Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga të shtënat në një qendër për të rinj në Gjermani Pas numërimit mbrapsht të kryebashkiakut të ri të Athinës mijëra grekë të mbledhur në sheshin para parlamentit kanë pritur me gëzim ndërrimin e viteve në një atmosferë festive.
Nën dritat e fishekzjarrëve ata i kanë uruar njëri tjetrin që viti I ri 2024 të sjellë paqe, dashuri e mirëqenie.
Ata kanë parë edhe pamjet mbresëlënëse dhe nje spektakël tepër të veçantë të fishekzjarrëve të hedhura mbi shkëmbin e shenjtë të Akropolit kur një det me ngjyra mbushi qiellin e më pas kanë ndjekur një spektakël në sheshin Sintagma me këngëtarë të shquar dhe melodi të mrekullueshme.
Atmosferë të vërtet festive ka pasur deri në orët e para të mëngjesit edhe në gjithë qytetet e tjera të vendit. Urime të veçanta për Vitin e Ri 2024 dërguan presidentja e vendit Sakelaropoulou, kryeministri Mitsotakis dhe liderët e partive politike .
Top Channel