E mërkurë, 29 Janar 2020
13:29
Gratë shqiptare fitojnë më pak se burrat

Një raport i publikuar nga INSTAT mbi barazinë gjinore, dhe i hartuar në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, komisionin europian dhe bankën botërore zbuloi se gratë shqiptare janë më të varfët e europës.

13:24
30 qershori/ GjK pranon shqyrtimin e kërkesës së Voltana Ademit, demokratja flet për zgjedhje të parakoshme

Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Voltana Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit.

13:12
Fotoja e rrjetit/ Shkon për të mbështetur bashkëshorten në sallën e lindjes, humbi ndjenjat papritur

Nuk është hera e parë që dëgjojmë se edhe baballarët vuajnë në sallën e lindjes. Nuk janë të pakta rastet kur edhe ata qajnë aty ndërsa shohin bashkëshorten të vuajë nga dhimbjet e lindjes, por po ashtu emocionohen po njëlloj kur dëgjojnë të qarën e parë të fëmijës së tyre.

13:11
NBA/ Nderohet legjenda Bryant, Embiid shënon 24 pikë me numrin 24

Derbi i Kalifornisë mes Lakers dhe Clippers duhej të ishte kryefjala e mbrëmjes në NBA, por, siç dihet, kjo përballje u shty për shkak të tragjedisë ku humbi jetën Kobe Bryant. Gjithsesi, sfidat e tjera të NBA-së u zhvilluan sipas programit.

13:06
Meta në seancën e dhurimit të gjakut në Universitetin e Sporteve të Tiranës: Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vullnetarizmin në këtë kauzë

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku së bashku me një grup të madh studentësh, si dhe pedagogë të tyre, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

13:02
Grabitje në Librazhd/ Hajdutët hyjnë në shtëpi e më pas në argjendari

Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Librazhdit nga persona të maskuar.

12:59
Bie nga pallati, humb jetën roja/ Arrestohen dy persona përgjegjës në Durrës

Një 62 vjecar ra dje nga pallati ku punonte si roje. Godina në ndërtim ndodhet në zonën e Currilave në Durrës.

12:54
Koronavirus/ Për udhëtarët e avionëve s’ka më ushqime të nxehta, batanije dhe gazeta

Paniku i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka detyruar kompanitë ajrore te marrin masa drastike ne mbrotje të udhëtarëve.

12:54
Kate Middleton siç nuk e kishim parë ndonjëherë, transformimi deri tek një pjesëtare e familjes mbretërore

Vajza e kolegjit që dikur e njihnim si Kate Middleton ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme në gati dy dekada.

12:50
Alarm edhe në Greqi/ Autoritetet gati për shfaqjen e rasteve me koronavirus

Autoritetet greke janë në gjendje të lartë gatishmërie pas shfaqjes së disa rasteve të koronavirusit në Gjermani, Francë, por edhe në Turqi.

12:35
Në vend të kastravecit, limona/ Fermerët e Lushnjes mbjellin agrume në sera

Myzeqeja është nga zonat e vetme në Shqipëri me sipërfaqen më të madhe përsa i përket serave diellore. Shumë fermerë në këtë zonë e kanë si të vetmen mundësi ekonomike serën, në të cilat mbjellin perime dhe zarzavate.

12:26
Ambasadorja e SHBA-ve takohet me Prokurorin e Përgjithshëm

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme prokurorin e përgjithshëm, Olsian Çela.

12:23
Haradinaj për vrasjen e policit: Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, sot ishte për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.

12:20
Sandër Lleshi takohet me Yuri Kim

Ministri Sandër Lleshi nëpërmjet një statusi në Twitter ka bërë me dije se është takuar me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

12:12
Patentat/ ‘Dritë jeshile’ nga Greqia, ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

12:09
Polici i vrarë në Zhur të Prizrenit është nga Malisheva

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi ka mbetur mbrëmë i vrarë, ndërsa dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit.

12:03
Manastirliu inspekton aeroportin e Rinasit: Masa të shtuara për koronavirusin, nuk ka asnjë rast në Shqipëri

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit të ri.

