Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur.
Kosova është gati për ndeshjen kualifikuese ndaj Çekisë. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i kësaj përfaqësueseje, Bernard Challandes në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj sfide, teksa ndër të tjerat pranoi se mungesa e Muriqit është një problem jo i vogël për të por nuk zbuloi emrin e loijtarit që mund të marrë vendin e tij
Fati i rreth 800,000 imigrantëve të rinj, pa dokumente, të cilët u sollën në Shtetet e Bashkuara në moshë të mitur është në duart e nëntë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Një foto nga lart e kullës së observatorit danez, një foto artistike e një muzeu të veçantë në Norvegji, imazhi i një qiellgërvishtësi kinez që ngrihet mbi qiellin e Shenzhenit, gjithsej 11, dhe mes tyre, edhe një foto nga sheshi Skënderbej në Tiranë, janë zgjedhur nga CNN si fotot më impresionuese arkitekturore të vitit.
Hetimi i Kongresit Amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, tani transmetohet drejtpërdrejtë. Dhoma e Përfaqësuesve po e heton Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë.
Anjola Hamzaj është një ndër spikeret më simpatike të lajmeve.
Iva Tiço ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth librit të saj të titulluar “Për vete”, e cila tregon rrëfime që çdo vajzë single mund të shkruante.
Gjermania është e bindur se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht bllokimit nga Franca që kërkon reformimin e procesit të zgjerimit.
Në një konferencë për shtyp të paralajmëruar Presidenti Meta u shpreh se mosndjekja e rradhës për përzgjedhjen e anëtarëve kushtetuese nga KED dhe interpretimi se afati i presidentit për përzgjedhjen e vakancës së parë ka mbaruar është absurd e turpshme dhe mafioze.
Publicisti Mustafa Nano sjell në treg librin e tij më të ri. Me nje gjeografi personazhesh të plotë, që kanë dominuar në skenën publike shqiptare dhe jo vetëm, por që kanë bërë histori. Kështu e prezanton gazetari librin e tij të fundit, “Si e kam njohur’, të cilin zgjodhi ta promovonte mes miqsh.
Lida Hoxha është një ndër doktoreshat më të njohura përsa i përket mjekësisë estetike. Të shumta janë personazhet publikë që drejtohen tek ajo për të përmirësuar pamjen e tyre.
Zllatan Ibrahimovic nuk do të jetë më pjesë e MLS-së në SHBA. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në instagram.
Për xhihadistët dhe familjarët e tyre që shkuan nga Evropa në Siri për t’ju bashkuar ISIS-t dhe që tashmë mbahen në kampet e administruara nga kurdët, presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ka biseduar me evropianët.
Pallati i Bakingamit, në Britani, ka konfirmuar se Duka dhe Dukesha e Saseksit nuk do t’i kalojnë Kristhlindjet me Mbretëreshën e Anglisë.
Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave, ka listuar 50 futbollistët e huazuar në 5 ligat më të mëdha me vlerën më të lartë në treg. Në krye të tabelës qëndron Philippe Coutinho. Sidoqoftë, çmimi për brazilianin, siç del nga algoritmi i CIES (96.5 milionë €), është më i ulët se opsioni që ka Bayerni për ta blerë nga Barcelona (120 milionë €).
Andorra do të jetë kundërshtari i radhës i kombëtares shqiptare të kualifikueseve të Euro 2020. Në letër, janë kuqezinjtë që vijnë si të favorizuar dhe kjo pranohet edhe nga trajneri i kësaj përfaqësuese, Koldo Alvarez. Megjithatë ai refuzoi të dorëzohet përpara kësaj sfide teksa theksoi se skuadra e tij do të kërkojë të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.
Historike, vetëm e tillë mund të konsiderohet ndeshja e volejbollit mes Partizanit dhe Erzenit, e vlefshme për kupat e Europës. Për herë të parë dy skuadrat shqiptare u ndeshën në një kompeticion ndërkombëtar dhe kjo bëri që me të drejtë Parku Olimpik “Feti Borova” të mblidhte shumë tifozë në mbështetje te skuadrave për këtë objektiv madhor, kualifikimin në raundin tjetër.
Presidenti Meta zhvilloi sot një konferencë për shtyp, ku pranoi edhe pyetje nga gazetarët. Ai u pyet se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Vorës dhe Shkodrës që janë pa kryetar dhe nëse do të kemi një datë zgjedhjesh.
Alvin Berisha është një emër që çdo shqiptar e njeh, për më tepër edhe ka qarë me historinë e tij.
