E shtunë, 09 Maj 2020
14:46
Veliaj: Normalisht që gazetarë, nuk do marrim veterinerë për të shpjeguar se si funksionon ujësjellësi

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishte në ujësjellin e Bovillës ku po po bëhet një investim që dyfishon prurjet e ujit.

14:46
Lajme të mira për trajnerin Setien, gjendja fizike e lojtarëve më e mirë se pritshmëritë

Gjendja fizike e futbollistëve të Barcelonës është që tani në 40–45% të kapacitetit ideal dhe duke patur parasysh pritshmëritë e trajnerëve, që i prisnin lojtarët në momentin e grumbullimit pranë një rendimenti afërsisht 30 apo 35%, natyrisht situata në horizont duket shpresëdhënëse.

14:33
Shokon ylli i Harry Potter: Doja që Boris Johnson të vdiste!

Miriam Margolyes i la pa fjalë ndjekësit e talk show-t “The Lest Leg” që tani transmetohet online me deklaratën e saj se kishte dashur që kryeministri britanik, Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi gjatë betejës së tij më sëmundjen vdekjeprurëse.

14:22
Fotot nga protesta sot te sheshi “Skënderbej”/ Momentet e tensionimit të Shoqërisë Civile, një grua transportohet me ambulancë

Protesta e dytë e shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” është shoqëruar sot me tensione dhe me ndalime në Polici.

14:17
Meta takim me Ambasadorin Soreca: Shqipëria, një vend kandidat i BE, thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, në ditën e sotme, që është Dita e Europës.

14:11
​COVID-19 ka prekur edhe mediat, kërkohet mbështetje nga Qeveria

Rreth 98 për qind e mediave në Kosovë kanë deklaruar se pandemia COVID19 kanë ndikuar në funksionimin e tyre si biznes, kurse rreth 3 përqind prej tyre thonë se koronavirusi nuk ka ndikuar deri tani në funksionimin e tyre.

14:05
Veliaj reagon pas qëndrimit të Metës: Po për kostumet e Ndrek Lucës dhë bobinat me zërin e Kadri Roshit që po mbahen peng, do reagoni?

Qëndrimi i Presidentit Meta pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj.

14:03
Rama për tonet mes kundërshtarëve në takimet e mbyllura: Do thoshit uau, politika shqiptare të arrijë deri këtu?

Kryeministri Edi Rama, pyetur për klimën politike në vend mes kundërshtarëve, ka përsëritur sot se sikur tonet dhe cilësia e dëgjueshmërisë edhe për të mos rënë dakord në takimet e mbyllura të ishte ashtu edhe në publik, njërezit do të habiteshin.

14:02
Sëmundjes po i bie fuqia? Itali, të infektuarit nuk vijnë më…

“Të sëmurët tani janë shumë ndryshe nga ata të tre apo javëve më parë, vazhdojnë të zvogëlohen shifrat në terapitë intensive dhe po mbërrijnë gjithmonë e më pak njerëz në gjendje të rëndë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo e Milano, por edhe në Romë e Napoli”.

13:57
“Do ishte vetëvrasje”/ Rama: Nëse mbase 18 majit…

Kryeministri Edi Rama tha se nga e hëna karantinimi i të riatdhesuarve nuk do kryhet më në hotele por në shtëpi, duke zbatuar në mënyrë strikte rregullat.

13:52
Zemëron “mbretërorët”/ Dokumentari i Princeshë Dianës zbulon sekrete të mëdha …

Për familjen mbretërore britanike, këto ditë thjesht nuk ka qetësi.

13:43
Ministri gjerman e pranon: Europa nuk ishte e përgatitur për epideminë!

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Europa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

13:42
Integrimi/ Rama: Gati të ulem në tryezë me Metën dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama tha se për të vijuar në rrugën e anëtarësimit në BE, ai është i gatshëm t’i çojë një mesazh uniteti kombëtar Brukselit dhe të ulet me palët politike në vend.

13:38
“Muri shqiptar”/ Vlerësime spanjolle për futbollistin Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në futbollin italian teksa disa klube me në krye Interin kërkojnë mbrojtësin shqiptar.

