E mërkurë, 16 Tetor 2019
12:04
Xherdan Shaqiri mund të luaj në formacionin e parë

Legjenda e Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luaj në formacionin e parë.

12:02
Kryetifozi i Kosovës: Turp për Shqipërinë, festa pas mundjes së Kosovës (VIDEO)

Ish-kryetari i Plisave, i cili u largua nga drejtimi i tifo-grupit bardhekaltër vetëm tri ditë më parë, Albert Kastrati, ka reaguar ashpër pas videos së publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes së Kombëtares U-21 kundër Kosovës.

12:01
Gjyqtari Dardan Maxhuni do gjykojë ndeshjet në Turqi

Gjyqtari i FIBA-s, Dardan Maxhuni, ka pranuar nominim e parë në FIBA Women Euro Cup për edicionin 2019-2020, ndeshje që zhvillohet ndërmjet dy skuadrave turke Bellona Kayseri-Orman Genclik.

11:56
Pedofili rus arrestohet në Prishtinë

Pedofili Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës, ku përmes videove dëshmohet se ai është përfshirë në skena intime me fëmijë.

11:52
Kosovë, 25 mijë familje në varfëri- 100 mijë persona ushqehen vetëm me ndihma

Kosova hyn në mesin e vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

11:51
Protesta te Unaza e Re/ Gjykata merr vendimin për 10 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës.

11:50
Ushtarë rusë në qytetet kurde, do zënë vendet që lanë bosh trupat amerikane

Nga njëra anë forca, nga tjetra politika: aty ku tërhiqen Shtetet e Bashkuara, hyn Rusia.

11:50
Barcelona gati ta shesë Coutinhon në Premier Ligë

Barcelona janë duke u përgatitur ta shesin mesfushorin, Philippe Coutinhon në Premier Ligë.

11:44
Ja sa bileta janë në dizpozicion të tifozëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Çekisë

Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes së Kosoveës me Çekinë, që luhet më 14 nëntor në Plzen.

11:44
Merkel- Makron, takim për negociatat/ Çfarë do bëhet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që do të mbahet në datat 17 dhe 18 tetor në Bruksel, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron do të përpiqen të bashkërendojnë qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë.

11:31
Ronaldo mposht Messi- n në Instagram! Sa miliona fitoi portugezi vetëm nga postimet?

Teksa prej më shumë se një dekade kanë luftuar vazhdimisht për fronin e futbollistit më të mirë të planetit, për diçka dihet me siguri se Cristiano Ronaldo është në avantazh ndaj Lionel Messi-t: te të ardhurat nga Instagram- i.

11:23
Gjuajti me grusht përgjegjësin e Kadastrës në Tropojë, pranga 63-vjeçarit

Një 63-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tropojës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

11:16
Foto/ Të harxhosh 17 mijë dollarë në vit për t’u dukur si Barbie

Stefanie Mulic nuk është as e para dhe as e fundit që është e fiksuar pas disa personazheve. Ajo ka bërë shumë operacione për tu dukur si Barbie.

11:07
Tabaku: Qeveria fshehu 610 milionë euro borxh, çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë

Në një deklaratë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur.

11:06
Shkozë/ Banorët përplasen me policinë për banesat

Në Shkozë ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë e cila ka shkuar në mbështetje të inspektorëve ndërtimorë për prishjen e disa banesave.

10:54
“Mbaroni detyrat ose ju çova te dhomat e gazit”/ Pushohet nga puna mësuesja, pas “batutës” ndaj nxënësve hebrenj

Një mësuese u pushua nga puna fill pas një “batute” të pavend, drejtuar nxënësve të saj.

10:53
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë i ka drejtuar një thirrje vendeve anëtare të bllokut europian që t`i japin njëzëri dritën jeshile negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

10:41
E përndiqte prej 5 muajsh, pranga 23-vjeçarit në Mallakastër

Pas arrestimit të 26-vjeçarit Sadik Sejdinaj, një tjetër rast përndjekjeje ka çuar në pranga një të ri, banues në Ballsh.

