E mërkurë, 29 Maj 2024
15:28
Baristi italian vret të fejuarën që zbuloi të dashurën sekrete dhe u takua me të (fotot)

E reja shtatzënë dhe e dashura sekrete u takuan miqësisht kur zbuluan se kishin të njëjtin burrë, para se ai të vriste me thikë nënën në pritje.

15:22
U dhunua nga tre persona me dorezë hekuri/ Përkeqësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, futet në koma artificiale

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përkeqësuar, pasi ai u godit me dorezë metalike nga tre persona.

15:09
E PLOTË/ Mbrojtësi ligjor i Berishës e Mërtirit u godit me mjete të forta nga tre persona, çfarë dihet deri tani për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Tre persona me leva dhe doreza metalike dhunuan mëngjesin e kësaj të mërkure avokatin Sokol Mëngjesi.

15:01
Raporti i frikshëm i Amnesty International: Numri më i lartë i ekzekutimeve prej 10 vjetësh

Në raportin e fundit të Amnesty International bëhet bilanci i zbatimit të dënimit me vdekje në mbarë botën. Irani zbatoi më shumë dënime me vdekje. Shifrat më të larta mendohet të jenë në Kinë, por të dhënat mungojnë.

14:59
Rrëzohet nga shkallët duke punuar në rafinerinë e natës, përfundon në spital 51-vjeçari në Drizë të Fierit

Një 51-vjeçar është plagosur pasi ra nga shkallët duke punuar.

14:59
Rithemelimi paralajmëron bojkotin e komisionit “Xhafaj”, Bardhi: Për çfarë të marrim pjesë kur s’dimë ende objektin?!

Rithemelimi ka paralajmëruar bojkotin e komisionit “Xhafaj”, që pritet të votohet nesër në Kuvend.

14:35
Rithemelimi akuzoi Ramën për dhunën ndaj avokatit, Balla i përgjigjet Berishës: Zotëria i penxheres hedh helm për t’u vetëviktimizuar, ngjarja po ndiqet nga Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

14:29
Thaçi lihet në paraburgim, Gjykata Speciale: Ekziston rreziku që të pengojë procesin gjyqësor nëse lirohet

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lënë sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.

14:23
Dumani takohet me ambasadorin britanik King-Smith: Diskutuam ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor mes dy vendeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur këtë të mërkurë ambasadorin e Britanisë së Madhe King-Smith në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

14:19
“Estradë” në Kamerun, Eto’o shkarkon trajnerin e emëruar nga qeveria

Nuk ka paqe për Federatën e Futbollit të Kamerunit.

14:16
Tensioni Mbappe-Al Khelaifi vazhdon, sulmuesi ende nuk ka marrë pagën e Prillit dhe bonusin e muajit Shkurt

Kylian Mbappe është bërë gati për kapitullin e ri në karrierën e tij, teksa mbylli ciklin te PSG pas shtatë vitesh.

14:10
Sekuestrohen 400 mijë euro/ Si i pastronin paratë grupi kriminal që krijoi ‘perandorinë’ me biznese! Prokuroria e Firences vijon aksionin në bashkëpunim me SPAK

400 mijë euro cash u sekuestruan nga shtëpitë, zyrat dhe kasafortat bankare gjatë 23 kontrolleve në disa qytete të Italisë në kuadër të operacionit të Prokurorisë Publike të Firenzes në bashkëpunim me SPAK.

14:07
Po transportonte kanabis për ta shitur, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë. Një adoleshent nën hetim pasi…

 Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar sasi kanabisi, për ta shitur, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

13:53
E ka takuar djalin pas daljes nga BBV?! Meritoni: Po përpiqem të komunikoj, dua të shkoj në Austri…

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e post “Big Brother VIP 3”, ku ish-banorët u përballën me njëri-tjetrin.

