16:36
Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj
Izraeli njoftoi të hënën se po tërheq disa ushtarë nga Rripi i Gazës, të cilët do të çlodhen dhe përgatiten për atë që zyrtarët kanë thënë se do të jetë një luftë e gjatë ndaj Hamasit që do të vazhdojë për muaj të tërë. Izraeli është gjendur nën trysninë e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara, për të kaluar në operacione të intensitetit të ulët në Gazë, me qëllim mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 156 persona.