12:00
21 vite nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 21 vite nga masakra që është kryer nga forcat armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

11:59
Valon Berisha e mbyll me Lazion, transferohet në Bundesligë

Valon Berisha dhe Lazio ndajnë rrugët. Futbollisti shqiptar, i cili në këtë sezon është aktivizuar për një total prek 279 minutash (në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet) do ta vijojë karrierën në Bundesligë te Fortuna e Duuseldorfit.

11:59
PD: SPAK në rrezik për t’u kthyer shtojcë e PS. Arben Kraja shërbëtor i Ramës

“Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata’, kështu deklaroi sot nga selia blu Enkelejd Alibeaj.

11:56
Moment historik/ Parlamenti Europian voton BREXIT

Parlamenti Evropian në Bruksel pritet të votojë ratifikimin e kushteve të largimit historik të Britanisë së Madhe nga BE-ja. Akti i rëndësishëm legjislativ parashikohet të jetë i fundit për 73 anëtarët e mbetur britanikë të Parlamentit Evropian, midis 678 ligjvënësve të tjerë.

11:56
Mësohet identiteti i personit të arrestuar për shpërthimin në Zhur

KosovaPress ka arritur të mësojë identitetin e të dyshuarit të arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin në Zhur ku si pasojë e një shpërthimi, ka mbetur i vdekur një polic.

11:53
Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës

Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin detyra dhe obligime të kanë të bëjnë me mbrojtjen e shtetit të vendit. Në mesin e këtyre e heronjve janë vajzat, gratë, nënat, djemtë e burrat e Kosovës. Shumë prej tyre janë pjesë e Policisë së shtetit të vendit të cilët kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

11:52
Suso arrin në Sevilla

Suso nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Milanit.

11:49
Shqipëri/ Dyshohet rasti i parë me Koronavirus, reagon ministria

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me anë të një sqarimi në lidhje me një rast të dyshuar të koronavirusit në Shqipëria.

11:41
Plani për lindjen e mesme/ Palestinezët refuzojnë Donald Trump

Palestinezët kanë refuzuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për lindjen e mesme duke e quajtur atë një konspiracion. Plani parashikon një shtet palestinez dhe njohjen e sovranitetit të izraelit mbi kolonitë në bregun perëndimor.

11:36
Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, shpallen në kërkim 5 persona të tjerë/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.

11:32
Demokracia në botë, pakënaqësia në nivel rekord

Pakënaqësia me demokracinë në vendet e zhvilluara është në nivelet më të larta në thuajse 25 vite, sipas kërkuesve të universitetit të Kembrixhit.

11:28
Vdekja e binjakëve/ Prindërit: I ushqenim me qumësht kutie. Reagon AKU

Ka reaguar edhe AKU për vdekjen e dy fëmijëve binjakë në Berat pak ditë më parë.

11:26
Kina në izolim, kompanitë ajrore ndalin fluturimet

British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte për dhe nga kina për shkak të epidemisë së koronavirusit. Kjo vjen pasi më herët, foreign Office kishte këshilluar shtetasit britanikë të mos udhëtonin drejt vendit.

11:21
Publikohen fotot dhe emrat, ja kush janë më të kërkuarit në Shqipëri

Policia ka marrë një nismë ku do të publikojë 50 foto dhe emrat e personave më të kërkuar në vend.

11:15
Aksidenti i Bryant/ Gjenden trupat, identifikohen…

Policia e Los Angelosit arriti të gjejë trupat e të 9 viktimave të aksidentit të rëndë të së dielës ku humbi jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, por vetëm katër prej tyre janë identifikuar.

11:12
Shndërrimi i qytetit të Wuhan, epiqendra e koronavirusit (foto)

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, ka qenë në mbyllje që nga java e kaluar në përpjekje për të përmirësuar mospërhapjen e virusit.

11:12
Tërmeti në Xhamajkë, çahen rrugët, evakuohen banorët e Havanës dhe Majamit

Qytetarët e Xhamajkës dhe Kubës fatmirësisht i kanë shpëtuar pa pasoja lëkundjeve tejet të forta sizmike me magnitudë 7,7. Tërmeti i jashtëzakonshëm u ndje deri në Amerikën Veriore dhe shkaktoi vetëm dëme joserioze materiale.

