Në kuadër të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së malit të Tomorrit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor, është ndërmarrë prej disa ditësh një operacion në zonën në fjalë.
100 pemët e para për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit.
Digjet vetura e deputetit të listës serbe në Leposaviç. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur djegien së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç. Ajo tha se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Largimi në masë i trurit nga vendet anëtare të BE-së nga Lindja drejt Perëndimit është një çështje ekzistenciale, ndërkohë që gjysma e BE-së po përballet me pakësimin e popullsisë dhe ky është një problem që duhet diskutuar në nivel europian, u shpreh kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç për të përditshmen franceze “Le Monde”.
Teksa konflikti SHBA-Iran ka ngjallur kudo frikën e një lufte të mundshme gjithëpërfshirëse, deklarata e liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei-t, i cili iu referua Shqipërisë si një vend i vogël djallëzor evropian, për shkak të strehimit të anëtarëve të forcave opozitare iraniane të njohur si MEK, me të drejtë e shtyu opinionin publik të mendonte se vendi ynë është i rrezikuar.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha).
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ka rënë në kanal, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Familje të tëra humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm ajror të një dite më parë në Iran.
Teksa mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet nga një gazetar i huaj sa i takon paketës “Antishpifja”.
Mënyra sesi u trajtua rasti “Pronto” është cilësuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Shkollat në Gjirokastër janë duke përdorur për ngrohje vetëm gjatë ditëve të para të janarit fondin rezervë për të gjithë sezonit.
Automjeti privat i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.
Një automjet ka rënë gjatë natës brenda kanalit të Zagores në Uznovë, Berat.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kryetarin në Detyrë të OSBE-së, ndodhen në Këshillin e Përhershëm, në Vjenë, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.
Një nga viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte.
“Ndihem i nderuar për zërat që na kanë mbështetur. Jemi në drejtimin e duhur, do bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja, ky është nisja e bisedimeve më të gjata ti japim prioritet dialogjeve politiken mes liderëve”, kështu tha kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.
IKMT rikthehet pas dy muajsh në Unazën e Re.
Shqipëria është vendi i radhës që na sot mori kryesimin e OSBE.
Një rast i transferimit të parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme është parandaluar në aeroportin e Rinasit.
Relli Dakar uli siparin e etapës së katërt që coi karvanin e garuesve në qytetin e Al Ula, pas një prove të fortë prej thuajse 500 kilometrash ku spektakli mbi rërë, ishte si gjithmonë prezent.
Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vend që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke shtuar se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste.
Reali i Madridit u kualifikua në finalen e Superkupës Së Spanjës, pasi mundi 3-1 Valencian dhe avancoi në ndeshjen e fundit të turneut.
Paris Sën Zhermen shkroi emrin e saj mes gjysmëfinalistëve të Kupës së Francës por e bëri këtë me prepotencë duke shkatërruar rivalin e radhës.
Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.
Ishin sistemet antiraketë Patriot të SHBA-së ato që mbrojtën hapësirën e aeroportit të Erbil-it, ku janë vendosur bazat e një pjese të koalicionit ndërkombëtar.
Marash Kumbulla është një ndër emrat më të kërkuar të merkatos së kuqezinjëve.
Twitter-i po planifikon të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, ose dhe t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.
Ndeshja bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë ka hyrë në 24 orëshin e fundit nga vërshëllima e takimit të parë.
Një 45-vjeçar nga Vlora, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentative ka rënë në pranga dhe është deportuar nga Belgjika në Shqipëri.
Që prej tërmetit të 26 Nëntorit urgjenca e spitalit e Laçit është zhvendosur në mjediset e një kishe.
Disa oficerë policie në Argjentinë janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnjeje në autobus.
Disa foto të dala në dritë së fundi pranë vendit ku u rrëzua avioni ukrainas me 176 persona në bord, duket se tregojnë mbetjet e një rakete.
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik.
Edhe pse takimi i së mërkurës mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përfundoi pa ndonjë rezultat, ky I fundit la të kuptohet se ka pasur lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes mes dy partive.
Një portret i Familjes Mbretërore mund të ketë qenë nxitja e fundit për Princ Harry dhe Meghan Markle.
