U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën. Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.
Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.
Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion.
Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.
Top Channel