Mustafi jashtë Arsenalit, Trajneri: Më mirë të ikë në një skuadër tjetër

23/08/2019 14:44

Nga dy futbollistë me origjinë shqiptare te Arsenal, me të gjitha gjasat do të mbetet vetëm, njëri këtë sezon.

Shkodran Mustafi është udhëzuar nga stafi teknik i skuadrës londineze për të gjetur një ekip të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery. Ky i fundit u tregua i sinqertë në shpjegimin e situatës rreth mbrojtësit nga Gostivari.

“Shkodran Mustafi është futbollist i madh,  por për një rrethanë apo një tjetër do të ketë pak shanse për të treguar aftësitë, apo për të qenë i lumtur me minuta që do ketë. Njësoj situata edhe për Elneni. Këta lojtarë nuk u aktivizuan shumë sezonin e kaluar dhe është më mirë që të largohen, të firmosin me një skuadër tjetër ku të jenë protagonistë dhe të jenë të lumtur”, u shpreh trajneri Unai Emery.

Merkatoja e futbollit në Angli është mbyllur në opsionet e blerjeve, por për pjesën tjetër të Ligave evropiane do të vazhdojë të funksionojë shitja nga Premier Liga deri në 2 Shtator.

Duke pasur parasysh gjendjen e tyre aktuale, do të ishte një surprizë e madhe nëse Elneny ose Shkodran Mustafi do të kenë minuta në transfertën e shtunës ndaj Liverpool. Ish futbollisti i përfaqësueses gjermane mund të rikthehet në La Liga.

Top Channel