Plagosi me thikë 16-vjeçarin, identifikohet autori! Gjithçka nisi pas një konflikti të çastit

28/05/2024 21:07
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar nga Saranda është plagosur me thikë në gjoks dhe dorë, teksa autori tashmë u identifikua.

Autori 14-vjeçar është shok i të plagosurit, ku pas një konflikti të çastit e ka qëlluar.

I mituri me inicialet P. L është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Top Channel