Kupa e Francës ka mësuar sot 4 skuadrat gjysmëfinaliste, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims dhe që do të diskutojnë me njëra-tjetrën kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në futbollin në vend.

Paris Saint Germain mposhti me rezultatin e thellë 6-1 St. Ettiene në fazën çerekfinale, në një ndeshje ku shkëlqeu Mauro Icardi me 3 gola të shënuar, ndërsa Mbappe, Neymar dhe Moulin (autogol), kompletuan goleadën e kryeqytetasve.

Lyoni eliminoi Brestin falë fitores 3-1, ndërsa Lille triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Amiens, me dy gola të shënuar në 45-minutëshin e dytë të sfidës. Skuadra tjetër gjysmëfinaliste, Reims triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Strasbourgut dje, vetëm pas luajtjes së minutave shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim.

Top Channel