Kallaku i shfaq “dashurinë” Teutës: Nuk largohem në janar!

08/01/2020 22:01

“Vetëm të çmendurit nuk ndryshojnë mendje”- ndoshta kështu duhet të ketë menduar Sherif Kallaku i cili edhe pse në të shkuarën e ka shprehur jo pak herë dëshirën për të provuar veten në një kampionat të nivelit më të lartë, ka ndryshuar krejtësisht kurs dhe për Supersport konfirmon se nuk do të largohet nga Teuta, të paktën deri ën fund të këtij sezoni, dhe përveç dashurisë që ka kultivuar për klubin, ka edhe një motiv madhor se përse nuk do të marrë tragetin për t’i thënë lamtumirë “djemve të detit”.

Një nga virtytet e një personi të suksesshëm është autokritika, dhe Kallaku edhe pse është vetëm 21-vjeç dhe konsiderohet me të drejtë një nga talentet më premtues në Superiore, nuk është 100% i lumtur me performancën e tij personale në 13 ndeshjet që ka zbritur në fushë në këtë sezon.

Teuta e mbylli 2019-ën në vendin e 5-të, me 3 pikë më shumë se kryesuesit e Kukësit. Sipas futbollistit me më shumë fantazi tek Teuta, mundësitë ekzistonin për ta përfunduar vitin kalendarik në majën e renditjes.

Diçka duhet të përmirësohet në pjesën e mbetur të sezonit, për Sherif Kallakun, skuadra e mbretëreshës duhet të përqendrohet vetëm tek sfida e radhës.

Top Channel