E martë, 07 Janar 2020
12:17
Vlorë/ Kamioni përplaset me autoveturën, pasagjerja e makinës mbetet e bllokuar!

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Transballkanikes në Vlorë, ku një kamion është përplasur me një autoveturë.

12:09
Rritja e qirasë së shtëpive/ Të pastrehët e tërmetit që nuk gjejnë dot shtëpi

Rritja e ndjeshme e çmimit të qirave për apartamentet në zonat e prekura nga tërmeti është kthyer në një problem të madh, veçanërisht për familjet e pastreha që jetonin me qira para tërmetit të 26 nëntorit.

12:05
Kosove/Nuk duan që të martohet me personin që dashuron, familja e mbanin të izoluar

Një femër nga Mitrovica ka denoncuar në Polici prindërit dhe vëllain e saj se po e mbajnë të izoluar në banesë sepse nuk po e lënë të martohet me personin që e dashuron.

12:05
Ekzekutimi i Kastriot Reçit, dy vite më parë i kishin vrarë të vëllanë (dyshimet e para)

Të tjera detaje dalin nga vrasja e Kastriot Reçit pronar i një televizioni lokal në Mirditë.

12:02
Kosove/Presion nga ish i dashuri, tenton ta vrasë veten një femër nga Peja

Policia e Kosovës raporton se një femër nga Peja ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas viktimës, pas presionit të bërë nga ish i dashuri i saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës ku jeton.

12:01
Kurti uron Krishtlindjet ortodokse

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Alnbin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.

11:57
Tërmet i dytë i madh në Porto Riko. Godet me forcë 6.5 Rihter ishullin një ditë pas tërmetit 5.8 Rihter.

Një tërmet me madhësi 6.5 goditi Puerto Riko në orët e para të së martës.

11:50
Aksident në Vlorë! I iku të ëmës nga duart, makina përplas fëmijën 4-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pak më parë në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë.

11:47
Ferizaj. Sulmon nënën dhe motrën

Policia raporton se në Ferizaj është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe e kishte kanosur duke i thënë që të del nga shtëpia.

11:45
Gazetari i kërkon dorën tek i ati në mes të emisionit, Era Rusi ia mbyll gojën: S’jam për të mbushur krevatin!

Këngëtarja shumë e dashur dhe e njohur për publikun, Era Rusi ka marrë një propozim live disi të pazakontë në emisionin e së Diellës.

11:44
Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës

Horoskopi i detajuar për vitin 2020 u paralajmëron të lindurve në shenjën e Virgjëreshës energji të shkëlqyeshme dhe posaçërisht aspekte të volitshme në nëntë muajt e parë të vitit

11:42
Eranda Libohova dhe Rovena Dilo e thonë “troç” në mes të emisionit: Nuk martohemi!

Dy figurat dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Eranda Libohova dhe Rovena Dilo janë ngacmuar jo pak për jetën e tyre private.

11:38
Fotot/ Ja kush është pronari i televizionit që u vra në Mirditë

Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku siç Top Channel mëson, është shënuar një viktimë.

11:37
Fëmija u vdiq nga një komedinë, kompania e mobiljeve do t’u paguajë 46 milionë prindërve

IKEA do t’i paguajë 46 milionë dollarë familjes së fëmijës që vdiq kur një komodinë e prodhuar prej gjigantit suedez të mobiljeve, ra mbi të, duke i zënë frymën.

11:37
Zhduket një fëmijë nga strehimorja e Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se dje pasdite nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë është raportuar se një fëmijë, i gjinisë mashkullore është larguar dhe nuk dihet për faitn e tij.

11:36
Duhani dhe rakia po konsumohen me shumicë në Kosovë

Kosova renditet si vendi më i varfër i Evropës Juglindore, ku 34 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për konsum të alkoolit dhe cigares.

11:34
Kosovë/Shqiptari kërcënohet me vdekje se e ndërroi fenë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast kërcënimi me vdekje që i ka ndodhur një qytetari në Prishtinë.

11:28
Shfrytëzim për prostitucion në Itali, kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Është kapur dhe ndaluar në kryeqytet një person i shpallur në kërkim për trafikim t1% personave të rritur, kryer në bashkëpunim.

11:24
Mirditë/ Vritet pronari i një televizioni (emri)

Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku siç Top Channel mëson, është shënuar një viktimë.

