Makina përfundoi në trotuar në Rrugën e Elbasanit/ Rezultoi të ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ja kush është shoferi që u arrestua (Foto)

02/01/2024 08:47

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin në Rrugën e Elbasanit është vënë në pranga.

22-vjeçari Ardit Kambo, sipas gazetares Dorjana Bezat, pas kontrolleve të policisë me Aquila Scan rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme teksa drejtonte makinën tip “Benz Mercedez” ka humbur kontrollin, duke hipur mbi trotuar dhe shkaktuar dëme. Nga përplasja njëra prej makinave ka përfunduar në trotuar, duke thyer edhe pemën e mbjellë.

Në bazë të ligjit, Ardit Kambo, përveç arrestit, është dënuar me gjobë në shumën 82.000 lekë, ndërkohë iu ulën 10 pikë nga patenta.

Gjatë vitit që lamë pas vetëm në Tiranë nga kontrollet e policisë janë arrestuar 64 drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Top Channel