Video-Lajm/ Viti i ri 2024, pamje spektakolare nga kalaja e Gjirokastrës
01/01/2024 12:43
Pamje të veçanta janë xhiruar nga ekipi i Top Channel në Gjirokastër, menjëherë sapo ora shënoi 00:00.
Viti i ri 2024 u prit me fishekzjarrë, që i dhanë të tjera ngjyra qytetit. Nga kalaja janë shpërthyer shumë fishekzjarrë që u ndoqën nga qytetarë të shumtë.
Tashmë e kthyer në një zakon edhe Gjirokastra e priti në mënyrë festive vitin e ri.
Top Channel