11:10
Mbyllet kufiri në Pakistan-Afganistan pas sulmit me raketë

Kufiri i Torkham, një nga lidhjet parësore tokësore midis Afganistanit dhe Pakistanit, është mbyllur. Ai vjen pas një sulmi të raportuar me raketa nga pala afgane.

10:57
Rama nga Brukseli, tregon detaje nga takim me Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të publikuar ditën e sotme në “Facebook” ka bërë një përmbledhje të takimit të mbrëmshme me Presidenten Ursula von der Leyen.

10:55
“Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Presidentit”/ Ja për çfarë kërkon përgjigje Meta

“Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për dhënien e një opinioni për veprimtarinë antikushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani në procesin e emërimit të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji”, kështu konfirmon sot Presidenca.

10:49
E pabesueshme/ Tërmeti i mbrëmshëm është ndjerë në 10 shtete

Një tërmet me magtnitudë 4.9 i shkallës rihter ka rënë mbrëmë në Shqipëri, më saktë epiqendra ka qenë në Bubq.

10:48
QKSS: Institucionet kanë bërë pak për të kthyerit nga Siria

Kthimi i 110 kosovarëve nga vatrat e luftës në Siri, në prill të vitit të kaluar, vazhdon të jetë sfidë për Kosovën.

10:39
Sigurimi i pronës/ Rritet pas tërmetit të 26 nëntorit

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit është rritur numri kontratave të sigurimit të pronës zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në dhjetor vërehet re një rritje e ndjeshme, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga pjesa tjetër e vitit, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fatkeqësitë natyrore.

10:38
Kampusi universitar/ Ndërtimi do bëhet me koncension

Qeveria ka autorizuar bashkinë e Tiranës për të ndërtuar me koncesion përmes partneritetit publik privat, tre struktura të rëndësishme.

10:33
Ndahet nga jeta aktivisti i Vetëvendosjes

Aktivisti i Vetëvendosjes nga komuna e Prizrenit Hysni Hyseni ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

10:27
Rreperi i njohur Amerikan: Koby Bryant është vrarë, kanë tentuar të më vrasin edhe mua

Rreperi i njohur amerikan Silento nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se Koby Bryant është vrarë dhe se edhe atë kishin tentuar që ta vrasin.

10:22
Dy ditë për të ndërtuar spitalin me 1000 shtretër/ Gjithçka gati në Kinë (foto)

Spitali i parë për koronavirus i Kinës është hapur në një qytet afër Wuhan pasi punëtorët dhe vullnetarët kaluan vetëm dy ditë duke shndërruar një ndërtesë boshe në një institucion urgjence me 1000 shtretër.

10:14
Pentagoni: 50 ushtarë pësuan dëmtime në tru nga sulmet e Iranit

Ushtria amerikane ka njoftuar se është rritur numri i ushtarëve amerikanë që kanë pësuar dëmtime traumatike në tru, për shkak të sulmeve të Iranit, në një bazë ushtarake në Irak, në fillim të këtij muaji, raporton AP.

10:05
Arrestohen dy persona, kishin pistoletë dhe celular që përdoret për shpërthim me telekomandë

Polica e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi janë kapur me armë pistoletë me silenciator, celular që përdoret për shpërthime në distancë si dhe me 13 fishekë.

09:56
Fernandinho rinovon me Manchester City-n edhe për një tjetër vit!

Braziliani Fernandinho i cili gjatë muajve të fundit është përshtatur nga mesfushor në mbrojtës nga trajneri i Citiziens Pep Guardiola, ka zgjatur edhe për një tjetër vit bashkëpunimin me kampionët e Anglisë.

09:53
Koronavirus/ Australia planifikon t’i vendosë të prekurit në një ishull

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti kinez Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit, pasi u konfirmuan më shumë vdekje dhe raste të reja.