10:31
Meta dekreton emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

10:28
Foto/ Nuk është kamion, as autobus, por është shtëpi luksi me katër rrota

Nëse e shikon nga jashtë duket si një kamion i madh mallrash që bën rrugë të gjata. Por e vërteta nuk qëndron kështu.

10:27
Dha dorëheqjen? Rudina Hajdari: U kërkova një javë kohë, e bënë fakt të kryer

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, deputetja demokrate Rudina Hajdari reagoi mbi lajmin e shkarkimit të saj nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat.

10:19
Futbolli në zi, ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të FSHF

Sot, në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog te Instituti i Fiskulturës, mbante titullin Prof.Doktor. Një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.

10:16
Protesta te Unaza e Re/ 10 të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë (emrat)

Do të njihen sot me masën e sigurisë 10 personat e arrestuar pas protestës së të dielës në zonën e “Astirit” në Tiranë.

10:13
“Zbulimi më gjigant ndër vite”- 20 arkivole prej druri në qytetin e lashtë të Egjiptit

20 arkivole prej druri janë gjetur nga arkeologët në qytetin e lashtë egjiptian, Luxor; një zbulim ky që po konsiderohet si më i madhi dhe më i rëndësishmi përgjatë viteve të fundit,

10:05
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj

KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmajtaj.

10:00
Pentagoni: Vazhdim i bashkëpunimit me kurdët kundër ISIS-it

SHBA-ja kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot një zyrtar i lartë i Pentagonit.

09:58
Arrestohen 5 tifozë bullgarë pas thirrjeve naziste e raciste

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar për abuzimin me thirrje raciste kundër lojtarëve të Anglisë.

09:49
Alarmi fals për bombë në makinën e gjyqtarit, ja procesi gjyqësor që ka pasur autori i telefonatës me të

Burime nga Gjykata e Korçës,bëjnë të ditur se Neim Behari,i cili vuan dënimin prej 24 vitesh në burgun e Drenovës,për grabitje,ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Markeljan Kuqo,me objekt “ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut.

09:49
Kapet me heroinë, arrestohet 45-vjeçari në Kavajë

Një 45-vjeçar, banues në Kavajë ra në pranga fill pasi iu gjetën 125 gram heroinë.

09:43
Jennifer Aniston rikthen “Friends”, bllokon Instagramin

Kanë kaluar 15 vite nga episodi i fundit i një prej serialeve më të famshëm në histori, “Friends”, i cili në Shqipëri transmetohej nga Top Channel.

09:27
Takimi me kryeministrin Conte, Basha: Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria

Krahas Ilir Metës dhe Edi Ramës, kryeministri i Republikës së Italisë, Giuseppe Conte takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

09:22
Prezantohen dy studime rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot prezanton studimet e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

09:21
Pasi Trump u dorëzua, Putini zëvendëson SHBA-në në Siri

Moska zyrtare është shprehur në një deklaratë se pas tërheqjes së forcave amerikane, trupat e Putinit nuk do të lejojnë që Siria e Turqia të futen në një konflikt të drejtpërdrejtë.

09:17
Peqin/ Sekuestrohen 21 kg drogë, në pranga 4 persona

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 21 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa ka vënë në pranga edhe 4 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

09:16
Përmbytja e anijes me emigrantë/ Mes 12 viktimave, gjendet nëna me foshnjën, të përqafuara

Në jug të ishullit Lampedusa, Itali u gjetën 12 trupa të pajetë në det, si pasojë e përmbytjes së anijes, me të cilën po udhëtonin 50 emigrantë.

09:03
Kimi si Putini, foto propagande mbi kalë

Zyra e shtypit të Kim Jong-Un ka nxjerrë disa foto që e tregojnë udhëheqësin e Koresë së Veriut duke kalëruar me madhështi nëpër dëborë, pak a shumë si fotot propagandistike të Putinit, 10 vite më parë.