13:32
“Për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur”/ Rama: S’janë para që vijnë me valixhe, por…

Kryeministri Edi Rama mbajti në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE për ditën e Europës.

13:30
Veliaj reagon pas qëndrimit të Metës duke cituar një shprehje tironce: “Graj gamorin tat”

Qëndrimi i Presidentit të Republikës pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

13:24
Rruga drejt BE/ Rama zbulon emrin: Ja kush do jetë kreu i grupit negociator

Zef Mazi do jetë krye negociatori që do udhëheqë procesin për integrimin e vendit në BE.

13:23
Qentë po bëheshin ushqim për njerëzit, ja si u zbuluan (FOTO)

Me dhjetëra qen, të rritur për t’u kthyer në ushqim për njerëzit, janë shpëtuar nga një fermë në Hongseong, në Korenë e Jugut, nga shoqata Humane Society International.

13:09
FOTO/ Artistja e paralizuar pikturon imazhet e Messit dhe të Ronaldos

Quhet Fateme Hamami dhe është një artiste iraniane e paralizuar, por kjo nuk e ka penguar atë që të realizojë portrete fantastike dhe mes tyre përfshihen ato të 2 yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vepra të cilat ajo i postoi në Instagram dhe që shumë shpejt bënë xhiron e botës.

13:04
Basha: Rama vendos interesat e 5 oligarkëve, me të cilët mbush xhepat, para interest të shqiptarëve

“Jemi në këtë situatë të pandemisë ekonomike, sepse gjatë këtyre 7 viteve, buxheti i shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të cilat janë rritur nga viti në vit nuk kanë shkuar as për të stimuluar ekonominë, as për të mbështetur biznesin, as për të mbështetur eksportin apo teknologjinë e informacionit, apo teknologjitë e reja që stimulojnë vende pune, as për të stimuluar investimet e huaja në vend, por kanë shkuar për një grusht oligarkësh dhe PPP-rash”, kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha në diskutimin e sotëm me gazetarët.

12:58
“Jemi në pandemi ekonomike”, Basha: Qeveria varfëroi edhe më shumë njerëzit

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët u fokusua në ekonominë e vendit.

12:50
Presidenti Meta për çështjen e “Teatrit Kombëtar”: Nëse nuk ka reflektim, padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

12:39
Godina mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

Prej tre vitesh, Teatri Kombëtar është bllokuar nga një grupim aktivistësh, të njohur si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët janë kundër ndërtimit të një Teatri të ri. Gjatë kësaj kohe, institucioni i teatrit dhe aktorët e tij janë zhvendosur tek ArTurbina për vënien në skenë të shfaqjeve, por pa mundur të marrin në dorëzim inventarin e materialeve me vlerë historike për Teatrin Kombëtar.

12:31
Çifti australian po e kalon izolimin nga pandemia, në Shqipëri

Australianët Kim dhe Steve, po e kalojnë pandeminë në ujërat shqiptare.

12:30
“Teatri Kombëtar”/ Basha: Kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë disa akuza kundër qeverisë për menaxhimin e situatës.

12:26
Mbledhja mes përfaqësuesve të FSHF dhe Komitetit Teknik, dalin detajet

Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë në mbledhjen e zhvilluar me përfaqësuesit e FSHF e ka pasur në vëmendje të diskutimeve strategjinë e lehtësimit të masave, për aktivitetet sportive, jo vetëm futbollin, si një element shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor.

12:17
Sezoni veror po afron! Një tjetër shëtitore do të ndërtohet në Shëngjin, ja projekti i Bashkisë së Lezhës

Këtë verë Shëngjini do të ketë edhe një tjetër shëtitore që do të zgjatet në drejtim të Kunes.

12:14
Punëtorin e një firme interneti e zë korenti gjatë punës dhe humb jetën/ Kolegu përpiqet ta dërgojë në spital, por rrugës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

12:05
Po ndodh!/ Qytetarët protestojnë sërish kundër masave të qeverisë në sheshin “Skënderbej”

Sërish protesta në sheshin “Skënderbej”.

12:04
Kina ofron mbështetje për Korenë e Veriut, në parandalimin e pandemisë

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke ofruar mbështetje për të forcuar reagimin e vendit ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftojnë mediat kineze.

