Top Story/ Zyrtari më i lartë i kampit Ashraf në Shqipëri: Ju tregoj regjimin e egër të Iranit

28/01/2020 22:14

Zoti Mehdi Bahrei është zyrtari më i lartë i kampit Ashraf në Shqipëri. Kjo është hera e parë që ai flet për një televizion shqiptar. Ai shprehet se njerëzit që i kanë lyer duart më gjak në masakrën e vitit ‘88, regjimi i Iranit i ka shpërblyer në postet më të larta shtetërore.

“Ata që morën pjesë në atë masakër, tani janë zyrtarë të lartë të regjimit. Duke përfshirë një krimineli të quajtur Ibrahim Reisi. Ai ishte përgjegjës në këtë masakër dhe tani drejton sistemin gjyqësor iranian”, tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë.

Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun.

“Kur ishim në Irak, pas luftës, statusi jonë ligjor ishte ai i personave të marrë nën mbrojte. Deri në fillim të vitit 2009, përgjegjësinë për mbrojtjen tonë e kishte Amerika”, tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë.

Në vitin 2009 trupat Amerikane filluan të tërhiqeshin nga Iraku. Kampin e muxhahedinëve tani do ta kishte në administrim qeveria irakene. Ky ishte një problem i madh. Sepse qeveria e re e Irakut ishte pothuajse nën urdhrat direkte të regjimit Iranian.

“Kur mbrojtja jonë u kaloi irakianëve, qeveria e Irakut kontrollohej nga regjimi iranian. Pastaj, Kasem Sulejmani, ishte komandanti i forcave Qud, dhe qeveria irakiane, një kukull e qeverisë së Iranit, nisi t’i shtypë muxhahedinët”, tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë

Top Channel