11:24
Rama: Nga sot zero lekë për dëshminë e penalitetit

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama në një postim në ‘Facebook’ solli në vëmendje procedurën e deritanishme për të marrë një dëshmi penaliteti, për të cilën duhej të prisje 15 ditë për t’u pajisur me të.

11:22
Sa më e madhe çanta, aq më e mirë: Disenjatorët kanë vendosur, ky model do të jetë hit absolut i vitit!

Mini-çantat janë të shkëlqyeshme gjatë muajve të verës, mirëpo kur vjen sezoni i dimrit, na duhet hapësirë për gjërat të cilat i bartim me vete

11:20
Pakica serbo-malazeze: Të krijohen shkolla serbe në Shkodër!

Në festën e Krishtlindjeve ortodokse, pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të kësaj dite.

11:18
Gjermania tërheq trupa nga Iraku

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr), pas vrasjes nga SHBA të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman.

11:16
Pas statujës së Ibrahimoviçit – dëmtohet edhe ajo e Alexis Sanchezit

Po vazhdon dëmtimi i statujave të futbollistëve nëpër botë.

11:16
E kërcënonte për publikim të fotove intime/ Lirohet 17-vjeçari, akuzohej se shtyu 15-vjeçaren drejt vetëvrasjes

Gjykata e Beratit liroi pas 8 muajsh Davide Kovaçin. 17-vjeçari u akuzua se shkaktoi vetëvrasjen e 15-vjeçares Adela Çaçi, pas kërcënimeve se do i publikonte fotografi intime. Adela, nga fshati Duhanas helmoi veten me fotoksinë më 5 Maj 2019.

11:11
Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti

Irani mund të jetë në prag të ndezjes së një lufte botërore në varësi të asaj se si i përgjigjet vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar një hartë që thuhet se detajon se kush janë aleatët dhe armiqtë e saj në rajon.

11:10
Pas tërmetit me magnitudë 5.8/ Porto Rico goditet sërish, lëkundjet rriten në 6.4

Një tërmet i ri i fortë, me një madhësi 6,5, u regjistrua në Porto Riko afër Tallaboas.

11:08
“The Times”: Kurti ofendoi shumë njerëz, s’i kanë mbetur miq për koalicion

Një artikull i publikuar sot nga gazeta britanike “The Times”, ka folur rreth liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

11:07
Ekzekutimi i çiftit nga babai i vajzës, flet shoqja e viktimës: Lindita ishte një engjëll!

Vrasja nga babai i Lindita Musait dhe bashkëshortit të saj, Veton Musait, ka tronditur Australinë dhe mbarë opinionin publik.

11:04
Moment i hidhur për Xhakën në fitoren e Arsenalit në FA Cup – kishte një zënkë verbale me Rob Holding

Granit Xhaka kishte një moment aspak të mirë në fitoren 1-0 të Arsenali ndaj Leeds United në FA Cup.

11:02
Milaim Zeka tregon bisedën me kërcënime mes Thaçit e Kurtit, “normale, edhe gruaja ime më kërcënon”

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe ish-deputeti, Miliam Zeka, thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit.

10:59
Bulqizë/Aksidentohet në minierë minatori. Dërgohet në Tiranë

Një punonjës në minierat e kromit në Bulqizë është aksidentuar gjatë punës.

10:59
Bill Gates: Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa!

Fillimin e 2020-tës, Bill Gates e priti me një mea culpa shumë të rrallë.

10:58
“Soleimani”/ Përgjaket ceremonia e varrimit, dyshohet për 35 të vdekur

Dhjetra njerëz janë vrarë në një tubim në qytetin iranian jug-lindor të Kerman, ku qindra mijëra vajtues janë mbledhur për varrosjen e komandantit ushtarak Qassem Suleimani, sipas mediave shtetërore.

10:54
Tirana përzgjidhet në destinacionet më të mira 2020

Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është ndoshta destinacioni i menjëhershëm më i arritshëm europian, pasi do t’u duhet të ndaloni në Londër apo Vjenë, por ai është një nga më interesantët, shkruan gazeta e njohur irlandeze ”Irish Times” për Tiranën.

10:50
Rama: Nga sot ZERO lekë për dëshminë e penalitetit

Kryeministri Edi Rama në një postim në ‘Facebook’ solli në vëmendje procedurën e deritanishme për të marrë një dëshmi penaliteti, për të cilën duhej të prisje 15 ditë për t’u pajisur me të.

10:48
Pesë vite nga sulmi i Charlie Hebdo

Sot shënohet 5-vjetori i sulmit terrorist në Francë ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

10:44
Vasil Shanto, një orë pa energji/ Shkak? Pallati i ndërtuar mbi kabujt elektrikë

Prej një ore, zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës është pa energji elektrike.