11:51
Video/ Policia u prish ‘festën’ plazhistëve në Shëngjin

Bregdeti i Shëngjinit u mbush me pushues këtë të shtunë duke përfituar nga koha me diell.

11:50
Basha bashkëbisedim me ambasadorin Soreca: Mbështetja e BE, jetike për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkë-bisedim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet një video konferencë.

11:26
Kaos në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump merr lajmin se…(FOTO)

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus. Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

11:22
Fotot/ Nis puna për të miratuar protokollin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve

Grupi i punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Federatës së Futbollit ka nisur mbledhjen për të miratuar protokollin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve.

11:19
OBSH: Covid-19 mund të luftohet si lija para 40 vjetësh!

Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lijës 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar koronavirusin.

11:15
Tmerri në Brescia, burri vret gruan para fëmijëve të vegjël

Një burrë 40 vjeçar vrau gruan e tij me thikë në shtëpi para tre fëmijëve të tij, të cilët janë midis dy dhe 15 vjeç, në Milzano (Brescia).

11:03
Covid-19/ Vetëm 6 raste të reja, mbi 70 për qind të shëruar

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

11:00
Organizoi grumbullim fermerësh në kohë pandemie, procedohet penalisht Ervin Salianji dhe 5 të tjerë

Në kundërshtim me masat e vendosura nga organet shtetërore në parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë proceduar penalisht 6 shtetas të cilët kanë organizuar grumbullime të jashtëligjshme.

10:51
Covid-19 krijoi përçarje midis SHBA dhe Kinës/ Mund të duhet një gjeneratë e tërë për ta rregulluar…

Koronavirusi ka marrë jetë njerëzish si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Kinë.

10:48
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 54-vjeçari nga Kukësi

Policia e Kukësit ka vënë nën pranga një 54 vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

10:32
Testet sëmurin me Covid vullnetarët, shpërthejnë polemikat!

Procesi i testimit gjatë të cilit vullnetarët infektohen qëllimisht me Covid-19 mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila ka nxjerrë udhëzime të reja se si kjo qasje mund të justifikohet nga pikëpamja etike, pavarësisht rreziqeve të mundshme për pjesëmarrësit.

10:28
Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ Meta: Çdo vendim, jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit të së drejtës

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me çështjen e “Teatrit Kombëtar”, trualli i të cilit i ka kaloi me një vendim qeverie Bashkisë së Tiranës.

10:27
Konfirmohet, disa lojtarë të Milanit me koronavirus

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka dhënë një intervistë të gjatë për VarRoom.

10:23
Aty ku e bëjnë ligjin gratë… Ka festë në fshatin e vajzave, pas 10 vitesh vjen në jetë një djalë

Kishte 10 vite që në fshatin Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, por më në fund banorët e fshatit janë gëzuar pas lindjes së një djali.

10:20
Manastirliu publikon planin e masave pas 11 Majit: Çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data11 maj deri në 1 qershor.

10:08
Momentet që u “fshehën”/ Gruaja e Erdogan xheloze për Merkel (FOTO)

Angela Merkel është padyshim një prej lidereve më të sukseshme dhe të dashura në Europë. Pëkushtimi i saj dhe zhvillimi i fuqishëm i ekonomisë gjermane janë meritë e gruas së hekurt të Europës.

10:07
Imazhet e papërsëritshme/ Në ‘zemër’ të stuhive të Jupiterit

Jupiteri është i njohur për stuhitë e tij masive, por të përpiqesh të shohësh brenda tyre kërkon punë ekipi nga anija kozmike Juno, Teleskopi Hapësinor Hubble dhe teleskopi Binjakët e Veriut me bazë tokësore në Hawai.

10:02
Arrin majat! Loredana shënon super sukses me këngën e fundit dedikuar… ish-partnerit

“Nicht verdient” titullohet kënga më e re e artistes Loredana, në bashkëpunim me Capital Bra, e lancuar vetëm pak ditë më parë dhe mesa duket ky produksion muzikor është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, por jo vetëm.

09:55
Plagosi dajë e nip në Mamurras, lihet në burg autori

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur në Mamurras pak ditë më parë.