Një nga lordët më të kërkuar të drogës, dikur krahu i djathtë i Pablo Escobar-it është arrestuar pasi u spiunua nga vetë djali i tij.
Pentagoni thotë se Irani u përpoq të vriste trupat amerikane në sulmet me raketa në bazat e tij Irakiane, pavarësisht pretendimeve të Teheranit për të kundërtën.
Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë.
Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të presidentit Trump dhe ekipit të tij të sigurisë, fill pasi Irani sulmoi dy baza amerikane në territorin e Irakut, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA.
Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e ka bërë me banesë të re një familje gjilanase, e cila deri tani ka jetuar në kushte të rënda banimi.
Makina e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, u dogj rreth 20 minuta pas mesnatës së shkuar në Leposaviq.
Një sulm terrorist në një qytet të Nigerisë u ka marrë jetën 20 ushtarëve si dhe ka detyruar 1 mijë banorë të shpërngulen.
Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.
Së fundmi, përgjatë një fjalimit të tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se aktualisht po testohen shumë raketa super të shpejta hipersonike.
Sot do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.
Një person i komunitetit serb është arrestuar në Ranillug, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij.
Një femër ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë ne lokalin e saj dhe nën kërcënimin e thikës ka arrit të marrë kuletën e saj e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrancën nga policia në Këlcyrë pasi ka kanosur me jetë babanë e tij.
Një inspektor sanitar ka raportuar se derisa kishte qenë në depon e produkteve ushqimore, ku kishe gjetur disa parregullsi, është kanosur nga pronari derisa i ka shqiptuar një kundërvajtje.
Një femër nga Enti Special në Shtime, është sjellë pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.
Pas shembjes së ndërtesës së fundit te “Ish-Shqiponja”, ka nisur puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet!
Misioni aktual, i cili po qëndron në ATK nga sot deri me 21 janar, ka në fokus vlerësimin e zbatimit të planit afatmesëm të reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
Po punohet intensivisht për ndërtimin e lagjes më të re në Tiranë, saktësisht në Vaqarr, ku do të strehohen gjithë banorët e zonave përreth, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.
Një vajzë ka raportuar se në vitin që lëmë pas është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga një i dyshuar.
Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në kuadër të Superkupës së Spanjës, ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Pas rikthimit të suedezit, Zlatan Ibrahimovic, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.
Përgjatë fjalimit të tij në Vjenë, në ceremoninë e marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së, Edi Rama zbuloi edhe disa detaje dhe hapa të punës së tij në vazhdim.
Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonën e “Astirit” kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së për të prishur objektet në zonë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së.
Kylian Mbappe i është shmangur sërish pyetjeve të lidhura me negociatat mbi rinovimin e kontratës së tij me PSG-në, duke insistuar se nuk është kohë e duhur për tu marrë me këtë gjë.
Magurie, i cili u transferua tek “Djajtë e Kuq”, për një shumë marramendëse pritet të jetë jashtë fushave të gjelbërta deri në fund të muajit shkurt dhe Solskjaer menjëherë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të gjendet një zëvendësues për të.
Një shtëpi e pa anuar është kapluar nga zjarri në Gjakovë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019, Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.
Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Si drejtues i saj, Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger.
Në një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak.
Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi është zbardhur vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.
Projekti i Unazës së Madhe do të sjellë rrafshimin e kësaj godine gjashtëkatëshe nga IKMT-ja.
Pritet të nisë ceremonia ku Shqipëria do të marrë presidencën e OSBE-së ku do të mbajë kryesimin e saj për 12 muaj.
Policia e Korçës ka kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të vidhte shtëpinë e një emigranti.
Asnjëherë nuk duhet dorëzuar se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. Pasi shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, një burrë ka fituar 1 milion dollarë në lotari.
Një zjarr ka rënë në Kërlcyrë në Fshatin e Ri. Banesa e shtetasit me iniciale S.D 82 vejç u përfshi nga flakët në mëngjes. Si pasojë e zjarrit gjeti vdekjen 82 vjeçari. Nga hetimet paraprake rezulton që zjarri në banesë ishte aksidental.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Në Elbasan është djegur mjeti i një punonjësi policie. Mjeti tip Volkswagen ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan dhe është në pronësi të shtetasit Edin Gjyli.
