Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet në dy shkolla në Turqi, Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët 20/04 20:22
Protestuesit katalanas bllokojnë rrugë e hekurudha teksa demonstratat e dhunshme futen në ditën e dytë, pasi Spanja ndëshkoi me dënime shumë të rënda (100 vite burg në total) udhëheqësit separatistë.
Me mijëra njerëz e kaluan natën rrotull ndërtesave qeveritare të Spanjës në të katërta provincat e Katalonjës, por në Barcelonë policia u përpoq të largojë protestuesit, pasi u hodhën fishekzjarre e pasi u rrëzuan gardhe që ishin vënë për të mbrojtur ndërtesat.
Protestuesit këndonin “rrugët do të jenë gjithnjë tonat”, “pavarësi”, si dhe parulla të tjera që i quante policët spanjollë “forca pushtuese”.
Top Channel