ford Field ishte zbrazur pas humbjes së Luanëve ndaj Tampa Bay Buccaneers .
Një mosmarrëveshje në “Shed 6” në zonën e Tregut Lindor bëri që një 30-vjeçar të nxirrte armën dhe të qëllonte të paktën dy herë, duke vrarë një 40 vjeçar dhe plagosur një 20 vjeçar.
I plagosuri u shtrua në spital por humbi jetën ditën e sotme. Autori u arrestua menjëherë pas sulmit.
Top Channel