09:50
Kina do të reformojë sistemin për parandalimin e sëmundjeve

Kina do të bëjë reforma në sistemin e saj për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, për të adresuar dobësitë që janë shfaqur nga përhapja e koronavirusit të ri, thanë zyrtarët.

09:49
Nuk ndalet miliarderja 21-vjeçare, ja blerja e madhe që bëri (FOTO)

Kylie Jenner është e pandalshme. Vetëm disa ditë pasi e bleu vilën luksoze prej 1.788 metër katrorë në Holmby Hills të Los Angelesit në vlerë prej 36.5 milionë dollarësh, miliarderja ka blerë një pronë të re.

09:37
Kërcënimi ekstrem nga pasojat e Coronës, DW: BE ndodhet para provës më të madhe

70 vjet më parë, ministri i Jashtëm francez krijoi me planin e tij një nga themelet e unitetit të sotëm evropian. Por pandemia e Coronës dhe pasojat e saj e kërcënojnë atë në mënyrë ekstreme, thotë Bernd Riegert.

09:31
Sot riatdhesohen 150 persona nga SHBA-të në Kosovë

150 persona do të kthehen sot rreth orës 13:30 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Ata sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit, ku do të qëndrojë vetëm 7 ditë.

09:28
Rekord i zi për Brazilin: 751 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Brazili konfirmoi një shifër rekord prej 751 viktimash në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19.

09:28
Ndërsa gjithë vëmendja është tek pandemia, ekspertët japin një tjetër alarm: Ne e kemi vetë në dorë…

Rreth 100 shkencëtarë janë të bindur se rritja mesatare globale e nivelit të detit do të jetë shumë më e lartë sesa parashikohet nga Këshilli Botëror i Klimës.

09:25
Dita e Evropës/ Meta mesazh Presidentit të KE: Mirënjohës për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit dhe përgjigjen ndaj pandemisë

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

09:19
Rama poston videon: Gëzuar Ditën e Europës

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Europës duke postuar një video në faqen e tij.

09:11
Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet, Brukseli: Shtetet anëtare të lënë në fuqi kufizimet për kufijtë deri në…

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

09:09
Miratohet testi që gjen koronavirusin në një kohë shumë të shkurtër, 100% saktësi

Autoriteti amerikan që dekreton medikamentet (FDA) ka miratuar testin e parë që përdor sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR që mund të gjejnë koronavirusin.

09:09
Ruçi përshëndet Ditën e Europës: Qasja e BE ndaj Ballkanit Perëndimor, jo thjesht politikë zgjerimi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti sot 9 Majin, Ditën e Europës. Në mesazhin e tij kryeparlamentari Ruçi shprehet se qasja e BE ndaj Ballkanit Perëndimor, nuk është thjesht politikë zgjerimi, por rikthimi i ballkanasve në shtëpinë e tyre.

09:04
Hipokrati, sonte në 17:30 në Top Channel

Bota po nis bashkëjetesën me Covid- 19!

09:01
Historia përsëritet, pandemitë e tmerrshme që kanë kërcënuar njerëzimin çdo 100 vjet

Çdo njëqind vjet, duket se ka një pandemi të madhe; murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi spanjoll në vitin 1920 dhe tani koronavirusi.

08:52
Britania vendos rregullin e fortë: Kush hyn në vend, 14 ditë karantinë!

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus. Një masë e tille duket se do të jetë pjesë e planit të Boris Johnson për hapjen e vendit, të cilin do ta njoftojë në fundjavë.

08:46
Pamje të rralla nga Lufta e Dytë Botërore/ 75-vite nga Dita e Fitores mbi Nazizmin!

Vendet në gjithë Evropën shënuan 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

08:34
Rangnick dhe Milan gjithmonë e më pranë, gjermani pranon dëshirën për pankinën kuqezi

Ralf Rangnick dhe Milan janë dy emra që në muajt e fundit janë shkruar shpesh herë pranë njëri-tjetrit.

08:21
Mbi 50 shqiptarë të vdekur nga COVID-19 në SHBA, amaneti i fundit ishte …

Mbi 50 shqiptarë kanë humbur jetën deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në SHBA me anë të një statusi të bërë në rrjetet sociale.