13:41
Bllokohet aksi rrugor në Llogara, kamioni pëson defekt dhe rrëshqet në kthesë, krijohet trafik i rënduar

Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë në afërsi të vendit të quajtur Çesma.

13:35
Rritet numri i atyre që marrin nënshtetësinë gjermane, shumica sirianë

Më shumë të huaj se kurrë morën vitin e kaluar nënshtetësinë gjermane.

13:24
Identifikohet një prej agresorëve që dhunuan avokatin e Berishës/ Zbulohet çfarë kapën kamerat e sigurisë, tre autorët u larguan me…

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

13:19
Tentoi t’i jepte fund jetës me kallashnikov, arrestohet infermieri në Tiranë

Infermieri 53-vjeçar i cili tentoi të vriste veten një ditë më parë me kallashnikov është arrestuar nga policia.

13:13
Nga “karriget e opozitës nuk duhen lënë bosh” te “gabim fatal nëse marrim pjesë”, deputetët e Rithemelimit të përçarë për komisionin “Xhafaj”

Deputetët e opozitës janë kundër Komisionit Antikorrupsion, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, megjithatë para mbledhjes së Grupit Parlamentar, ata tregohen të rezervuar, duke u shprehur se do të marrin një vendim të përbashkët.

12:57
“S’ka NATO për Ukrainën”, The Telegraph: Zelensky-t iu kërkua të mos e përmendë në samitin e Uashingtonit

Ukraina nuk do të avancojë këtë vit në rrugën e saj e anëtarësimit në NATO: gazeta e njohur britanike The Telegraph citon burime të saj të pohojnë se presidenti Volodymyr Zelensky është paralajmëruar të mos i kërkojë anëtarëve të aleancës këtë vit mbështetje për pranimin e vendit të tij.

12:51
Plagosi me thikë të birin pas sherrit, arrestohet babai në Lushnjë, 43-vjeçari ndodhet ende në spital

69-vjeçari Bashkim Plaka është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 43-vjeçarin Nari Plaka, pas një sherri mes tyre.

12:35
Metamorfoza në “InsideStory”! Zbardhen të plota përplasjet mes grupeve kriminale

Fraksioni i radhës i dosjes “Metamorfoza” goditi 7 prej grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët kanë dominuar botën e errët dekadën e fundit.

12:28
Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi në Vlorë, arrestohen dy persona, njëri prej tyre punonjës i kompanisë

Dy persona të cilët kanë vjedhur karburant nga një kamion i një firme ndërtimi në Vlorë, janë vënë në pranga.

12:25
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Klos, kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar, momenti kur furgoni me pasagjerë përmbyset (Video)

Këto janë pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në Klos, ku furgoni me pasagjerë doli nga rruga dhe përmbyset. 

12:24
U rrah brutalisht teksa çonte fëmijën në kopsht, kush është pedagogu Sokol Mëngjesi. Avokat i Berishës, por edhe i Mërtirit

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në zonën e ish-Bllokut teksa po çonte fëmijën në kopsht.

12:15
Goditja e avokatit të Berishës, Rithemelimi: Akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit

Rithemelimi ka reaguar pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.

12:13
Bushi shpall listën, Kombëtarja U21 do të luaj ndeshjen që u ndërpre prej shiut në 2023-shin

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e ndërprerë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

11:58
Avokati i Berishës u dhunua në kokë me dorezë metalike, Argita Malltezi për Top Channel: U sulmua për shkak të detyrës

Argita Malltezi dhe kreu i Dhomës së Avokatisë, Fatmir Braka kanë vizituar tek spitali i Traumës avokatin Sokol Mëngjesi.

11:39
Salianji për komisionin antikorrupsion: Opozita s’mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK-un

Deputeti demokrat, Ervin Salianji e konsideron elektoral dhe propagandistik komisionin për reformat, i cili pritet të miratohet të enjten.

11:39
Zyrtare, Barcelona prezanton trajnerin e ri. Një gjerman i zë vendin Ksavit

Tani është zyrtare, Hansi Flick emërohet trajner i Barcelonës.

