Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes lidereve botërorë të G7-ës. Pohimin e bëri për Reuters një zyrtar i lartë europian.
Shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara dhe industrializuara te globit do të takohen këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz. Formati, i njohur dikur si G8 e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014-ën, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë kthimi do të ishte në fakt “një shenjë dobësie”. Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se mbështet kthimin e Moskës në grupin e G7-ës, takimin e të cilit, Shtetet e Bashkuara do ta organizojnë vitin që vjen.
Deklarata e tij erdhi disa ditë para se të mbërrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e sivjetshëm të grupit.
“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra për të cilat ne flasim kanë të bëjnë pikërisht me të”, ka qenë komenti i presidentit amerikan.
Top Channel