08:10
Mbi 4 milionë të infektuar në mbarë botën, ja kush janë vendet më të prekura nga Covid-19

Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 276,253, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 4,014,500 dhe numri i të shëruarve në 1,387,259, në të gjithë botën.

08:02
Shifra të frikshme! Shkon në mbi 4 milion numri i rasteve me Covid-19

Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 14 mijë e 436. Numri i të vdekurve ka shkuar në 276 mijë e 251 persona.

07:56
Pse Serbia dhe Maqedonia e Veriut po e kalojnë më lehtë krizën, ndërsa Shqipëria pritet të bjerë me 5%

Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke mbajtur borxhin e lartë, çka e bën sot më të brishtën përballë krizës së COVID-19.

07:41
Son e përfundon me sukses misionin, vlerësohet si ushtaraku më i mirë!

Heung-min Son e përfundon me sukses misionin e tij në bazën e marinës në ishullin e Jeju në Korenë e Jugut. Pas 3 javësh shërbim me forcat e armatosura detare sulmuesi i Tottenham do të kthehet në Angli aty ku klubi i tij Tottenham Hotspur po e pret krahëhapur.

07:25
Luka Jovic i pafat, dëmtohet në shtëpi dhe mbetet dy muaj jashtë fushave

Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 u shërbeu shumë futbollistëve të dëmtuar në mbarë globin, që të rikuperohen dhe të jenë të gatshëm për “maratonën verore” që pritet të zhvillohet për të përfunduar sezonin 2019-2020.

07:07
Temperatura deri në 27 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e diel moti do të jetë i kthjellët.

06:55
Hithra, karrotë dhe mollë, për një mëngjes plot energji

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve. Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve. Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt.

06:42
Vlerat e mrekullueshme të çajit të frutave të pyllit

Frutat e pyllit janë unike në shije dhe vlera, por bashkimi i tyre, si gjithmonë sjell fuqinë maksimale për organizmin. Nëse konsumoni boronica, luleshtrydhe, trëndafil të egër, manaferra dhe boronica të kuqe, vlerat shëndetësore të tyre do të shumëfishohen në të mirën e shëndetit tuaj. Përfshirja e frutave të pyllit në ushqimet tuaja është një metodë mjaft e mirë dhe e zgjuar për të parandaluar sëmundjet dhe përmirësuar shëndetin. Shkencëtarët kanë shumë të drejtë kur i klasifikojnë këto fruta si super ushqime, sepse ato janë të pasura me ushqyes, antioksidantë, fibër, vitaminë C dhe folat.

06:29
Vaj ulliri për flokë të shëndetshëm e plot shkëlqim, ja si ta përdorni

Stresi, solucionet e ndryshme të larjes, mungesa e vitaminave e shumë faktorë të tjerë, lënë pasoja tek shëndeti i flokëve. Nevoja për rimëkëmbjen e tij detyron konsumatorin të kërkojë zgjidhje nëpër trajtime të shtrenjta estetike duke anashkaluar një zgjidhje shumë të mirë që gjendet në kuzhinën e gjithësecilit prej nesh.

06:14
Çaji i dafinës me kanellë për rënien e shëndetshme nga pesha

Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt. Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e dëmtojnë organizmin. Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofron një rënie të shëndetshme nga pesha. Për më tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.

05:55
Koronavirusi, zëdhënësja e nënpresidentit Pence rezulton pozitive

Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin. Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e zotit Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller. Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.

05:24
SHBA: 20 për qind e fuqisë punëtore, e papunë

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 14.7 për qind, teksa pandemia me koronavirus vazhdon të dëmtojë ekonominë. Vetëm në muajin prill, 20.5 milionë persona janë regjistruar si të papunë tek autoritetet.

04:49
Zbulimi i origjinës së koronavirusit “mund të marrë një vit”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjetja e origjinës së koronavirusit mund të marrë të paktën një vit. Duke folur nga Gjeneva gjatë të premten, një ekspert i OBSH-së për viruset që përhapen nga kafshët, ka thënë se të dhënat e marra kanë drejtuar kërkimet te lakuriqi, si burim kryesor dhe më pas te disa kafshë tjera si bartëse.