11:38
Diamante, Ferrari, shufra ari dhe hotele/ SPAK zbulon detaje të reja për grupin kriminal italo-shqiptar, kontrolle në katër qytete të vendit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë detaje të reja në lidhje me goditjen e grupit kriminal italo-shqiptar.

11:37
EMRAT/ Lazaratasi ngre parcelë kanabisi në ishullin grek, arrestohet me tre bashkëpunëtorët. Njëri kujdesej, tjetri i transportonte, si ishte organizuar grupi

4 shtetas shqiptarë, mes të cilëve dy drejtues të grupit, kanë rënë në prangat e policisë greke të dyshuar si autorë të kultivimit të një parcele me cannabis sativa në ishullin grek të Evias.

11:23
Megaoperacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen 10 mijë bimë të mbjella në fshatra. U angazhuan 170 policë dhe 6 dronë, pamje nga aksioni

Një megaoperacion kanabisi është zhvilluar në qarkun e Shkodrës, ku u asgjësuan mbi 10 mijë bimë. 

11:16
Tre persona e goditën në kokë me dorezë metalike/ Detaje të reja nga dhunimi i avokatit të Berishës! Autorët ishin të pamaskuar, policia po verifikon kamerat në zonë

Autorët të cilët dhunuan me dorezë metalike avokatin Sokol Mëngjesi kanë qenë të pamaskuar.

11:06
Dhunohet avokati i Berishës, deputeti i PD në Komisionin e Ligjeve: Autorët të vihen para përgjegjësisë! Bushka: Drejtësia do të zbardhë të vërtetën

Në Komisionin e Ligjeve është përmendur dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili paraditen e kësaj të mërkure u godit nga persona të paidentifikuara me sende të forta, në zonën e ish-Bllokut, ndërsa për momentin ndodhet në spital.

10:54
Me dy fraktura në kokë, Sokol Mëngjesi në reanimacion pasi dhunës nga tre persona, burime nga Trauma: Priten ekzaminime të tjera

Burime nga urgjenca e Spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë.

10:54
Nëna e Beyonce zbulon një të pathënë për yllin botëror: Është bullizuar, ka qenë shumë e turpshme fëmijë

Nëna e Beyonce, Tina Knowles ka zbuluar se ylli i muzikës pop ka qenë e bullizuar në fëmijërinë e saj.

10:53
“Derën po ta lë hapur”, i dashuri ishte prezent kur policja vrau veten? Eksperti: E tradhtonte dhe…

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregon detaje të reja nga hetimi për vetëvrasjen e polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

10:38
Tirana mirëpret Konferencën Ministriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, Manastirliu: Janë nënshkruar 20 marrëveshje me shtete anëtare të BE-së dhe jo anëtare

Për herë të parë në rajon, Tirana mirëpret Konferencën Ministriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, ku po marrin pjesë ministra dhe autoritete të larta të arsimit nga e gjithë bota.

10:32
“Do t’ju vras të dyve!”, babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës, 32-vjeçari ruhej me policë në spitalin e Durrësit, zbulohet mesazhi kërcënues që mori

Një rast i paprecedentë ndodhi dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia.

10:31
Socialistët miratojnë të enjten Komisionin për reformat, i hiqet bashkëdrejtimi opozitës. Ja kush e drejton nga PS Komisionin e Posaçëm

Kryesocialisti Edi Rama pritet t’i besojë ish-ministrit Fatmir Xhafajt atë që ka nisur të komentohet si “Reforma në Drejtësi 2”.

10:30
Rrëfeu pak ditë më parë në Top Channel krimin e shërbimeve greke, ndërron jetë ish-oficeri i Sigurimit

Ka ndërruar jetë dje ish-oficeri i Sigurimit Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Mësohet se Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

10:29
Emrat/ Kokainë, çokollatë me hashash dhe armë, gjenden në banesën e shqiptarëve në Greqi, në pranga tre prej tyre

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash.

