Tirana,miqësore për fëmijët/ Kryeqyteti shqiptar zgjidhet si histori suksesi

23/08/2019 15:39

Tirana është përzgjedhur si histori suksesi për transformimin e qytetit sa më miqësor për fëmijët .

Në takimin e 40  për miqësi  midis popujve  që u zhvillua në Rimini  ku morën pjesë personalitete  të ndryshme të politikës dhe urbanistikës  nga vende të ndryshme  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përcolli sfidat me të cilat përballen sot qytete si Tirana .

Kemi bërë disa projekte të mira në Tiranë. Kur folëm për Planin Urbanistik në mandatin e parë, askush nuk mendonte se do mbaronim Bulevardin e Ri, që do fillonim shkollat e reja, ndaj këtë vit, më në fund, disa nga projektet që kanë filluar në traditën e vjetër të Tiranës të para 100 viteve me arkitektë italianë, po i vazhdojmë pas 100 vitesh. Kemi nisur punë për ndërtimin e shkollave të reja “Kristo Frashëri” dhe “Nënë Tereza”, dhe besoj se koncepti i shkollave 24-orëshe do të jetë ndoshta edhe e reja më e madhe e mandatit tonë të dytë. Kemi bërë shkollën “Kosova”, së shpejtim hapim shkollën “Servete Maçi”. Por, unë besoj se 17 shkollat e reja, do ta transformojnë vërtet realitetin e tyre”, u shpreh Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj

Veliaj theksoi edhe përfundimin e projektit te Bulevardit i ri

‘Kemi një plan edhe për fundin e Bulevardit të Ri, që lumi i Tiranës të mos shihet si një vend ku derdhen ujërat e zeza dhe ndotja, por me qytetarët e ndërgjegjësuar ta mbajmë pastër ujin, si një element që mund të transformojë një komunitet. Dikur në ujin e Lanës hidhej çdo mbeturinë, derdhej çdo kanalizim, por me ndërhyrjen e Edi Ramës sot Lana është në fakt segmenti më i gjelbër i qytetit. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me Lumin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt, me miqtë e Abu Dhabit, duke negociuar kredinë ose duke shtuar disa fonde në formë granti, do ta përfundojmë edhe atë projekt”, deklaroi Erion Veliaj.

Top Channel