09:49
FOTO & EMRI/ Ja kush është 62 vjeçari që ndërroi jetë në Durrës pasi ra nga lartësia

Një 62-vjeçar ka rënë mbrëmë nga kati i dytë i një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

09:47
Dorëzohen 7 padi në Kushtetuese pas refuzimit për kompensimin e dëmeve të luftës

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” sot dorëzoi shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

09:35
Rrëmbimi dhe vrasja i Jan Prengës, arrestohet edhe një person tjetër

Polica ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Personi i arrestuar është Festim Bexhdili.

09:31
Flamuri shqiptar në Tuz, tërbohen serbët. Ky veprim duhet të dënohet

Parlamenti i Malit të Zi miratoi ligjin ku lejonte përdorimin e simboleve kombëtare në vendet publike.

09:14
Tërmeti/ Djali përplas gruan për toke dhe largohet me shpejtësi nga frika

Ditën e djeshme vendi është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter.

09:05
Lezhë/ Parandalohet tragjedia nga policia, dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten se do e vriste

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 54-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte se do e vriste.

08:59
Ra nga ndërtesa dhe ndërroji jetë 62 vjeçari, policia arreston dy persona në Durrës

Një person  ka rënë nga një lartësi mbrëmë në Durrës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

08:52
Grabitet argjendaria në Librazhd

Një argjendari është grabitur gjatë natën në Librazhd nga disa persona të maskuar. Pronari i saj mësohet se është Skënder Xhani, kunat i Bashkim Finos.

08:44
IGJEUM publikon të dhënat/ Pas tërmeti të mbrëmshëm kanë rënë 7 të tjerë, i fundit sot në orën 7

Pas tërmetit që ra ditën e djeshme në Durrës ku magnituda ishte 4.9 e shkallës rihter në vend janë ndjerë edhe 7 lëkundje të tjera.

08:31
Kaloi me sukses provën, Fili zyrtarizohet te Botosani

Pas largimit nga Luftëtari u përfol si një afrim i mundshëm i Vllaznisë por Realdo Fili, ish-lojtari i Partizanit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Pas një prove disa javore, Fili ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Botosanit në elitën e futbollit rumun, aty ku do të ketë shok skuadre një tjetër futbollist shqiptar, pikërisht Enriko Papën.

08:27
Zyrtare, Ben Arfa gjen skuadër, prezantohet nga fenomeni Ronaldo!

Tashmë është zyrtare, Hatem Ben Arfa nis një aventurë të re në Spanjë pas pushimit 6-mujor. Francezi është prezantuar si afrimi më i ri i Real Valladolid dhe është prezantuar pikërisht nga legjenda braziliane Ronaldo i cili është edhe president i kësaj skuadre.

08:15
KLSH padit penalisht Sonila Qaton për rrugën Kardhiq-Delvinë, dëmi 5 milionë euro

Kontrolli i lartë i shtetit kallëzon për ndjekje penale në prokurori ish drejtoren e autoritetit rrugor shqiptar Sonila Qato. KLSH kërkon hetim të thelluar penal pasi se në tenderin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, kanë marrë pjesë gjashtë subjekte ku fituese është nxjerrë kompania me vlerën më të lartë të ofruar me rreth 19 milion euro, ndërsa 5 të tjerat janë skualifikuar.

08:03
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

07:52
Koronavirus/ Njihuni me të rejat më të fundit, ja sa ka shkuar numri i viktimave

Është rritur sërish numri i viktimave nga Koronavirusi. Sipas raportimeve në media numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 132 persona.

07:28
E rëndë/ “Vdis, vdis”- vëllai ther motrën 5 vjeçare

Një 9 vjeçar është akuzuar për vrasje të mbetur në tentavitë pasi ka goditur me thikë motrën e tij 5 vjeçare.

06:47
Zbuloni çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë

Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut. Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore. Marramendja ose momenti kur ‘të vjen mendja vërdallë’ shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.

06:36
Kampion për vitamina/ Përfitimet e pazakonta shëndetësore të lëngut të koprës

A ju vjen ndërmend një arsye se përse duhet ta shtrydhni koprën? Së pari, në 100 gramë kopër merrni 154% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A dhe 142% të vitaminës C. Kjo përmbajtje e bën koprën një nga barishtet më të mira për shëndetin e lëkurës. Vitaminat A dhe C janë antioksidantë dhe luajnë një rol të rëndësishëm për qelizat e lëkurës dhe formimin e kolagjenit. Kopra është e pasur me folat (vitaminë B12) që është thelbësore për organizmin, duke nisur nga riparimi i qelizave, mirëmbajtjen e tyre dhe ngadalësimin e plakjes së trurit.