10:25
Pse Romeo mungoi në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”? Heidi tregon planet për të ardhmen: Po shijojmë privatësinë, duhet t’i jap drejtim…

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj, refuzoi ftesën për të marrë pjesë në “Post Big Brother”.

10:22
Si u gjurmua avokati i Berishës nga tre autorët, po linte fëmijën në kopsht kur u dhunua me dorezë metalike në zonën e ish-Bllokut

Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë.

10:15
“Grupet kriminale eliminime me dronë”/ Gazetarja tregon raste se si ‘kokat’ bashkëpunonin për të vrarë kundërshtarin, “Ta ftoj në shtëpi dhe ta ekzekutoj”

Në dosjen “Metamorfoza 2”, për të cilën u lëshuan 50 urdhër-arreste, u zbuluan skenarë të ndryshme se si grupet kriminale organizoheshin për të kryer vrasje.

10:12
Putin paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën të përdorë raketat tuaja për të na goditur! Do ketë pasoja të rënda

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror.

10:10
Një vit nga protestat e dhunshme në Zveçan, u sulmuan policët dhe gazetarët! NATO: Aktet duhet të vërtetohen dhe autorët të mbahen përgjegjës!

Në komunën e Zveçanit, në kundërshtim të kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore, serbët e Kosovës nisën protestat e tyre.

09:54
Dhunohet avokati i Berishës/ Tre persona qëllojnë me sende të forta në kokë Sokol Mëngjesin, dërgohet me urgjencë në spital

Avokati Sokol Mëngjesi është qëlluar këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

09:50
Ministerial për Arsimin në Tiranë/ Rama: Po shtohet urrejtja ndaj institucioneve demokratike! Dija, arma e së ardhmes

Tirana mirëpret sot një tjetër ministerial, atë të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon.

09:37
Shtëpia e Bardhë: Pas sulmit në Rafah nuk ka ndryshim të politikës ndaj Izraelit

Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës të dhjetëra civilëve si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Rafah, por tha se nuk planifikon ndryshim të politikës si rezultat i veprimeve të Izraelit.

09:36
U merrte para duke iu premtuar se do t’i bënte aksionerë në Norvegji, përfundon në pranga 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi mashtronte persona të ndryshëm, duke përvetësuar para, pasi i premtonte se do t’i bënte aksionerë në Norvegji, atje ku banonte. 

09:27
Finalja e Conference League/ Olympiacos-Fiorentina “luftë” për histori në Athinë

UEFA Conferenca League ka mbërritur në stacionin e fundit të sezonit 2023-2024, edicioni i tretë i këtij kompeticioni, me finalen e madhe Olympiacos-Fiorentina.

09:06
Hodhi molotov drejt qytetarëve në protestë/ Ndalohet 49-vjeçari, akuzohet për vrasje me dashje

Një 49-vjeçar është ndaluar për shkak të dhunës së shfaqur nga ai në protestën para Bashkisë Tiranë.

08:42
Katër atentate të tjera ndaj prokurorit Arjan Ndoja! Gazetarja: Si e ndoqën këmba-këmbës për ta eliminuar

Prokurori Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.

08:30
“Do t’ju hedhim në erë”, alarmi i rremë për bomba alarmon nxënësit në 35 shkolla greke

Të paktën 35 shkolla të periferisë së Attikës janë alarmuar mëngjesin e sotëm pasi kanë marrë emaile paralajmëruese dhe kërcënuese për shpërthime bombash.

08:14
Edhe të rinjtë italianë po largohen nga vendi, kërkojnë më shumë siguri dhe paga më të mira

Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobiluar me stil të mirë në lagjen Testaccio të Romës, dhe tashmë ka arritur më shumë se shumë të tjerë të brezit të saj.