10:32
Befason Modric, nis bisedimet me këtë klub…

Luka Modric pritet të jetë një nga largimet e mëdha tek Reali gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

10:31
Manchester City interesohet për yllin e Interit

Skuadra e Manchester City-t ka rritur interesimin për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

10:26
Vidhnin në dyqane, farmaci dhe kafene! Arrestohen 2 palestinezë në Tiranë, i kallëzoi një grua

Dy palestinezë kanë rënë në pranga dhe një i tretë është proceduar në gjendje të lirë, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit.

10:12
Çështja e Harun Çelik, avokati kërkon informacion/ Më 13 janar gjykohet edhe miku i tij (detajet)

Më 2 janar policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta fallco në drejtim të Kanadasë.

10:03
Gati për luftë? SHBA kërcënon Iranin me një paradë avionësh 4.2 miliardë dollarësh

Forcat Ajrore të Sh.B.A-së dhuruan një shfaqje gjigante duke lancuar gjatë një “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

09:52
Aksidenti me një viktimë në Korçë, gjykata lë të lirë përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit

Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zymën masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata për ngjarjen e ndodhur më 3 janar ku humbi jetën Elvis Josifi 36 vjeç, në punë e sipër.

09:45
Magnituda 6.2! Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Ditën e sotme, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi veriperëndimin e Indonezisë. Lëkundja e fuqishme sizmike ishte me një thellësi prej 20 kilometrash, 12.5 milje larg bregut të ishullit Simeulue, në perëndim të Sumatra-s.

09:37
Arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, tentoi të vriste mikun e tij

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ka qëlluar me armë zjarri mikun e tij.

09:36
Lëndimi i 2 punëtorëve në Bulqizë, ngjarja ndodhi nga neglizhenca

Mbi ngjarjen e djeshme, ku në një minierë të nxjerrjes së kromit në Bulqizë u aksidentuan jashtë rrezikut për jetën dy punonjës, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.Ç, 44 vjeç.

09:31
Pentagoni: Do t’i respektojmë ligjet e luftës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, la të kuptohet se ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk do t’i sulmonte lokacionet kulturore të Iranit, edhe pse ato janë përmendur si shënjestra të mundshme nga presidenti Donald Trump.

09:20
Dibër/ Një i proceduar penalisht për aktivitetin e lojrave të fatit

Policia ka vijuar kontrollet në të gjithë Qarkun e Dibrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

09:05
Dhunë ndaj familjarëve, dy të arrestuar në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për dhunë në familje.

08:54
Një mësim për Kim Jong Un në vdekjen e Qasem Soleimani

Në vitin 2017, kur u shfaq Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara ishin në rrugën e luftës, një debat u bë në sallat e Shtëpisë së Bardhë.

08:42
Merdare, pritje deri në 1 orë e gjysmë në dalje

Mërgimtarët të cilët pas festave të fundvitit të cilat i kaluan në Kosovë e që tashmë po kthehen drejt vendeve ku veprojnë, po vijojnë të përballen me kolona të gjata në kufi.

08:32
Koment: Evropianët në grackën e Trumpit

Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump-it, që vepron si ta ndiejë. Iluzionet se me qeverinë në Uashington mund të ketë bashkëpunim të arsyeshëm në politikën e jashtme janë zhdukur prej kohësh.

08:17
Forcat rebele në Siri thonë se kanë marrë kontrollin e një qyteti strategjik

Forcat rebele në Libi thanë se kanë marrë kontrollin e qytetit bregdetar Sirte, gjë që mund të shënojë një fitore strategjike për to.

08:08
Irani kërcënon se do t’ua vë flakën lokacioneve që i mbështet SHBA-ja

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami, tha se do “t’ua vë flakën” lokacioneve që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të vrasjes së udhëheqësit të forcave elitë të Iranit, Qasem Soleimani.

07:46
Sot është dita më e ftohtë e javës, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:20
2019-ta një vit i krizës së solidaritetit ndaj refugjatëve

Kriza botërore e refugjatëve vazhdon të thellohet. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara bota po dëshmon nivele rekord të zhvendosjes së popullsisë.

