Man.UTD kërkon Kumbullën/ Ofron 13 milionë pound për mbrojtësin kuqezi

09/01/2020 12:31

Marash Kumbulla është një ndër emrat më të kërkuar të merkatos së kuqezinjëve.

Mbrojtësi i skuadrës së Veronës në Serinë A, ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon dhe ka përfunduar shumë shpejt nën radarët e klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm.

Pas Atalantas, Interit dhe Napolit në Itali, dhe Laipcigut në Gjermani, ditët e fundit është shtuar listës edhe skuadra e Manchester United. Sipas mediave britanike, Djajtë e Kuq kanë ofruar rreth 13 milion paund për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Verona ndoshta mund ta shesë mbrotjësin e kombëtares sonë edhe në merkaton e dimrit vetëm për një ofertë të mirë financiare, pasi Kumbulla është një ndër lojtarët kyc tashmë të skuadrës së drejtuar nga Ivan Juric.

Kumbulla ka zhvilluar 11 ndeshje në kampionat duke munguar vetëm për shkak kartonash apo dëmtimesh pasi është një lojtar i padiskutueshëm i formacionit. Nga ana tjetër Manchester United ka probleme serioze me repartin e mbrojtes dhe humbja në ndeshjen e shkuar 3-0 merr rivalët e Cityt e vuri edhe një herë në pah problematikën e këtij reparti.

Dëmtimi i Herri Meguire ka qenë një tjetër dhimbje koke extra për trajnerin Solskjaer.

Top Channel