08:00
“Globe Soccer Awards”/ Mbappe “Lojtari më i Mirë i Vitit”, gëzon edhe Xabi Alonso

Në Sardenjë të Italisë u zhvillua ceremonia e “Globe Soccer Awards”, një event që u transmetua në SuperSport 2.

07:39
“Trump u përfshi në konspiracion dhe fshehje, rrezikon katër vite burg”, argumentet përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit

Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë një prokuror gjatë argumenteve mbyllëse në gjyqin penal kundër ish presidentit lidhur me manipulimin e të dhënave të biznesit.

07:18
SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare/ Tornado të fuqishme në disa shtete, 25 viktima

Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën pjesën veriore të Teksasit të martën.

07:02
E mërkura me mot të paqëndrueshëm, por temperaturat shkojnë 25 gradë

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

E martë, 28 Maj 2024
23:08
Telashe për sulmuesin e Genoas, rihapet gjyqi për abuzim seksual

Albert Gudmundsson në telashe. Sulmuesi që spikati me Genoan dhe që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, akuzohet për abuzim seksual, teksa çështja në Islandë është rihapur sërish.

23:03
Egla ka pëlqim ndaj Meritonit? Fituesja e Big Brother habit me deklaratën: Është djalë i bukur, lum ajo që do e marrë

Pas deklaratës së Ilnisës se Egla Ceno ka seksualizuar Meritonin duke thënë se ka pëlqim ndaj tij, fituesja e Big Brother e ka dhënë përgjigjen e saj në këtë Post Big Brother.

22:59
Është thirrur në gjyq nga Sajmir Kodra? E zbulon Egla: Po flas me avokaten! Juli: Ti je kalofsha lumin…

Në ‘post Big Brother’, Egla është pyetur nga moderatori Ledjon Liço nëse është thirrur për gjyq, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj brenda BB.

22:58
U la jashtë finales, Casemiro bën gati “valixhet”/ Tre skuadra pas mesfushorit të United

Casemiro u la në mënyrë surprizë jashtë skuadre për ndeshjen finale të FA Cup që Manchester United fitoi ndaj Manchester Cityt.

22:47
Armike të përbetuara? Ilnisa i drejtohet Eglës: Je simpatike në humbjen tënde, ke seksualizuar Meritonin

Duket se ‘armiqësia’ mes Eglës dhe Ilnisës që nisi në Big Brother VIP, do të vazhdojë edhe jashtë lojës.

22:25
Asambleja e Republikës Sërpska tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”

Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Sërpska (RS), i njohur në publik si ligji për “agjentët e huaj”, është tërhequr nga debati në Asamblenë Kombëtare të RS-së të martën vonë.

22:24
Franca dhe Gjermania i përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë” Putinit: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë

Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet ushtarake brenda Rusisë, prej të cilave forcat ruse po shkrepin raketa drejt tokës ukrainase.

22:22
“Plas” në studio, ish-banorët e Big Brother përplasen me njëri-tjetrin: Kjo zarja e Jul Dedës s’mund të flasë! S’ke fituar asgjë më shumë se unë

Me debate është shoqëruar ky Post Big Brother, teksa banorët duket se kanë pasur ende ‘kunja’ për njëri-tjetrin.

22:15
“Dole brodhe me makinë…”/ Jul Deda ‘shpërthen’ ndaj Eglës: Fitoren ta dha Dhoma e Bardhë, shkele me dy këmbët zarfin e zi

Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

22:10
Julian Deda habit me deklaratën e tij: Do isha në burg nëse do thoja je e shqepur…

Aktori Julian Deda duket se nuk e ka pranuar fitoren e Eglës në Big Brother.

22:01
 “E di që e kam fituar ‘BB’, por ka pasur…”/ Akuza për “kleçka”, Juli sqaron deklaratën, i kthehet Meritoni: Ke humbur, pranoje! Po kundërshton veten

Pasi doli nga Big Brother, Jul Deda në një reagim të bërë në Instagram u shpreh ndër të tjera se “e di që me votat e publikut kam fituar, por ka pasur kleçka që do t’i sqarojmë rrugës”.