08:53
Fshihte armë zjarri në banesë, prangoset 60-vjeçari në Kurbin

Një 60-vjeçar, banues në Shkopet të Kurbinit ka rënë në pranga për shkak se fshihte një armë zjarri në banesën e tij.

08:53
Spanjë, vazhdon dhuna në Barcelonë në ditën e dytë të protestave

Protestuesit katalanas bllokojnë rrugë e hekurudha teksa demonstratat e dhunshme futen në ditën e dytë, pasi Spanja ndëshkoi me dënime shumë të rënda (100 vite burg në total) udhëheqësit separatistë.

08:45
Përgjaket Meksika! 15 njerëz humbin jetën gjatë një shkëmbimi zjarri

Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në shtetin jugperëndimor meksikan të Guerrero-s; një vrasje masive kjo që shokoi sërish opinionin publik, pas vrasjes së 14 oficerëve të policisë.

08:37
Franca nuk ndryshon qëndrim/ Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

08:30
Sot, Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945).

08:18
Arrestime për vrasjen e Ivanovic- it/ Një nga të arrestuarit është polic i Kosovës

Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm dy persona, në kuadër të një operacioni që synon zbardhjen e rrethanave të vrasjes së politikanit të njohur lokal serb, Oliver Ivanovic në 2018-tën.

08:16
Italia, mbështetje në Samitin e BE-së/ Conte: Dialog pa kushte, qeveria ti propozojë një platformë opozitës

Pas kancelares Merkel dhe kryeministri Italisë Giusepe Conte angazhohet për ta mbështetur Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit të ministrave të BE më 18 tetor në Bruksel.

08:09
Pozicioni i Rusisë në konfliktin në Siri

Rusia ka bërë presion që qeveria e Damaskut të rimarrë kontrollin e plotë të Sirisë dhe për një zgjidhje politike për luftën atje. Por ofensiva e Turqisë mund të jetë vetëm një pengesë e përkohshme për interesat ruse.

08:01
Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:30
Preshi shqiptar/ Ja pse duhet ta konsumoni

Vlerat e kesaj superperimeje janë të nënvlerësuara.

07:10
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden

Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë. Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj.

06:48
30 vjet pas komunizmit, Evropa Lindore e ndarë

30 vite pas rënies së komunizmit, pak kush në bllokun e ish-lindor të Evropës ndjen keqardhje për ndryshimet monumentale politike, sociale dhe ekonomike që kjo rënie solli, por në të njëjtën kohë, të paktë janë ata që janë të kënaqur me sistemin aktual dhe shumëkush shqetësohet për të ardhmen.

06:34
Diamante në laborator, më të lirë dhe më etik

Nga laboratori në unazat e martesës, një rritës francez diamantesh po korr jo pak sukses. Në çështje javësh, Alex Gicquel, mund të rrisë diamante identike me ata të ndjerrë nga një minierë, dhe këta janë më të lirë dhe më etik. Kjo është historia e këtij startapi në Parisin verior, që do të intensifikojë akoma më shumë prodhimin pasi ka përfituar nga arritjet e bëra në laborator, që janë një risi në tregun e gurëve të çmuar.

06:08
Mandarinat e gjelbra shqiptare/ Fuqia e fortë natyrore kundër problemeve shëndetësore

Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imunitar, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjet, virozat dhe gripin. Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Në këto ditë, të parat që kanë dalë në treg janë mandarinat gjysëm të gjelbra.

05:01
Tërheqja e trupave amerikane nga Siria, shqetësim për Seulin

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, ndërkohë që Turqia po kryen një operacion kundër kurdëve, po ndiqet nga afër në Korenë e Jugut, ku Presidenti Trump ka kohë që ka lënë të kuptohet se duhet ketë një riorientim të madh ushtarak.

