Gjermania, 16 mijë leje për shqiptarët! Përfitojnë ata me profesionet më të kërkuara… mjekë, infermierë dhe specialistë IT
06/10 14:36
21 biznese dhe 55 banesa të komunitetit rom, do të prishen në Shkodër për t’i hapur rrugë projektit për hyrjen e re të qytetit.
11 prej bizneseve pa leje, kanë nisur vullnetarisht sot prishjen dhe largimin e materialeve, ndërsa për 10 bizneset e tjera me leje, pritet dalja e vendimit për shpronësim.
Drejtori rajonal i IKMT, Emiljano Nika, thotë se deri në fund të javës, do të përfundojë faza e parë e prishjes.
Për 55 banesat e komunitetit rom, në ditët në vazhdim, bashkia e Shkodrës do të marrë vendimin për zhvendosjen e tyre në një zonë tjetër.
Hyrja e Shkodrës është një ndër shqetësimet më të mëdha të kryeqendrës së veriut pasi gjatë gjithë verës krijon radhë dhe trafik kilometrik.
Top Channel