Paris Sën Zhermen shkroi emrin e saj mes gjysmëfinalistëve të Kupës së Francës por e bëri këtë me prepotencë duke shkatërruar rivalin e radhës.

Formacioni kryeqytetas i dhuroi tifozëve një spektakël të vërtetë dhe një rezultat tenistik 6-1 kundër Sent Etien.

Mauro Ikardi ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes duke konfirmuar sezonin fantastik me parizienët, 17 gola në 19 prezenca në total. Argjentinasi arriti të zhbllokojë sfidën që në minutën e dytë kur falë koordinimit me Mënie’ arriti të mundë portierin Mulin. Një karton i kuq në dëm të Sent Etien praktikisht e vendosi të gjithë kualifikimin.

Ikardi shënoi dy herë të tjera, ndërsa protagonistë u bënë dhe braziliani Nejmar e sulmuesi francez Mbape’. Avancuan në Kupën e Ligës edhe Lion që mundi 3-1 Brest, si dhe Lila që kaloi pa problem 2-0 Amien.

Top Channel