03:59
Ish-këshilltarja e Presidentit Trump jep detaje për kontaktet me Ukrainën

Fiona Hill, ish-këshilltarja e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump për Rusinë dhe Evropën, dëshmoi të hënën se ajo e kishte kundërshtuar me forcë shkarkimin e ambasadores amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, dhe se ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e kishte udhëzuar atë të fliste me juristët e Shtëpisë së Bardhë lidhur me përpjekjet për presion ndaj Ukrainës.

02:56
Anëtarësimi në Interpol/ Kosova tërheq kërkesën, nuk siguroi mbështetjen që i duhej për votimin

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe shtyrjen e kësaj kërkese për vitin e ardhshëm.

02:10
Ekonomia globale në rrezik/ FMN: Kujdes, nuk ka vend për gabime

Ekonomia globale po ngadalësohet në ritmet më të dobëta të saj që nga kriza financiare globale ndërkohë që lufta tregtare mes ShBA dhe Kinës ka cënuar besimin e bizneseve dhe investitorëve.

01:16
Haradinaj s’do të jetë as deputet, mandatin në parlamentin e ri të Kosovës ia le kolegëve të AAK-së

Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të jetë deputet në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës.

00:37
Eliminatoret Euro 2020/ Fitojnë Italia dhe Zvicra, Spanja barazoi me Suedinë

Eliminatoret europiane të futbollit u pasuruan me të tjerë kapituj intrigues mbrëmjen e kësaj të marte. Në grupin D Zvicra fitoi 2-0 me Irlandën duke rihapur diskutimin për kualifikimin me 3 pretendentë realë.

00:13
Kryemadhi tregon risinë e LSI-së: Nuk do të vendosë më kryetari

Njerëzit e partisë time e bëjnë të gjithë sepse njerëzit e partisë time i hoqën të gjithë nga puna. Çfarë do të bënin? Ose do të hapnin dyqan lagje ose do të shisnin rroba të përdorura.

E martë, 15 Tetor 2019
23:59
Derbi vishet kuqezi, Shqipëria mund Kosovën në U-21

Derbi i shqiptarëve në eliminatoret kontinentale të futbollit vishet me ngjyrat kuqezi. Përballja e kampionatit europian të futbollit për moshat deri në U-21 dhe për turneun e vitit 2021, shkoi në favor të Shqipërisë që mundi 2-1 Kosovën në një ndeshje të balancuar që nuk ndryshoi shumë hierarkinë e grupit të tretë.

23:35
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë bën thirrje për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë i është bashkuar thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

22:50
Spanja siguron kualifikimin, Italia me 5 ‘yje’

Eliminatoret europiane të futbollit u pasuruan me të tjerë kapituj intrigues mbrëmjen e kësaj të marte. Në grupin D Zvicra fitoi 2-0 me Irlandën duke rihapur diskutimin për kualifikimin me 3 pretendentë realë. Helvetikët iu falën golit të Seferoviç në stadiumin e Gjenevës për të marrë kryesimin ndërsa Dafi ndëshkoi miqtë me autogolin e vonë. Tani zviceranët janë të tretët me 12 pikë, një më pak se dy skuadrat që ndajnë kreun, Danimarka dhe Irlanda.

22:35
Tragjike në Tiranë/ Vret veten 47-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme ku një 47 vjeçar në Laprakë dyshohet se është hedhur nga kati i katërt.

22:24
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me shpejtësi rekord (Fotot e ndryshimit)

Akullnajat e Zvicrës kanë humbur një të dhjetën e vëllimit të tyre vetëm në pesë vjetët e fundit – një shkallë e shkrirjes që është e paparë në më shumë se një shekull vëzhgimesh.

22:07
Top Story/ Në përgjime për blerje votash ishte edhe Xhelal Mziu, por ai nuk doli në gazetën gjermane BILD

Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin përgjimet e Dibrës, që shkaktuan zhurmë të fortë politike. Në fakt, çuditërisht, këto përgjime të dala në gazetën gjermane BILD, nuk ishin zbardhur nga Besim Hajdarmataj dhe as nga Klodian Braho.

