Pentagoni thotë se Irani u përpoq të vriste trupat amerikane në sulmet me raketa në bazat e tij Irakiane, pavarësisht pretendimeve të Teheranit për të kundërtën.

Megjithatë nuk pati viktima amerikane ose irakiane kur 16 raketa u qëlluan në bazat e koalicionit në Al-Asad dhe Erbil të martën natën.

Burimet në Uashington pretenduan se Teherani u dha SHBA-ve deri në tre orë paralajmërim për sulmin përmes një ambasade evropiane, megjithë thirrjet e mëparshme të Iranit për hakmarrje pas sulmit vdekjeprurës të Amerikës ndaj Qassem Soleimani.

Por gjeneral Mark Milley, kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, tha: ‘Unë besoj në bazë të asaj që pashë dhe asaj që di është se ata kishin për qëllim të shkaktonin dëme strukturore, shkatërrimin e automjeteve dhe pajisjeve dhe avionëve dhe për të vrarë personelin’.

Top Channel