Enver Qepa prej rreth 40 vitesh punon në shërbimin zjarrfikës të Elbasanit dhe kjo nuk është hera e parë që data 1 janar e gjen në punë.

I mësuar tashmë t’u shërbejë njerëzve në situata emergjente, Enveri thotë se Viti i Ri larg familjes ishte më i vështirë kur edhe fëmijët ishin të vegjël.

“Pothuajse mbush 40 vite që punoj në shërbimin zjarrfikës, më shumë vite ti kam kaluar këtu se në shtëpi. Edhe familja e di, se jo vetëm për vit të ri edhe në ditë të tjera qëndrojnë vetëm në shtëpi”, tha ai.

Jo vetëm në ndërrimin e viteve, por në shumë raste festash, shërbimi zjarrfikës, policia dhe spitalet kalojnë në gatishmëri të shtuar për të qenë pranë qytetarëve në çdo emergjencë të mundshme, ç’ka do të thotë se qindra familje, për shkak të detyrës kanë një mungesë në tryezën e tyre.

 

Top Channel