Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Kukës, në afërsi të Rrëshenit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale. Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur marrjen e situatës nën  kontroll.

Ata kanë rrethuar vendin e ngjarjes, e më pas kanë koordinuar lëvizjen e makinave. Devijimi i tyre është bërë në një karburant aty pranë.

Top Channel