Salianji për komisionin antikorrupsion: Opozita s’mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK-un

29/05/2024 11:39

Deputeti demokrat, Ervin Salianji e konsideron elektoral dhe propagandistik komisionin për reformat, i cili pritet të miratohet të enjten.

Ai u shpreh se opozita s’mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

Salianji: Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanëshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot.

Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë. E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama

Do e bëni gabimin e të shkuarës bojkotin?

Salianji: Kjo s’ka lidhje fare, ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.

Top Channel