07:04
Brazil/ Shpyllëzimi vë në rrezik pemët dhe qeniet e pyllit tropical të Atlantikut

Ndërsa efektet e ndryshimeve të klimës vazhdojnë të shkatërrojnë planetin, një nga ekosistemet më të larmishme të botës, pyjet e Brazilit, janë në rrezik. Por banorët vendës po marrin masa, duke mbjellë pemë për të luftuar shpyllëzimet e mëdha.

06:42
S20 dhe Fold 2/ Samsung prezanton modelet e reja me 11 shkurt

Samsungu ka konfirmuar zyrtarisht datën e prezantimit të Galaxy S20 dhe Fold 2, telefonit të ri të palosshëm. Modelet e reja do të prezantohen kështu në San Francisco më 11 shkurt të këtij viti.

05:45
Panairi i teknologjisë/ Të gjitha risitë në Las Vegas

Që nga gondolat fluturuese e deri tek robotët e dashurisë, këto dhe shumë risi të tjera mund të gjenden në panairin e madh teknologjik CES, në Las Vegas.

04:17
Australi/ Shiu fik disa vatra zjarri, akoma mbetet situata e jashtëzakonshme

Në Australinë e përballur me ferrin e flakëve, ndihma po vjen nga qielli: shiu që ka rënë në zonat kritike të prekura nga zjarri në Australi, ka ndikuar në uljen e temperaturave, por zyrtarët paralajmërojnë se moti i nxehtë do të kthehet sërish.

03:04
Babai që vrau vajzën dhe dhëndrin jashtë rrezikut për jetën

Osman Shaptafaj, 55 vjeçari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas “Daily Mail”, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

02:35
Tensionet SHBA-Iran rrisin çmimin e naftës

Çmimi global i naftës së papërpunuar arriti të hënën në 70 dollarë për fuçi. Kjo është hera e parë në tre muaj që çmimi i naftës kap një rritje kaq të madhe ndërkohë që shtohen shqetësimet mbi përshkallëzimin e tensioneve ushtarake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

01:58
SHBA do të tërhiqet nga Iraku, vendimi i është komunikuar ushtrisë irakene

Koalicioni ushtarak i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqet nga Iraku. Është agjencia Reuters që njofton se koalicioni ia ka komunikuar vendimin ushtrisë irakene. Sipas Reuters, tërheqja po bëhet për të respektuar sovranitetin e Irakut.

01:37
Aksidenti në Berat/ Humb jetën 65 vjeçari, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak.

01:13
‘Ju jeni servila’, tjetër debat në Open mes ish-Ministrit të Jashtëm dhe Olsi Jazexhiut

Një tjetër debat u zhvillua në Open në Top Channel mes Olsi Jazexhiut dhe Tritan Shehut. Ky debat nisi kur Tritan Shehu tha se marrja e muxhahedinëve nuk ka problem për Shqipërinë.

00:44
Foto/ Rudina Dembacaj e bën zyrtare, publikon fotot me Mark Frrokun

Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku. Pas shumë aludimeve në media, çifti ka zgjedhur më në fund të pranojë në publik lidhjen me anë të një ‘kartoline’ ku urojnë vitin e ri 2020.

00:23
U largua pas aksidentit, policia ndalon 49 vjeçarin

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 49 vjeçarit Viktor Hoxha i cili nën drejtimin e një automjeti tip BMV seria 7 është aksidentuar me një shtyllë të ndriçimi rrugor në aksin Uznovë-Poliçan.

00:07
Analisti i njohur në Open: Trump është injorant

Olsi Jazexhi e quajti injorant presidentin Donald Trump teksa foli në Open në Top Channel për konfliktin SHBA-Iran.

E hënë, 06 Janar 2020
23:35
Interi thyen tabunë “San Paolo” falë dyshes magjike!

Interi thyen “tabunë” San Paolo. Pas 23-vitesh Interi i Antonio Contes fitoi në shtëpinë të kaltërve duke ruajtur hapin e Juventusit. 45 pikë edhe për Interin po aq sa bardhezinjtë pas 18-javësh pasi falë dyshes Lukaku-Lautaro, zikaltrit triumfuan 1-3 në San Paolo ndaj Napolit të Gattusos në një ndeshje ku ndikuan shumë gabimet në mbrojtje.

22:50
Pse u vra Soleimani? Ja si përgjigjet Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Mark Croëford tha se vrasja e Soleimanit ishte e pritshme pasi emri i tij ishte lakuar edhe në administratat e tjera.

22:44
A preket Shqipëria nga konflikti Iran-SHBA? Ja si përgjigjet Osmani

A rrezikohet Shqipëria nga ky konflikt? Kjo ishte pyetja që u shtrua për diskutim në Open për panelistët.

