Tentuan të shisnin lëndë piroteknike, nën hetim dy persona në Vlorë/ Sekuestrohet mall me vlerë 800 mijë lekë

02/01/2024 10:55

Dy persona janë nën hetim pasi iu gjetën lëndë piroteknike të kontrabanduara, të cilat synonin t’i shisnin.

Policia ka sekuestruar kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 mijë lekë.

Gjatë kontrolleve në Vlorë, u konstatua se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, ata merreshin me shitjen e lëndëve piroteknike.

Nën hetim në gjendje të lirë janë 57-vjeçari E. H. dhe 63-vjeçari B. M., banues të dy në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Top Channel