“10 mijë koreanë për rusët”/ Presidenti ukrainas ngre alarmin, Zelensky: Kremlini po zhvendos trupat nga Koreja e Veriut 29/09 19:53
Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në shtetin jugperëndimor meksikan të Guerrero-s; një vrasje masive kjo që shokoi sërish opinionin publik, pas vrasjes së 14 oficerëve të policisë.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shtetërore të sigurisë publike, mbrëmjen e së martës.
Humbja e 15 jetëve vjen pak orë pas ekzekutimit të 14 policëve dhe tre të plagosurve nga të shtënat në Meksikën perëndimore.
Besohet që përgjegjës për sulmin të jetë një grup i fuqishëm kriminal, Jalisco Nueva Generación Carte.
Top Channel