Policia dhe doganierët sllovenë kapën 730 kilogramë heroinë në portin Kopër, e cila është sasia më e lartë e heroinës së sekuestruar në historinë e vendit.
Gjatë konferencës për shtyp Presidenti Ilir Meta është pyetur se kur do ta shpërndajë parlamentin.
Rrugëtimi i Hell’s Kitchen Albania 2 ka mbërritur në puntatën e pestë. Në këto javë emocionet, tensioni, formulat e garës, intrigat, humori, lotët e surprizat kanë qenë të shumta.
Gjermania është e bindur se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht bllokimit nga Franca që kërkon reformimin e procesit të zgjerimit. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Maas, gjatë vizitës së tij në Shkup, inkurajoi vendin të vazhdojë reformat duke siguruar homologun e tij, Nikolla Dimitrov, se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit.
Presidenti Ilir Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ku është shprehur se Marsida Xhaferllari do të jetë emri i parë i Gjykatës Kushtetuese.
Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja në një strehëz bisedonte me nxënësit e përballë saj, një grup tjetër i klasës tymoste duhan.
I moshuari vjen nga Amerika për t’u ankuar në Fiks Fare për pronën e tij në Divjakë. Ai i bën thirrje kryeministrit të rishikoj VKM e vitit 2004 që po pengon privatizimin e objekteve mbi pronën e tij. Gabimisht në këtë vendim, prona e tij është kategorizuar si zonë e mbrojtur, apo në funksion të zonës së mbrojtur, kur faktikisht nuk është, dhe ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit.
Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.
Në një kohë kur në Shqipëri operojnë më shumë se 800 portale pjesa dërmuese të parregjistruara, qeveria bëri gati një ligj të ri për të zbardhur mediat on line, në një pjesë të madhe burim të lajmeve të rreme.
Panairi i Librit “Tirana 2019” ka çelur sot siparin në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia e çeljes së panairit është mbajtur në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve.
Një çajnik i rrallë kinez është shitur në ankand për më shumë se 1 milion euro, 1000 herë më shtrenjtë se ç’e kishin planifikuar shitësit.
Kur dëgjuan tre shpërthime të ndryshme brenda natës, suedezët e Stokolmit u tronditën shumë. Ata kishin dëgjuar për shpërthime nëpër periferi, por jo në qendër të kryeqytetit.
Sot ishte dita e parë që hidhej në treg Disney+, një aplikacion si Netflix që do të ofrojë të gjithë filmat dhe serialët e krijuar nga Disney.
Kombëtarja Shqiptare U17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic, ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën e parë eliminatore të Kampionatit Europian, përballë Portugalisë.
Gazetari Musatafa Nano ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku reagoi për herë të parë pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni”, në Shkodër.
Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit europian e botëror. Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez që aktivizohet me austriakët e Salzburgut, Erling Haaland.
Përfaqësuesja e Kosovës mbërriti mesditën e sotme në Republikën Çeke, ku nesër në mbrëmje do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme eliminatore, që pritet të vendosë shumë sa i përket kualifikimit në Europian.
Dy vajzat e rubrikës “Përputhen”, Ina dhe Antoneta, ishin të ftuara pasditen e sotme në studion “e Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë përjetimet dhe këtë eksperiencë të re në jetën e tyre.
Tri aspirata renditi Dan Koski, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së, për juristët e rinj të Shqipërisë. Koski mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të Fakultetit Juridik të Tiranës, ku kërkoi nga ata që do të jenë nesër njerëzit e drejtësisë në Shqipëri, që të përballen dhe të luftojnë me korrupsionin.
Nisma Socialdemokrate e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se cilat janë pazarllëqet e saj me Nenad Rashiçin?
Kopshtet Covent në Londër, mund të jenë ndër të parët që nisën sezonin festiv me yjet e filmit “Last Christmas”, mes të cilëve Emilia Clarke, Dama Emma Thompson dhe regjisori Paul Feig, që ndezën dritat e krishtlindjeve.
Të gjashtë aktorët e “Friends”, janë duke biseduar për një episod rikthimi, ende pa skenar, sipas raporteve të mediave amerikane. Hollywood Reporter dhe Variety, pretendojnë se programi special do të transmetohet në sajtin e ri të streamingut HBO Max. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për një rikthim të plotë të komedisë së famshme që zgjati nga viti 1994 deri në 2004.
Kaluan sot në proces vlerësimi tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kryeprokurorja aktuale, Arta Marku dhe Olsion Çela e Fatjona Memçaj, treguan strategjitë e tyre.
