Vetëm 13 minuta në Premier League, mesfushori kërkon rikthimin në Angli: Jam në formën e jetës

28/05/2024 21:01

Arthur, mesfushori që aktualisht është pjesë e Fiorentinës duket se është rikthyer në versionin e tij më të mirë.

Braziliani, ka pasur disa sezone mes shumë ulje e ngritjesh prej problemeve fizike. Megjithatë, tashmë 27-vjeçari mendon që të ringrihet dhe të luajë në nivelet më të larta teksa së fundmi shpreson të rikthehet në Premier League, teksa kujtojmë se Arthur është aktivizuar me Liverpooli në të kaluarën, por vetëm për 13 minuta.

“Mendoj se jam në formën e jetës, jam rikthyer ai i sezoneve më të mira. Kam mësuar dhe jam zhvilluar në disa aspekte të rëndësishme të lojës. Jam përmirësuar taktikisht edhe në aspektin difensiv. Futbolli italian kërkon shumë disiplinë.

Jam krenar për lojtarin që jam tani. Çdo eksperiencë më ka rritur, unë nuk kam dyshuar kurrë te vetja. Dua të provoj sërish një eksperiencë në Premier League sepse është një ligë që më pëlqen shumë. Por, te Liverpool nuk pata fatin me vete sepse u dëmtova. Megjithatë, mësova shumë nga Jurgen Klopp. Klopp të bën të ndihesh si në shtëpi”, u shpreh Arthur që përflitet për një kalim te Evertoni.

Top Channel