21:45
Pezullohet 15 ditë deputeti francez që ngriti flamurin palestinez në sallën e parlamentit (fotot)

Kryetari parlamentit francez ndaloi sot menjëherë seancën duke e quajtur ‘të papranueshme’ sjelljen e deputetit Sebastien Delogu, edhe pse sipas tij ngritja e flamurit të Palestinës në sallë shprehte ‘mbrojtje për ligjin ndërkombëtar’.

21:39
Fotot/ Asistencë drejtësisë shqiptare, britanikët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Ulsi Manjës

Këtë e martë ka mbërritur në Tiranë Lord Justice Dingemans-Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze.

21:35
Post Big Brother/ Egla Ceno flet për Dhomën e Bardhë, tregon për herë të parë se çfarë ndodhi para se të futej aty

Në Post Big Brother, Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

21:16
Rrëmbeu fitoren e BBV3, Egla Ceno: Nuk e kisha menduar kurrë! I kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon…

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë fitoren, për shkak të mentalitetit shqiptar.

21:08
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Ledion Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Finalisti Romeo Veshaj, i cili u rendit në vendin e tretë të Big Brother VIP, nuk është shfaqur sot në post BB.

21:07
Plagosi me thikë 16-vjeçarin, identifikohet autori! Gjithçka nisi pas një konflikti të çastit

Një 16-vjeçar nga Saranda është plagosur me thikë në gjoks dhe dorë, teksa autori tashmë u identifikua.

21:01
Vetëm 13 minuta në Premier League, mesfushori kërkon rikthimin në Angli: Jam në formën e jetës

Arthur, mesfushori që aktualisht është pjesë e Fiorentinës duket se është rikthyer në versionin e tij më të mirë.

20:53
Sherr mes të miturve në Sarandë! 16-vjeçari plagoset dy herë me thikë nga shoku i tij

Një 16 vjeçar nga Saranda është paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit me dy plagë të shkaktuara nga një mjet prerës e dyshuar si thikë.

20:49
Dështon përpjekja e Phenianit për dërgimin në hapësirë të një sateliti ushtarak

Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj për të dërguar në hapësirë një satelit të ri zbulimi ushtarak dështoi të hënën për shkak të shpërthimit të motorit të raketës gjatë fluturimit.

20:47
Gerrard, Scholes apo Lampard? Rooney zbulon mesfushorin më të mirë anglez

Një prej diskutimeve më të mëdha në opinionin britanik është ai se cili mes ish-mesfushorëve Paul Scholes, Steven Gerrard dhe Frank Lampard ka qenë më i kompletuari.

20:44
Pakistani goditet nga temperaturat ekstreme, termometri shënon 52 gradë Celsius

Temperaturat arrijnë deri në 52 gradë Celsius në provincën jugore të Sindh të Pakistanit. Temperaturat  24 orët e fundit i afrohen rekordit më të lartë që është arritur ndonjëherë në Pakistan, i cili është 53.5 gradë Celsius. 

20:40
Fiks Fare/ Skandali në Mallakastër, dublime masive të numrave të amzës në gjimnaz. “Viktimë” edhe drejtoresha e ZVA-së

Fiks Fare denoncoi një skandal në Mallakastër, ku numrat e amzës të ish-nxënësve të gjimnazit “Dervish Hekali”, janë dubluar masivisht, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se diplomat janë marrë me para.

20:14
Samiti i Paqes, 160 vende pjesëmarrëse! A do t’i bashkohet SHBA? Zelensky kërkesa për Biden-in

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Presidentit Biden të marrë pjesë në samtin e paqes që do të mbahet në Zvicër në mes të qershorit.