21:57
Top Story/ Prokurori që mbajti peng disqet e përgjimeve në Dibër, historia e plotë e Dosjes 184

Pyetja që sot shumë njerëz e bëjnë është: Përse këto përgjime të siguruara në vitin 2016, u bënë publike vetëm pas 3 vitesh?

21:55
Top Story/ Zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, banorët e Maqellarës flasin për blerjen e votave dhe presionet

Ne kemi marrë disa prononcime nga banorët e Maqellarës, e konsideruar si zona kryesore e shitblerjes së votave dhe presioneve politike. Ajo që bën përshtypje, është fakti se thuajse të gjithë qytetarët e pyetur nuk preferojnë të ngatërrohen me çështjen, madje, thonë se nuk kanë informacion mbi përgjimet.

21:53
Top Story/ Rrëfehet Gjiknuri: Si e njoh Ymer Lalën dhe transkriptimi i përgjimeve ku flitet për tendera

Ne, i kërkuam një prononcim vetë Ymer Lalës, për ta pyetur në lidhje me bisedat e që janë përgjuar, akuzat publike ndaj tij, por edhe ftesat për bashkëpunim nga kreu i Partisë Demokratike.

21:53
Rrogozhinë/ Sherri nisi në palestrën e burgut, i plagosuri transportohet në Tiranë

Sherri midis disa personave në burgun e Rrogozhinës ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre, i identifikuar si Bajram Myftari.

21:46
Ekskluzive Top Story/ U identifikua si biznesmeni që blinte vota për PS, flet për herë të parë Bekim Krashi

Ky është Bekim Krashi, një tjetër person që konsiderohet nga opozita si aktor kyç në shitblerjen e votës. Ai sot është administrator i OSHE-së për zonën e Dibrës, detyrë që e ka mbajtur edhe në shtator të vitit 2016. Krashi, u përfol në media dhe nga opozita si biznesmeni që furnizon me para shtabin e PS për blerjen e votave.

21:39
Top Story/ Si u largua nga detyra e policisë pas zgjedhjeve në Dibër Arben Keshi

Kandidati socialist Muharrem Rama fitoi me mbi 4 mijë vota diferencë. Këtu fijet e përgjimit kishin arritur edhe në telefonatat mes pjesëtarëve të shtabit, deputetëve dhe ministrave. Entuziazmi është i lartë. Tashmë, arkitektët e fushatës prisnin gradimin në karrierë.

21:39
Ramush Haradinaj dorëhiqet edhe si deputet i Kosovës

Pas betimit të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të mbajë asnjë funksion shtetëror në Kosovë, duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.

21:38
Ekskluzive Top Story/ Presionet për votën, rrëfehet drejtoresha e shkollës në Dibër që doli në përgjime

Kjo që shihni, është Gjylsime Topalli, drejtoreshë e shkollës së fshatit Kllopçisht në Maqellarë. Ajo ka qenë drejtoreshë e shkollës së Maqellarës dhe emri i saj, përmendet në bisedën e përgjuar mes Arben Keshit dhe Drejtorit Rajonal të Arsimit Drini Gjeçi. Në një raport që Partia Demokratike publikoi aso kohe, ajo akuzohet se u ka bërë presion nxënësve. Por, zonja Topalli ka reaguar për herë të parë për Top Story, duke dhënë një tjetër version.

21:28
Ekskluzive në Top Story/ Rrëfehet Arben Keshi: Ju tregoj të vërtetën e përgjimeve në Dibër

Top Story, sjell për herë të parë dëshmitë e personave të kapur në përgjimet për shitblerjen e votës. Do ndalemi te incidenti i Maqellarës, aty ku mori vëmendje të madhe publike. Do të analizojmë të gjitha sekuencat e përgjimit, dhe fillimisht po e nisim me atë të kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshit, ish-koordinator i PS në Maqellarë.

