Qendra e Vjetër e Varshavës feston 70-vjetorin e rindërtimit nga bombardimi (fotot)

22/07/2023 19:19

‘Qyteti i Vjetër’ i kryeqytetit të Polonisë organizonte sot ceremoni simbolike për 70-vjetorin e mbylljes së fazës kryesore të rindërtimit pas bombardimeve naziste.

Zyrtarët thonë se rreth 85 përqind e qytetit u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore teksa procesi gjatë i rindërtimit nisi t’i jepte formën aktuale prej 22 korrikut 1953.

Disa qindra qytetarë polakë me flamurë dhe vegla muzikore, kishin dalë në sheshin historik për të kujtuar rigjenerimin e tij pas dhimbjeve së luftës.

Drejtoresha e muzeumit të luftës në Varshavë, Karolina Ziebinska-Lewandowska, tha se qendra e vjetër ishte nga zonat më të goditura gjatë luftës:

“Më shumë nga të gjitha u godit ajo që njihej si Geto e Varshavës, e cila u rrafshua përveç një kishe. Qyteti i vjetër u rrafshua në rreth 85%, duke lënë në këmbë vetëm disa mure.”

Më tej Lewandowska shtonte:

“Para luftës Qyteti i Vjetër ishte një zonë e varfër, banohej kryesisht nga hebrej dhe vetëm më prapa aty u nis të investohej”.

“Në përgjithësi entuziazmi për rindërtimin e Varshavës ishte i madh në të gjithë vendin, ashtu si dhe nga polakët jashtë vendit. Sot ky shesh frekuentohet mbrëmjeve nga vendas e turistë që kërkojnë ndjesinë e Varshavës së vjetër”, shton drejtuesja për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
‘Qyteti i Vjetër’ i kryeqytetit të Polonisë organizonte sot ceremoni simbolike për 70-vjetorin e mbylljes së fazës kryesore të rindërtimit

Top Channel