Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike në Paris, merr medaljen e artë në Kraljevo të Serbisë

22/07/2023 14:11

Sportistja Luiza Gega është kualifikuar për në Lojërat Olimpike të 2024 në Paris.

Gega mori medalje të artë sot në Kraljevo të Serbisë, ku u zhvillua kampionati Ballkanik i Atletikës në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53.

Koha në të cilën Gega arriti të kalonte vijën e finishit është normë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Paris 2014.

Ajo bëhet sportistja e parë shqiptare e kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për në Paris 2024.

Top Channel