21:25
Top Story/ Dhuna në fushatën e Dibrës, Noka: Policët me dolën si banditë, do t’i qëlloja po të kisha pistoletë!

Por në fushatën zgjedhore nuk mungoi as dhuna fizike. Në 9 shtator, në fshatin Pilafe, u dhunua administratori i njësisë Tomin, Nuri Meda, përfaqësues i Partisë Socialiste. Demokratët e cilësuan rastin si “reagim të qytetarëve ndaj një pjesëtari të grupit që blinte vota”.

21:22
Top Story/ Paloka: Ja si e identifikova trafikantin e drogës, në zgjedhjet e Dibrës në 2016

Sipas demokratëve, skema e shitblerjes së votës përfshinte edhe grupe kriminale që kultivonin kanabis. Edhe pse Dibra nuk ishte lakuar më parë, si zonë e nxehtë kultivimi, akuzat u intensifikuan në fushatë.

21:21
Top Story/ Zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, Ymer Lala flinte në një hotel me Lulzim Bashën

Koordinatori politik në Dibër i demokratëve ishte Edi Paloka. Ndërsa socialistët drejtoheshin nga Damian Gjiknuri, dhe aleat me ta ishte Ymer Lala, i cili ishte koordinator politik i PDIU-së për këtë qark.

21:14
Top Story/ Ymer Lala, personazhi kontrovers që mban kontakte me të gjithë politikanët

Lala është përfolur për aktivitetin e tij të dyshimtë dhe lidhje me personazhe të botës së errët. Por, ndaj tij nuk ka pasur ndonjë proces penal dhe as ka qenë në ndjekje policore.

21:09
Top Story/ Zgjedhjet e viti 2016 në Dibër, Gjiknuri: LSI na tradhtoi, u rreshtua me PD-në

Ftohjen mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e shfrytëzoi partia e çamëve, PDIU. Në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme të 11 shtatorit 2016, çamët u angazhuan në fushatë, në mbështetje të kandidatit socialist, Muharrem Rama.

21:05
FOTO/ Shqipëria fiton mes tensionit ndaj Kosovës

Shpresat kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Kosovën U-21 në një ndeshje mjaft të tensionuar e cila u luajt në “Elbasan Arena” për Euro 2021 të të rinjve.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Ilaçe për fëmijë e të rritur shiten online

Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh produkte kozmetike që shiten vetëm në farmaci dhe ilaçe për fëmijë e të rritur.

20:37
Cilët janë huliganët bullgarë që ndërprenë ndeshjen me Anglinë

Lauta Army janë tifozët e grupit bullgar “Lokomotiva e Plovdivit”, dhe kanë një histori të vjetër dhune dhe racizmi.

20:07
UEFA do të dënojë Bullgarinë për tifozët racistë, por edhe Anglinë

Bullgaria u dënua nga UEFA për racizmin e shfaqur nga tifozët, ndërkohë që Anglia do të ndëshkohet pasi ndërpreu himnin e vendit mikpritës dhe nuk solli mjaftueshëm staf.

20:03
Sonte në “Top show”, debati për çmimin Nobel në letërsi

Ndarja e Nobelit për shkrimtarin austriak Peter Handke, u konsiderua skandaloze nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe shqetësuese nga njohës të letërsisë botërore.

19:57
Të ushqehesh me borxhe. 19 % e familjeve shqiptare marrin ushqime me listë

Shtëpia e familjes Balla jeton me borxhe dhe punon për t’i larë ato. Dy vite më parë kryefamiljari, Denis Balla i jep fund jetës së tij dhe shkak për këtë ishte gjendja e rëndë ekonomike.

19:55
Një miliardë euro borxh shtetit/ Lista me 11 kompanitë borxhlie ndaj buxhetit të shtetit

Borxhi që bizneset i kanë shtetit për taksa të mos paguara ka arritur në 107 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë dollarë.