06:21
Roli i vitaminës D për rënien në peshë, ushqimet ku mund ta gjeni

Njerëzit mbipeshë që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut. Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrnave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D.

05:46
Plas dhuna në Francë/ Policia përleshet me zjarrfikësit

Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan në Paris me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Mijëra zjarrëfikës morën pjesë në tubimin e organizuar në kryeqytetin francez, duke kërkuar, për shkak të rrezikut në punë, një rritje të bonusit të tyre i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.

05:17
75 vjet pas Auzhvicit – Ajo që duhet të bëjë Gjermania

75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajtur të gjallë kujtimin. Pikërisht Gjermania duhet të marrë masa konkrete në luftën kundër antisemitizmit dhe ksenofobisë – madje urgjentisht, thekson Ines Pohl.

04:32
OBSH dërgon ekspertë në Kinë për virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të dërgojë ekspertë ndërkombëtarë në Kinë “sa më shpejt të jetë e mundur” për të ndihmuar në mbledhjen e informacioneve lidhur me një reagim global kundër shpërthimit vdekjeprurës të një virusi.Kina dhe OBSH ranë dakord që ekspertët “të punojnë me homologët kinezë për një përgjigje globale ndaj kësaj situate”, tha organizata përmes një deklarate.

03:45
SHBA-Kinës: Ndani më shumë informacione për virusin

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po i bëjnë thirrje Kinës të ndajë më shumë informacione se si po përhapet koronavirusi i ri i shfaqur në qytetin Wuhan. Virusi ka infektuar më shumë se 4500 njerëz në 18 vende, kryesisht në Kinë. Më shumë se 100 kanë vdekur. Ekspertët kinezë kanë njoftuar se virusi mund të përhapet edhe nga pacientët që nuk shfaqin simptoma. Por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë rreth një deklarate të tillë.

02:41
Perspektiva e Ballkanit Perëndimor/ Sa ndikon Brexit te zgjerimi

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE do të ndryshojnë shumë gjëra. Por sa do të ndikojë Brexiti ne perspektivën e Ballkanit Perëndimor? Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, duke folur për zgjerimin e bllokut, sqaron se Gjermania është e mendimit që kjo është një çështje e veçantë.

02:08
Pretendimi Iranian/ Në avionin e rrëzuar, edhe drejtuesi i CIA-s

Një agjenci iraniane lajmesh pretendon se një drejtues në radhët e CIA-s, i cili orkestroi ekzekutimin e gjeneralit Qassem Suleimani, është në mesin e personave që humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit në Afganistan. Raporti i dyshimtë i saj vjen në kohën kur Pentagoni e mohoi që avioni i tij E-11A të jetë qëlluar nga Talibanët, por deklaroi se ai ka rënë vërtet në zonën Dih Yak.

01:44
Plani i Trump për Lindjen e Mesme, publikohet projekti i Kushner për paqen palestinezo-izraelite

Donald Trump bëri publik planin e të paqes Izraelito-Palestineze gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të Presidentit amerikan, dhëndrit të tij Jared Kushner.

01:27
Sërish pa marrëveshje, VV dhe LDK dështojnë përsëri

Pjesëmarrja e vendeve të QUINT-it nuk pati ndikim në përafrimin e qëndrimeve mes LVV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott bashkë me shefen zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova si dhe ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, refuzuan ta komentojnë situatën.

01:03
Tërmeti shkakton panik, qytetarët dalin jashtë edhe pse ka mot me shi

Dy tërmete të fuqishme tronditën sërish Shqipërinë, mbrëmjen e së martës. Epiqendra ishte në Durrës dhe forca e këtij tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës rihter.

00:42
Bie nga lartësia e një pallati, humb jetën 62 vjeçari në Durrës

Një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në Durrës. Viktima është shtetasi me inciale Th.R 62 vjeç banues në Durrës.

