Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë 20/06 12:32
Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheqjen. Bëhet fjalë për Suel Hadrin me detyrë sekretar i këshillit bashkiak. Top Channel disponon letrën e dorëheqjes përmes të cilës ai thotë: “Unë Suel Hidri, me funksion sekretar i këshillit bashkiak Shkodër, ju njoftoj se, për arsye të mia personale, jap dorëheqjen nga funksioni i sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër”.
Kjo dorëheqje vjen vetëm pak ditë nga konstituimi i këshillit të ri bashkiak Shkodër.
Sakaq, zonja Ademi ka deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në krye të bashkisë pasi, sipas saj, “jemi në një fazë tranzitore”.

Top Channel