20:12
“Propagandë kundër regjimit”, gjykata iraniane dënon me 21 vite burg gazetaren

Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka dënuar gazetaren Zina Modares Gorji me 21 vjet burgim, për shkak se ajo i ka mbështetur publikisht të drejtat e grave.

20:03
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, gazetarja zbulon detajet: Kundërshtarët e tij planifikuan katër herë për ta vrarë, por…

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

19:50
Inteligjenca artificiale në QSUT! Për herë të parë një pajisje që ndihmon në diagnostikimin e problemeve në zorrë

E ndonëse spitali qendror ende nuk funksionon plotësisht dhe po kështu urgjenca e sëmundjeve të brendshme, inteligjenca artificiale ka mbërritur më parë se spitali i ri të rikthehet në normalitet.

19:47
OBSH ngre alarmin: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të Gazë, tha të martën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

19:46
Aksident në Lushnjë! Motori përplas këmbësoren në vijat e bardha, përfundojnë të dy në spital

Një aksident rrugor është shënuar në Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

19:33
Ekskluzive/ Çfarë po ndodh me gjyqin në Britani për shpalljen e Berishës non grata? Ja kur merret vendimi

Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish kryeministri Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe apo apeli i tij në gjykatën angleze, do të jetë në favor e kështu ti hiqen “non grata” e qeverisë britanike vendosur në 19 korrik 2022.

19:32
Mashtrimi me mikrokreditë/ Guvernatori Sejko: Banka ka ngritur një grup pune, do vendosim një likuidator

Banka e Shqipërisë ka vënë nën administrim dy institucionet financiare jo banka Microcedit Albania dhe FINAL, pasi i hoqi në mënyrë të menjëhershme licencën.

19:24
Putin thotë se Shtetet e Bashkuara me përshkallëzimet ‘kërkojnë konflikt global’ (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin akuzonte sot se Shtetet e Bashkuara kërkojnë “konflikt global” dhe se “përshkallëzimet e vazhdueshme do të çojnë në pasoja serioze”.

19:21
Pak javë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare sportisti gjerman 

Bodybuilderi gjerman Kevin Gebhardt ka ndërruar jetë vetëm disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni të rëndë në gju.

19:11
Rummenigge: Bayerni e ka zgjedhur trajnerin, na ndihmoi Pep Guardiola

Karl Heinz Rummenigge ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka folur edhe për trajnerin e ardhshëm  të Bayernit.

19:08
Qeshi me të gjatë seksit, djali vret 28-vjeçaren

Një 28-vjeçare është lënë e vdekur nga një djalë, me të cilin ishte takuar në një lokal dhe më pas kishin shkuar për të fjetur bashkë në shtëpinë e saj.

19:02
De Niro jashtë gjyqit të Trump e quan ‘klloun’, përfaqësuesi i ish-presidentit ia kthen: Aktor i shpëlarë (fotot)

Aktori i vjetër amerikan Robert De Niro u shfaq sot çuditërisht jashtë gjykatës së New York ku po debatohet për çështjen e rryshfetit të Donald Trump, të cilin nuk ngurroi ta quante “një klloun”.

18:53
Lojtari amerikan në telashe! Akuzohet për ngacmim seksual nga dy stjuardesa, avokati: Tentativë…

Sportisti amerikan, Brandon McManus, po përballet me akuza për abuzim seksual.

18:53
“Perëndimi provokoi sulmin në Kharkiv”, Putin kërcënon: Duhet të kuptoni me kë po luani!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pretendon se sulmi i fundit në rajonin e Kharkiv-ës ishte i provokuar nga vetë Perëndimi.

18:42
Kina ndërton portin premtues në Peru, por me çfarë çmimi?

Porti Chancay i ndërtuar nga kinezët në Peru, mund të bëhet pika kryesore e kalimit të mallrave nga Azia. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Adriana Nunez Rabascall, banorët vendas dhe analistët e sigurisë thonë se të mirat ekonomike vijnë me një çmim.