06/10 12:01
Kristjan Asllani rinovoi kontratën me Interin, me mesfushorin shqiptar që do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2028.
Në mesazhin e tij të parë pas rinovimit, 22-vjeçari zgjodhi të përgatiste tifozët zikaltër për derbin e fundjavës kundër Milanit.
“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj këtë. aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, shprehet Asllani në videomesazhin e tij.
Un’emozione così 🎤🤩#ForzaInter #Asllani2028 pic.twitter.com/3O67R58z2f
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024
Sfida e radhës e Interit do të jetë të mërkurën e 18 shtatorit përballë Manchester Cityt në “Etihad”, ndërsa pas katër ditësh do të ndeshet me Milanin në derbin e Madonninas.
Top Channel