Njerëzit e partisë time e bëjnë të gjithë sepse njerëzit e partisë time i hoqën të gjithë nga puna. Çfarë do të bënin? Ose do të hapnin dyqan lagje ose do të shisnin rroba të përdorura.

Sepse kjo ka ngelur. Sepse ata që kisha drejtorë unë ke tepsia ndejtën me Edi Ramën.

Sot jam në një proces verifikimi të anëtarësisë. LSI ka pasur një numër prej 35 mijë anëtarë partish. Të cilët unë do t’i verifikoj dhe ka filluar procesi për të gjithë, jo vetëm verifikimi, por dhe rikonfirmimi. Një pjesë thonë s’duam të jemi më pjesë, një pjesë thonë jemi në punë ju lutem mos na merrni në celularë dhe kemi filluar takimet në terren me njerëzit.

Me të vërtetë nuk shkuan 85% e njerëzve në votime, por kjo nuk do të thotë që ata janë me mua. Cili është ndryshimi midis teje dhe atij. Dhe unë them që ndryshimi i parë vjen nga partia ime që do të thotë që nuk vendos kryetari, por ka një strukturë partie që mban kontakt me njerëzit.

Nuk futen njerëzit në punë duke hequr një pastruese dhe duke futur një tjetër, por bëhet që ai fermeri në Fier mos t’i hedhe prodhimet e tij në kanal.

Top Channel