Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kryetarin në Detyrë të OSBE-së, ndodhen në Këshillin e Përhershëm, në Vjenë, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook Cakaj u shpreh: “Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në duke u angazhuar për zbatimin real të parimeve tona dhe duke garantuar një qasje gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin brenda organizatës.”

Gjithashtu, Ministri në Detyrë Cakaj siguroi se Shqipëria do të angazhohet plotësisht për të promovuar sigurinë dhe të drejtat e më shumë se një miliardë banorëve, në 57 shtetet pjesëmarrëse.

Top Channel