Bashkia Finiq ka publikuar për herë të parë në facebook një shkrim në gjuhën shqipe. Sigurisht që ky është një rast për t’u përshëndetur, pasi u jep mundësinë banorëve me kombësi shqiptare të informohen në gjuhën e tyre amëtare, por shkrimi ka notat e një akt akuze ndaj gazetarit Marin Mema për reportazhet e realizuara, duke e akuzuar gazetarin si konflikt nxitës.
Pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Tehranit , avioni ukrainas Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 persona që ishin në bord.
IKMT ndodhet në zonën e Astirit ku do të shemben 5 objekte. Ndërkohë ka nisur shembja e banesës së parë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit sot priten të prishen disa objekete të tjera tek Unaza e Re.
Vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Tehranit avioni Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord.
Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.
Putini ka arritur ta bëjë Kremlinin lojtar kryesor në Lindjen e Mesme duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Iranin, Sirinë dhe Turqinë. Por tensionet po përshkallëzohen, ai duhet të ketë kujdes, thotë Konstantin Eggert.
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të jenë “miqtë më të ngushtë” mirëpo nuk do të jenë “të afërt si dikur” pas largimit të Britanisë nga blloku evropian, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen.
Të gjithë e njohin atë me rolin emblematik “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90.
Për demokratët që kërkojnë të forcojnë argumentin e tyre për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, dëshmia e John Boltonit mund të përmbysë gjithçka në favor të tyre ose të rezultojë si diçka pa vlerë.
Kryeministri Edi Rama tha se kryeminsi i OSBE-së është një prestigj i madh për Shqipërinë. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se do të vizotojë edhe Moskën dhe Ukrainën.
Athina zyrtare vlerëson se megjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kanë qenë pozitive.
Erand Sojli është një ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Përpos eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.
I kanë mjaftuar 35 minuta në fushë dhe disa ditë stërvitje për të kuptuar se Milani nuk mund të shkojë askund me skemën 4-3-3 dhe Zlatan Ibrahimovic i ka sugjeruar trajnerit Pioli një tjetër rreshtim taktik.
Kupa e Francës ka mësuar sot 4 skuadrat gjysmëfinaliste, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims dhe që do të diskutojnë me njëra-tjetrën kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në futbollin në vend.
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pak më parë në Bagdad, Irak, raporton Sky News.
I fejuari i saj është një portier që u bë i famshëm më shumë për gafat në fushë, sesa për pritjet e tij, por vetë Sophia Thomalla po bëhet mjaft e njohur në fushën e modës, kjo edhe falë formave të saj mjaft seksi.
Kastriot Dermaku ndihet mirë te Parma dhe refuzon rikthimin në Serie B. Për ish-lojtarin e Cosenzas interesohen dy skuadra të Serie B, Salernitana e Giampiero Venturës dhe Perugia e Serse Cosmit por vetë Dermaku edhe pse ka gjetur pak hapësira te Parma në këtë pjesë të parë të sezonit, as që e mendon largimin nga emilianët.
Klubi i Vllaznisë ka lënë të lirë sulmuesin 20-vjeçar Belajdi Pusi, i cili është rritur në ekipet e moshave të skuadrës shkodrane, por që nuk arriti të gjejë vend në formacionin e trajnerit Mirsdad Jonuz.
Reali i është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, që këtë vit për herë të parë në histori po diskutohet nga 4 skuadra, ku përveç madrilenëve marrin pjesë edhe Barcelona, Valencia e Atletico Madrid, ndërsa po organizohet në Arabinë Saudite.
“Vetëm të çmendurit nuk ndryshojnë mendje”- ndoshta kështu duhet të ketë menduar Sherif Kallaku i cili edhe pse në të shkuarën e ka shprehur jo pak herë dëshirën për të provuar veten në një kampionat të nivelit më të lartë, ka ndryshuar krejtësisht kurs dhe për Supersport konfirmon se nuk do të largohet nga Teuta, të paktën deri ën fund të këtij sezoni, dhe përveç dashurisë që ka kultivuar për klubin, ka edhe një motiv madhor se përse nuk do të marrë tragetin për t’i thënë lamtumirë “djemve të detit”.