Një kamion që mbante zhavorr është përplasur me një autobus të pasagjerëve, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë të mërkurën, duke shënuar aksidentin më të përgjakshëm rrugor në një dekadë në këtë shtet, ka thënë policia.
John Legend një nga djemtë më të bukur në Hollywood – është shpallur mashkulli më seksi i këtij viti.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fier, ku policia bën me dije se një 57 vjeçare është gjendur e varur në kasollen e bagëtive.
Hetimi i kongresit amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, tani transmetohet drejtpërdrejtë. Dhoma e Përfaqësuesve po e heton Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë.
Një baba 53-vjeçar është arrestuar në SHBA pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij 14-vjeçar vetëm sepse ishte homoseksual.
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka kundërshtuar dekretin e sotëm të presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Partisë Lulzim Basha vijon me takimet e tij nëpër Shqipëri dhe këtë herë ka qenë në Fier.
“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.
Askush në Bashkimin Evropian nuk e vë në dyshim perspektivën e pranimit të Maqedonisë Veriore, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas sot në Shkup, duke përmendur se Unioni “duhet të hapë derën” për këtë vend të Ballkanit Perëndimor.
Edi Rama sapo ka mbaruar një takim me kryeministrin Giuseppe Conte.
Në datat 14 dhe 15 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. OSHEE njofton se stakimi i energjisë do të ndodh për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.
Të gjithë kemi ditët tona gri. Dikush na mërzit me qëllim dhe dikush e bën pa dashje. Gjendje dhe ditë të tilla me gjendje shpirtërore të pashpjegueshme, e të tmerrshme, pra pa arsye të dukshme do të kemi gjithmonë. Por, mos kini frikë!
Skuadra e Kosovës vijon punën për ndeshjen kualifikuese për ndeshjen me Cekinë. Trajneri bernard Challandes për këtë sfidë, por edhe atë me Anglinë nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor të saj Vedat Muriqin për shkak të problemeve fizike të tij.
Situatë e pazakontë në Himarë. Deti me fuqi deri në 9 ballë me dallgë të larta ka hyrë në dyqanet tek shëtitorja.
Një burrë është akuzuar në Britani si përdhunues serial, madje në një rast ai ka lidhur mamanë dhe e ka detyruar që të shikojë përdhunimin që ai i bënte vajzës 17-vjeçare dhe djalit 11-vjeçar.
Prestigjiozja “CNN” ka publikuar një listë prej 11 fotosh më të mira për nga arkitektura të vitit 2019.
Fermeri Ervin Resuli dhe Nikolin Jaka, drejtues i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, deklaruan në emisionin “Top Talk” në Top Channel se qeveria shqiptare është e fundit në rajon sa i përket subvencionit direkt që jep për fermerët.
Këngëtarja e famshme Demi Lovato duket e gatshme për një dashuri të re. Konkretisht, këngëtarja nisi një lidhje sekrete me Austin Wilson, dhe tani më në fund ajo ka ndarë atë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në revistën prestigjoze gjermane, Die Welt është publikuar një special për Shqipërinë, me intervista nga përfaqësues të qeverisë dhe sektori privat, analiza dhe një vështrim i përgjithshëm mbi zhvillimin e vendit.
Dëshironi të keni një shtëpi si Kim Kardashian dhe Kanye West? Epo mund ta keni sepse ata e kanë nxjerrë në shitje shtëpinë 3.5 milionë dollarëshe në Calabasas.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar një shtesë të fondeve buxhetore për institucionet e sistemit të drejtësisë. 18 milionë lekë të tjera do të jepen për këto institucione.
Kompania italiane Ferrari ka lancuar një model të ri me një foto enigmatike në Instagram.
Një person me fat do të ketë mundësinë që pushimet në Dubai t’i shijojë falas, dhe të paguhet për këtë.
Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorm detyre dhe dhunim të banorëve ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Policisë dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendimi është bërë i ditur nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së.
Ana Sorokin, 28-vjeçarja që mashtroi stilistët, bankierët e hotelet e luksit në Manhatan, duke u hequr si trashëgimtare gjermane, ka gjetur dashurinë në burg.
Ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekulic, hodhi poshtë idenë për t’iu bashkuar një versioni ballkanik të zonës Shengen, e cila do të shihte heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe udhëtimet midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës e Bosnjë-Hercegovinës.
Një grua franceze, e cila akuzohet se ka shërbyer si mblese për ISIS-in, ndodhet mes një grupi luftëtaresh femra të ISIS-it që po dëbohet nga Turqia për në Francë.
