12:49
Bashkëpunëtori i ngushtë “tradhton” Voltana Ademin
Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheqjen. Bëhet fjalë për Suel Hadrin me detyrë sekretar i këshillit bashkiak. Top Channel disponon letrën e dorëheqjes përmes të cilës ai thotë: “Unë Suel Hidri, me funksion sekretar i këshillit bashkiak Shkodër, ju njoftoj se, për arsye të mia personale, jap dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër”.