22:43
Otto John drejt rikthimit në Kosovë, zbulohet skuadra e tij e re

Otto John është vetëm një hap larg rikthimit në Ipko, Superligën e Kosovës por këtë herë jo më për të mbajtur veshur fanellën e Trepça ’89 por atë të Prishtinës, lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës kryeqytetase Armend Dallku i cili në një intervistë ka theksuar se klubi i Prishtinës dhe bomberi nigerian, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

22:41
Mevlan Adili, afrimi i parë i Vllaznisë!

Vllaznia bën goditjen e parë në merkaton e dimrit. Kërkesat e stafit teknik për përforcime kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit dhe mesditën e sotme ata kanë arritur akordin me futbollistin e parë.

22:40
Udinese shtang Leccen, De Paul u jep 3 pikët friulanëve!

Udinese e nis në mënyrën më të mirë vitin 2020. Një gol i Rodrigo De Paul në minutën e 88-të, bëri që friulanët të fitonin 0-1 në transfertën e Via Del Mare ndaj Lecces dhe të regjistronin fitoren e 2-të rresht në Serie A.

22:29
Zyrtare, Eni Imami largohet nga Tirana!

Eni Imami nuk është më një lojtar i Tiranës. Pas 1 viti e gjysmë ka ardhur edhe zyrtarisht lamtumira e mbrojtësit 27-vjeçar nga bardheblutë. Imami ka falenderuar klubin për mundësinë që i dha dhe tifozët të cilët e kanë mbështetur në çdo moment. Aktivizimi i pakët gjatë muajve të fundit solli edhe largimin e tij të parakohshëm nga Tirana pasi kishte kontratë deri në fund të kampionatit. Ka qenë vetë Imami me një postim në rrjetet sociale ai që ka zyrtarizuar largimin nga Tirana që vjen pas atij të Dorian Kërçikut.

22:29
‘Eni qetësoje atë djalin’- Tritan Shehu debaton me Jazexhiun në Open

Tensionet dhe debatet vazhdojnë në Open në Top Channel. Debati kësaj radhe u zhvillua mes Tritan Shehut dhe analistit Olsi Jazexhiu.

22:16
Çudit Cako në Open: Trump s’ka lidhje me vrasjen e Soleimanit, nuk është njeri i luftës

Botuesi i njohur Alfred Cako teksa foli në Open në Top Channel për konfliktin SHBA-Iran tha se për vrasjen Soleimanit nuk ka lidhje Trump.

22:14
Skënderbeu gjen kundërshtar, zyrtarizon miqësoren me Egnatian!

Ndryshe nga shumë skuadra të Kategorisë Superiore të cilat kanë udhëtuar drejt Antalias në Turqi për të kryer minifazën përgatitore të dimrit, Skënderbeu në mungesë të financave të shëndosha ka qëndruar në Shqipëri.

22:12
Martini: Skuadra po punon mirë, nuk nxitohemi në merkato

Teuta ka nisur mini fazën përgatitore për të vendosur energjinë e duhura në muskuj, në mënyrë që në pjesën e mbetur të sezonit të mos ketë mangësi fizike. Një periudhë e shkurtër, por që vlerësohet maksimalisht nga trajneri Edi Martini.

22:05
Zonat kryesore të Tiranës pa energji elektrike, ka ngarkesë në rrjet

Disa prej zonave kryesore të Tiranës janë këtë mbrëmje pa energji elektrike. Rruga e Kavajës, rruga “Irfan Tomini”, ish-Parku dhe disa zona të tjera po vuajnë mungesën e dritave.

22:00
Papagalli që shqetësoi banorët, imitonte zërin e një gruaje e cila kërkonte forcërisht ndihmë

“Ndihmë” dhe “Më lër të dal”, janë dy nga fjalët që përsëriste gjatë gjithë kohës një papagall në Florida të SHBA-së gjë e cila ka shqetësuar së tepërmi banorët e zonës, aq sa janë detyruar që të thërrasin menjëherë policinë.

21:57
Debati në Open: Je i njëanshëm, po thua gënjeshtra

Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel mes Redi Shehut dhe Olsi Jazexhiut teksa po flitet për konfliktin SHBA-Iran.

21:47
Çudia në Berat/ Pas aksidentit, shoferi merr makinën me karrotrec dhe zhduket. Policia nuk duket askund

Një automjet luksoz, BMW ‘Seria 7’, është përplasur mbëmjen e sotme me një shtyllë betoni të ndriçimit rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan.

