Foto Ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Varrit të Bamit.

Nga të dhënat paraprak, mësohet se një konflikt mes dy personash ka degraduar në përdorimin e armës, ku si pasojë është plagosur një person. I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë një xhamie, ndërsa policia ndodhet në vend ngjarje dhe po kreh zonën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave.

Top Channel