“Rrugë për Angli, 140 euro për ty”, mediat angleze i bëjnë jehonë uljes së çmimit për kalimin me gomone dhe reklamimit në “Tik Tok” Ka degjeneruar në sherr dhe debate të ashpra dëgjesa publike mes pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së Mjedisit.
Vendi i zgjedhur për takimin, fshati Kapinovë si dhe pjesëmarrja e punonjësve të Bashkisë së Poliçanit u bë shkak që dëgjesa të kthehej për pak në një përplasje fizike, ndërsa nuk munguan akuzat e ndërsjellta mes të pranishmëve.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi qeverinë për shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar, si palë fituese pronarët e vlerësuan si të pakuptimtë dëgjesën duke kërkuar rifillimin e mënjehershëm të punës në zonën e Novajt. Por, për drejtorin e Agjencisë për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedei vendimi i gjykatës po shqyrtohet nga specialistët dhe për sa kohë institucioni që ai drejton ka kërkuar rishikim të vendimit puna nuk do të fillojë.
Kreu i Agjencisë për Zonat e Mbrojtura hodhi poshtë pretendimet e palëve se qeveria po mbron një palë të tretë në këtë proces.
Top Channel