21:46
Bulqizë/ Dy të lënduar në një minierë kromi

Në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

21:41
Britania e Madhe merr vendimin/ Zvogëlon stafin e saj diplomatik në Ambasadat në Irak dhe Iran

Britania ka ulur stafin në ambasadat e saj në Iran dhe Irak në një nivel minimal mes shqetësimeve të sigurisë, pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani, në një sulm ajror amerikan javën që lamë pas.

21:32
Osmani në Open: Ekzekutimi i Soleimanit pritej, Trump do e përdorë për përfitim elektoral

Njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Kreshnik Osmani tha se vrasja e Solemanit ishte e paralajmëruar dhe e pritshme. Kjo sepse edhe më herët ishte Izraeli ai që ka kërkuar në një farë mënyre vrasjen e Soleimanit.

21:23
Mediat: Tërhiqet nga Iraku koalicioni ushtarak i drejtuar nga SHBA. Pentagoni e mohon

Pentagoni ka mohuar pretendimet mediatike për një tërheqje të ushtrisë amerikane nga Iraku. Ishin fillimisht agjencia Reuters dhe më pas Sky News që raportuan për një memo ku thuhej se koalicioni i drejtuar nga SHBA do të tërhiqej nga Iraku, pas vendimit që mori Parlamenti vendas.

21:21
Bolton, i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e Trumpit

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat.

21:00
Berat/ Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak. Gramoz Zani, në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetit , tip Benz E-Class, me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

20:46
Itali/ Sekuestrohet droga me vlerë 10 milionë euro

Policia e Napolit ka sekuestruar 33 kilogramë kokainë, me vlerë 10 milionë euro, në një makinë që drejtohej nga një çift i moshuar.

20:46
Napoli-Inter, formacionet zyrtare

Ekipin e Interit e pret një sfidë mjaft delikate ndaj Napolit në “San Paolo”. Ekipi napolitan duket se e ka lënë pas periudhën e keqe të fillim sezonit nën drejtimin e Carlo Ancelotit dhe me ardhjen e Gennaro Gattuso, ka krijuar një identitet të ri.

20:37
Fiks Fare-Skandali/ Punonjësi i fondacionit falsifikon letrat e aplikuesve për kredi, lekët i fut në xhep

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Është kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës. Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues, kredia iu refuzua.

20:31
Banditët e vërtetë “Peaky Blinders” dhe kuptimi i emrit

Krijuar nga Steven Night, seriali “Peaky Blinders”, që transmetohet çdo të diel në Top Channel, bazohet në ngjarje të vërteta, edhe pse është përshtatur për arsye dramatike.

20:23
Kathimerini: Ashtu si Selaniku me Maqedoninë, Janina duhet të adresojë çështjen çame

Në 8 vitet si kryebashkiak i Selanikut, Yiannis Boutaris kërkoi dhe arriti të ndërtonte marrëdhënie të forta me qytete të ndryshme në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut), duke forcuar shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe duke i dhënë një hov të rëndësishëm turizmit.

20:15
Fituesi i çmimit Oskar, akuzohet për ngacmim seksual

Fituesi i çmimit Oskar, Harvey Weinstein është akuzuar për ngacmim seksual në Los Angeles në të njëjtën ditë kur ai u paraqit në një gjykatë në New York për një çështje të veçantë.

20:13
Zjarret në Australi/ Qielli ka marrë ngjyrë të kuqe të errët, sasi të mëdha hiri kanë mbuluar plazhet (Video)

Zjarret masive që kanë përfshirë Australinë kanë kthyer qiellin në një ngjyrë të kuqe të errët. Ky fenomen ka ndodhur më së shumti në Uellsin e Ri Jugor.

20:07
Droni-satelit, mjeti fluturues më i madh në botë

Ky avion gjigant, me tre bishta e me vetëm njërin krah sa një avion pasagjerësh, është më shumë si dron, por mund të bëjë punën e satelitit.

20:02
BE shpreh keqardhje për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu sot keqardhje të thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.

20:00
Të miturit përfundojnë në rrjetat e krimit në Britani, u premtohen shuma të mëdha parash (foto)

I detyruar nga një baba i dhunshëm të lypte në rrugë në moshën 11 vjeçare dhe më pasi i trafikuar në Britani nga bandat shqiptare katër vite më vonë, duke duruar punën skllavëruese, jeta e shkurtër e Samet Matës ka qenë më traumatike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve.