Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Ledion Liço do të prezantojë Big Brother Vip 3 me shtëpinë më të famshme në Shqipëri që ndez dritat më 13 janar.

Lajmin e konfirmoi producentja Sara Hoxha, e cila në “Më lër të flas”, tregoi detaje eskluzive nga nisja e spektaklit që premton vetëm diçka. Sikurse e tha Sara, BBV këtë vit do të jetë fenomenal me banorë të jashtëzakonshëm. Risi këtë vit është rikthimi pas një kohe të gjatë i Ledion Liços në moderim.

“Po Ledioni do të moderojë BBV3. Rikthimi i Ledionit në televizion, nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga tv, mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjëndja ime emocionale. Historia jonë, është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.  Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në TCh për 20 vite nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeccar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtë zakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, tha Sara Hoxha.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel