Demokracia në botë, pakënaqësia në nivel rekord

29/01/2020 11:32

Pakënaqësia me demokracinë në vendet e zhvilluara është në nivelet më të larta në thuajse 25 vite, sipas kërkuesve të universitetit të Kembrixhit.

Akademikët kanë analizuar atë që ata thonë se është baza më e madhe e të dhënave mbi sjelljet kundrejt demokracisë, e bazuar në 4 milionë njerëz në 3500 vëzhgime.

Britania e madhe dhe shtetet e bashkuara, kanë nivele veçanërisht të larta pakënaqësie.

“Në të gjithë globin, demokracia është në gjendje agonie”, totë autori i raportit Roberto Foa.  Studenti i qendrës për të ardhmen e demokracisë në universitetin e kembrixhit, ka studiuar këndvështrimet mbi demokracinë që nga viti 1995 me shifrat për 2019 që tregonin se proporcioni i të pakënaqurve është rritur nga 48 në 58 për qind, niveli më i lartë i regjistruar.

“Ne zbuluam se pakënaqësia me demokracinë është rritur me kalimin e kohës dhe po arrin një rekord të kohërave, veçanërisht në vendet e zhvilluara” tha Foa. Kërkimi që mbulon 154 shtete të botës, është bazuar tek anketimi i njerëzve të cilët u pyetën se sa të kënaqur apo të [pakënaqur ishin me demokracinë në vendet e tyre. Të dhënat për disa vende datonin që nga vitet 1970 dhe shihej një kënaqësi në rritje me demokracinë në dekadat e fundit të shekullit të shkuar.  Kjo ishte era e kolapsit të komunizmit në europën lindore dhe qendrore. Por gjatë dekadës së shkuar, tendenca ndryshoi në drejtim negativ me pakënaqësinë në rritje.

Top Channel