Më e madhja në botë! Argjentina ‘ngre’ një gjigant 70-tonësh për nder të Lionel Messit 21/06 15:11
Gjyqtari i FIBA-s, Dardan Maxhuni, ka pranuar nominim e parë në FIBA Women Euro Cup për edicionin 2019-2020, ndeshje që zhvillohet ndërmjet dy skuadrave turke Bellona Kayseri-Orman Genclik.
Kjo do të jetë hera e parë për të që gjykon një ndeshje të nivelit të tillë.
Ndeshja do të zhvillohet më 30 tetor në Turqi. Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.
Gjithashtu nga Kosova në garat ndërkombëtare të FIBA-s do të gjykojnë edhe Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Elion Obërtinca.
Top Channel