Një shtetas rreth 60 vjeç është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, në fshatin Baz të Burrelit. Shtetasi me iniciale A.Gj., u qëllua me armë gjahu rreth orës 22:10 dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar si autor të plagosjes.

F.Gj., 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta 60 vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Pas nisjes së kërkimeve nga policia është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i tij.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel