Një aksident rrugor është shënuar në Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Drejtuesi i një motori, që përdorej për shpërndarjen e picave, ka aksidentuar këmbësoren në vijat e bardha.

Ajo ka mbetur e lënduar, ndërkohë që edhe drejtuesi ka pësuar dëmtime.

Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se kohët e fundit është shtuar numri i aksidenteve ku përfshihen shpërndarësit e picave.

Një nga arsyet është që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

Top Channel