19:43
Telefonata nga burgu/ Alarmi për bombë në makinën e gjyqtarit, u dha nga i dënuari për vrasje

Alarmi i rremë për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo është dhënë nga një telefonatë e bërë nga brenda burgut të Drenovës në Korçë.

19:41
Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gruaja nga Tirana: Vajza më kërkoi ndihmë, po rrezikohen

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla.

19:38
Kushti gjerman për drejtësinë/ Ja gjyqtarja që iku duke shmangur kontrollin e vettingut

Një nga nëntë kushtet gjermane për Shqipërinë është fillimi i hetimeve për prokurorët dhe gjyqtarët e rrezuar nga vettingu, ndërsa Këshilli Europian përmend edhe ata që dyshohen për lidhje kriminale.

19:29
Holandë, ligje të reja për marrjen e licencës si prostitutë e ligjshme

Qeveria holandeze tha se do të mendojë vendosjen e ligjeve të reja për prostitucionin e ligjshëm.

19:26
Basha: Rruga e integrimit është bllokuar prej keqqeverisjes së “Rilindjes”

Në përshëndetjen e tij në ceremoninë e 10-vjetorit në Shqipëri, Lulzim Basha e cilësoi Fondacionin Korad Adenauer si avokatin më të madh të integrimit të vendit tonë dhe të hapjes së negociatave për në BE.

19:18
Braimllari: Rama bën show, banorëve të Unazës mos tu merrte taksa këto 6 vite

Prej një viti banorët e Unazës së Re janë në protestë në zonën e Astirit. Në protestën e ditës së sotme ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

19:14
OKB dhe SHBA: Turqia, përgjegjëse për krime lufte

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se Turqia mund të mbajë përgjegjësi për disa krime lufte, si ekzekutimi i politikanes kurde, sulmi ndaj ndërtesave spitalore, bombardimi i një autokolone me civilë dhe gazetarë.

19:13
Këshilli i Ambasadorëve kundër Borchard: Reagim fyes, OSBE të marrë masë disiplinore

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka publikuar një deklaratë të ashpër kundër gjestit fyes që ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, bëri pak ditë më parë ndaj disa protestuesve.

18:59
Kosova tërhiqet nga anëtarësimi në Interpol, feston Beogradi

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.

18:59
Kosovë/ Policia aksion për lirimin e trotuarve

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, kanë ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara.

18:57
Skocia kërkon pavarësinë, referendum për shkëputjen nga Britania

Skocia duhet të zhvillojë një referendum për pavarësinë vitin e ardhshëm dhe së shpejti do të kërkojë kompetencat e nevojshme në mënyrë që plebishiti të jetë në mënyrë legale, tha sot liderja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon.

18:53
Euro 2020/ Shqipëri-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të luajë sot ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës U-21 në kuadër të “Euro 2020”.

18:40
Versioni më i fuqishëm SUV, Volkswagen nxjerr në shitje “T-Roc R”

Volkswagen ka nisur shitjet e T-Roc R të ri në tregun evropian si versionin më të fuqishëm midis SUV-ve të tij kompaktë.

18:36
Albin Kurti takon ambasadorin shqiptar në Kosovë, Minxhozi: Komisionet e përbashkëta…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

18:35
​Policia në Mitrovicë arreston një të dyshuar për helmimin e 11 nxënësve

Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme teknike në Mitrovicë, të cilët dyshohet se janë helmuar sot gjatë mësimit duke shfaqur simptoma të djegieve të syve, pas trajtimit mjekësor në spital, janë liruar.

18:29
DAP: Kompanitë e lidhura me Boki 13 kanë bërë evazion për 323.000 euro tatim

DAP (Drejtoria për të Ardhura Publike) paralajmëroi kallëzime penale kundër organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, “BMJ media grup” dhe kundër “Tomato produkcija” në hapësirat e të cilave është sistemuar televizioni.