Për të gjashtin vit me radhë, më shumë se 1.000 vetë kanë humbur jetën duke tentuar të përshkonin detin Mesdhe.
Deputetët e opozitës kanë depozituar një propozim për të kthyer në ligj dekomunistizimin e politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë në vend.
Kampuset janë kthyer në sheshin e fundit të betejës në Hong Kong pas muaj të tëra protestash që e kanë paralizuar jetën në këtë territor.
Arsene Wenger është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, organ pranë FIFA-s. Vendimi u bë i ditur pak minuta më parë nga institucioni më i lartë i futbollit.
Dukej shume e bukur për të qenë e vërtetë :Në Itali, mund të nisje një jetë të re me 1 euro.
Ka nisur këtë mëngjes procesi për zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm.
Marsida Xhaferllari është anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, dekretuar nga presidenti Ilir Meta pasditen e të mërkurës. Ky është dekretimi i dytë që mban firmën e presidentit Meta, pas atij për Besnik Muçin.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.
Ndryshimet e papritura të motit janë të përshtatshme për zhvillimin e viruseve dhe ftohjeve, kështu që është e rëndësishme që ne të forcojmë imunitetin në kohë për t’u bërë më rezistues ndaj viruseve dhe baktereve.
Presidenti Ilir Meta sot në ora 20:00 ka njoftuar se do të jetë në një konferencë shtypi.
Kombëtarja shqiptare është në përgatitjet e fundit të saj për ndeshjen me Andorrën dhe në radhët e saj nuk do të jetë Taulant Xhaka. Futbollisti nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këto dy sfida me pretendimin se ka pësuar dëmtim muskular. Trajneri Reja konfirmoi këtë version, por nuk ngurroi të japë edhe një mesazh të qartë për futbollistët e kombëtares.
Partia Demokratike nuk do të jetë pjesë e diskutimeve parlamentare për projekt buxhetin e 2020 për shkak të lënies së mandateve, por kjo nuk e shmang opozitën nga debati publik, thotë ne një intervistë për Top Channel, ish nën kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.
Djali i Arnold Zhvarzenegerit, Jozeph Baena, është parë sërish të dalë dorë për dore me të dashurën e tij shqiptare, Niki Dodaj, në Uest Hollivud.
Tanimë kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit. Ndonëse në Institutin e Shëndetit Publik nuk është izoluar ende asnjë rast i infektuar nga virusi i gripit, në të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë vaksinat antigrip dhe qytetarët kanë rendur për t’u vaksinuar.
Buxheti i gjashtë i qeverisë socialiste vjen në një moment të vështirë për ekonominë dhe financat e shtetit. Por qeveria pret që situata të përmirësohet vitin tjetër.
Ka reaguar “Reporter pa Kufij” pas incidentit të ditës së djeshme gjatë protestës së banorëve të Astirit që kërkonin të bllokonin prishjen e objekteve të tyre, ku dy prej këtyre të fundit u përplasën me gazetarin e Top Channel, Andi Bora.
Moti i keq në dy brigjet e detit Adriatik ka krijuar probleme dhe në grafikun e lëvizjes së trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë.
Numri dy i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Adriatik Ago, u përball të mërkurën me vettingun në polici.
Një aksident ndodhi ne Bulevardin Republika në Korçë. Një automjet hipi mbi trotuar dhe përfundoi ne një dyqan pasi u përplas me një tjetër makinë duke shkaktuar panik.
Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pranë kupolës së avionave, ku një 34 vjeçar u gjet i pajetë.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan viziton sot Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.
Tek Shqipëria situata sa shkon e përkeqësohet. Pas problemeve të trajnerit Edy Reja me Taulant Xhakën, tanimë në shesh kanë dal edhe mosmarrëveshjet e trajnerit me lojtarin Eros Grezdës.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Lezhë.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Kompania Apple dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të famshëm, iPhone në dhjetë vjetët e ardhshëm. Ajo që mund të zëvendësojë telefonin e famshëm nuk është një pajisje tjetër, por – syze të mençura.
Pas fjalës së dy kandidateve për Kryeprokuror/e, saktësisht Arta Markut dhe Fatjona Memçajt, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Olsian Çelën.
Në prag të ndeshjes me Andorrën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja zhvilloi një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ceku çështjen e shumëpërfolur “Xhaka”, unitetin e skuadrës si dhe debutimin e lojtarëve.
Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi kanë kaluar vetting-un e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sot pritet pikëzimi i tyre për emërim në Gjykatën e Lartë.