00:08
Ja kush polici që mbeti i vdekur gjatë operacionit në Prizren

Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit dje në mbrëmje.

E martë, 28 Janar 2020
23:56
Rikthehet Milani, kalon në gjysmëfinale duke përmbysur Torinon

Milani i Piolit merr fitoren e 5-të radhazi dhe kualifikohet ne gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të sfidojë Juventusin me ndeshje vajtje-ardhje. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro, Torinon me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë.

22:59
Festë e çmendur në Villa Park, një gol në fund çon Aston Villan në finale!

Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City falë një goli në fund të egjiptianit Trezeguet dhe arriti të siguronte biletën e finales në Carabao Cup.

22:43
Tërmeti i Kubës në foto, gropa të mëdha në tokë dhe ushtria në terren

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 i shkallës rihter ka prekur Kubën dhe Xhamaikën pak më parë.

22:39
Tërmeti që ‘shkundi’ Shqipërinë u ndje edhe në Prishtinë

Para pak çastesh Tirana është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

22:25
Top Story/ Në Manzë të Durrësit, shqiptarët janë familjarizuar me muxhahedinët

Kur vjen pasditja në Manzë, banorët e fshatrave të zonës e kanë bërë zakon që të vijnë për vizita në kampin Ashraf. Po ashtu edhe gratë dhe vajzat kanë krijuar shoqëri të ngushta me gratë muxhahedine. Bisedat mes tyre janë shumë miqësore dhe kultura duket shumë e ngjashme. I vetmi ndryshim me shqiptarët është se Iranianët nuk pinë kafe, por çaj.

22:24
Top Story/ Nëse në Iran shpërthen konflikti, muxhahedinët në Shqipëri janë gati për luftë, ata stërviten çdo ditë

Muxhahedinët, të paktën ata që jetojnë këtu nuk janë një forcë e armatosur. Gjithsesi në flamurin e tyre ata nuk e kanë hequr draprin, simbolin e punës, as yllin simbolin e revolucionit dhe as pushkën simbolin e luftës.

22:22
Top Story/ Në kampin e muxhahedinëve në Manzë nuk ka fëmijë dhe as familje, ja si e kalojnë ditën

Tek kampi Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ajo që na bën përshtypje, është mungesa e fëmijëve. Në Ashraf, nuk ka as kopsht dhe as shkollë. Aty nuk shikon qoftë edhe një fëmijë të vetëm.

22:21
Top Story/ A mund të sulmohet Shqipëria nga Irani?! Ka vetëm dy mënyra

Pranimi i muxhahedinëve e vuri Shqipërinë në një pozicion delikat me ambasadën Iraniane në Shqipëri. Kjo u bë shkak që për disa vjet tashmë marrëdhëniet Shqipëri-Iran të jenë të tensionuara. Tension që arriti kulmin kur Kryeministri Rama dëboi nga Shqipëria ambasadorin Iranian në vitin 2018.

22:18
Top Story/ Si u pritën muxhahedinët në Shqipëri dhe kush i financon ata në kampin Ashraf 3

Brenda pak vitesh, që nga 2013-a, me mijëra muxhahedinë erdhën në Shqipëri. Disa prej tyre shprehen se nuk e njihnin fare Shqipërinë, as nuk e dinin që ekzistonte si shtet. Por kur erdhën këtu Shqipëria iu duk si një dhuratë nga Zoti.

22:16
Top Story/ Pamje orgjinale: Momenti kur vriten brenda kampit muxhahedinë nga disa persona të maskuar

Në Irak po shkeleshin të drejtat e njeriut dhe po bëhej genocid. Zonja Raxhavi kërkoi tek ndërkombëtarët transferimin e muxhahedinëve nga Iraku. Ajo arriti të marrë mbështetjen e senatit dhe kongresit amerikan për të shpërngulur muxhahedinët.

