Reali i Madridit u kualifikua në finalen e Superkupës Së Spanjës, pasi mundi 3-1 Valencian dhe avancoi në ndeshjen e fundit të turneut.

Galaktikët ishin superior ndaj rivalëve në stadiumin Mbreti Abdullah, në një edicion që për herë të parë u organizua në Arabinë Saudite me formulën e 4 më të mirëve.

Të pranishmit në stadiumin e Xhedah u surprizuan pas vetëm çerek ore lojë kur gjermani Toni Kros goditi me zgjuarsi nga këndi duke befasuar portierin Haume jashtë pozicionit. Bejl dhe Benzema’ ishin të dëmtuar por mungesa e tyre nuk u ndje pasi Isko dhe Modriç shënuan gjithashtu për formacionin Merenges.

Valencia arriti të shënojë golin e nderit në stadiumin saudit, falë një penalltie nga Pareho në kohën shtesë e cila më parë u certifikua nga sistemi i videoarbitrimit. Të dielën është programuar finalja e madhe, në program në 19:00 me orën shqiptare.

Top Channel