22:14
Top Story/ Zyrtari më i lartë i kampit Ashraf në Shqipëri: Ju tregoj regjimin e egër të Iranit

Zoti Mehdi Bahrei është zyrtari më i lartë i kampit Ashraf në Shqipëri. Kjo është hera e parë që ai flet për një televizion shqiptar. Ai shprehet se njerëzit që i kanë lyer duart më gjak në masakrën e vitit ‘88, regjimi i Iranit i ka shpërblyer në postet më të larta shtetërore.

22:13
Top Story/ Tronditës, muxhahedini që lindi në burg dhe jetoi aty deri në moshën 4 vjeç: Babain e kam parë vetëm pak sekonda!

Ajo kohë burgosjesh dhe vrasjesh ka prodhuar shumë histori tragjike mes popullit Irianian. Bahador Iamarzi është një muxhahedin me historinë më trishtuese që mund të dëgjosh ndonjëherë. Ai është lindur dhe rritur në burg.

22:10
Top Story/ Gruaja muxhahedine që vuajti dënimin me burg që në moshën 2 vjeçare

Në kampin “Ashraf 3” të gjithë kanë një histori për të treguar. Të gjithë kanë familjarë të ekzekutuar nga regjimi. Disa kanë qenë vetë në burg e disa i kanë shpëtuar vdekjes për pak gjë.

22:07
Shpërthim i fuqishëm gjatë një aksioni policor në Prizren, humb jetën një polic plagosen dy të tjerë

Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e kësaj të enjteje.

22:03
Top Story/ Rrëfimet tronditëse të muxhahedinëve: Jemi burgosur dhe rrahur në një qeli 1 m2

Grupi i xhirimit i ndodhur në kampin Ashraf takoi disa muxhahedinë që i kanë provuar në trupin e tyre ato tortura. Ata tregojnë ekskluzivisht për Top Story, dëshmitë e tyre tronditëse. Për ti kuptuar më mirë këto dëshmi, duhet të tregojmë paralelisht se çfarë ndodhi pas revolucionit islamik.

22:00
FOTO/ Vrau duke goditur me sëpatë 50-vjeçarin, ky është autori i krimit makabër në Korçë

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Top Channel është vrasësi Zamir Topi i cili pasditen e sotme qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

21:51
Tërmeti i fuqishëm, reagon ministria e Mbrojtjes: Deri më tani nuk raportohen dëme

Menjëherë pas tërmetit të pak minutave më parë që tronditi  vendin mbrëmjen e kësaj të marte, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes.

21:45
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Kubë, pritet katastrofa

Një tërmet i madh ka goditur një pjesë të Xhamajkës, thotë Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A.-së, duke dërguar dridhje që kanë goditur ndërtesat dhe kanë shkaktuar evakuime deri në Miami, FLorida.

21:31
VIDEO/ Qytetarët dalin në rrugë pas tërmetit

Një tërmet i fuqishëm sapo ka rënë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.

21:25
Tërmeti/ Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra. Në Durrës njerëzit dalin nga shtëpitë

Një tërmet i fuqishëm sapo ka rënë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.

21:17
Tronditet Tirana, dy tërmete të fortë

Dy tërmete të fuqishëm sapo kanë rënë tani në Tiranë, lëkundja e parë ka qenë mjaft e fortë.

21:13
Fiks Fare/ Qeveria premtoi vaksinat e gripit  falas, Kuçova nuk ka  

Fiks Fare denoncoi veprimet e institucioneve të shëndetësisë, të cilat nuk kanë çuar në Kuçovë dozën e mjaftueshme të vaksinave kundër gripit. Për pasojë, të moshuarit enden në dyert e poliklinikave dhe spitaleve për të bërë këtë vaksinë, por deri më tani vetëm disa prej tyre e kanë bërë. Personeli mjekësor ka “ngritur duart lart”, pasi në qytetin e naftëtarëve kanë shkuar vetëm 30 vaksina, ku fillimisht është vaksinuar dhe stafi i qëndrës shëndetësore  dhe ato që kanë ngelur i kanë bërë pacientët me 3 diagnoza.

21:09
Me muskuj barku dhe seksi, ylli i reality show pasi humbi 13 kg!

Me muskuj barku dhe seksi, Alexandra Cane i ka “djegur” në mënyrën më të mirë të mundshme 13 kg e tepërt në trupin e saj.