04:17
Koronavirusi lë në hije ngjarjet për Ditën e Fitores në Evropë

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

03:50
Shkencëtarët: Testet për antitrupa nuk provojnë imunitet nga COVID-19

Administrata federale e Shteteve të Bashkuara ka sinjalizuar probleme serioze me testet për antitrupa kundër koronavirusit. Sipas raporteve në treg aktualisht qarkullojnë mbi 150 teste dhe shumë prej tyre japin rezultate fallso. Administrata njoftoi rregullore më strikte këtë javë për kompanitë që prodhojnë këto teste. Siç njofton kolegia Ardita Dunellari, ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se testet e antitrupave nuk duhet të përdoren si garanci mbrojtëse nga koronavirusi.

03:20
Dy arrestime pas vrasjes së një afrikano-amerikani në Xhorxhia

Autoritetet e Xhorxhiasë arrestuan një burrë të bardhë 64 vjeç dhe djalin e tij 34 vjeçar të enjten dhe ndaj tyre u ngritën akuza për vrasje. Ata akuzohen se kanë ndjekur me makinë dhe kanë qëlluar për vdekje një afrikano-amerikan pasi e gjetën atë duke vrapuar në lagjen e tyre.

02:45
Nënpresidenti Pence bisedon me udhëheqës fetarë për “grumbullime të përgjithshme”

Nënpresidenti amerikan Mike Pence shkoi në Des Moines të Ajovas të premten, për t’u takuar me udhëheqës fetarë dhe për të diskutuar me ta për rihapjen “e përgjegjshme” të shërbimeve fetare për publikun, në një tryezë të rrumbullakët që u mbajt në Kishën Presbiteriane Westkirk në Urbandale. “Është e rëndësishme që ndërsa rihapim Amerikën, të forcojmë themelet e këtij vendi”, tha zoti Pence.

02:21
Befason Trump: Covid-19 do të zhduket vetë, pa vaksinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar totalisht retorikën e tij në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Më herët Trump po luftonte që SHBA të ishte e para që do krijonte vaksinën ndaj virusit vdekjeprurës, ndërsa tani ai i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij.

01:52
Paralajmërimi suedez/ Të gjithë do të sëmuren po aq sa ne kur të heqin karantinën

Një nga ekspertët më të mirë të virologjisë në Suedi i ka dalë në mbrojte strategjisë së shumëdiskutuar të vendit që zgjodhi të mos izolohej si gjithë të tjerët për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

01:30
Parashikoi pandeminë në 1994/ Flet shkrimtarja: Ja çfarë do të ndodhë më tej

Në librin e saj 750 faqesh të botuar në 1994-tën, shkrimtarja Laurie Garrett parashikonte një pandemi të tmerrshme, hija e së cilës do të binte mbi të gjithë botën, duke mbjellë kaos në çdo vend.

01:04
Nadal “thumbon” Djokovic: Vaksinimi? Rregullat janë njësoj për të gjithë

Rafael Nadal thumbon rivalin e tij të përjetshëm Novak Djokovic. Tenisti i famshëm spanjoll këmbëngul në bindjen e tij se numri 1 i botës duhet patjetër t’u nënshtrohet rregullave njësoj si gjithë të tjerët, duke saktësuar se tenisti nga Serbia duhet të bëjë vaksinën e virusit COVID-19 kur të gjendet zgjidhja për pandeminë që ka shkaktuar koronavirusi, atëherë kur gjërat të rikthehen në normalitet dhe takimet në ATP Tour të vijojnë sipas kalendarit, gjithmonë nëse Nole është i interesuar për të vazhduar këtë sport.

00:49
Hiqen kufizimet në zonat e gjelbra, çerdhet dhe kopshtet mund të hapen nga 1 qershori

Nga e hëna lehtësohet lëvizja dhe hiqen kufizimet në zonat e gjelbra të vendit, por ndalimi i qarkullimit do te vijojë i rreptë në zonat e kuqe ku hyn Tirana, Durrësi, Fieri, Kruja, Kurbini dhe Shkodra.

00:37
PSG kërkon skonto për Icardin, fut edhe një futbollist në marrëveshje

Paris Saint Germain duket e bindur për të blerë përfundimisht Mauro Icardin, por duke parë edhe krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ka kërkuar nga Interi një ulje të pretendimeve ekonomike.

00:13
Zidane do mbrojtësin e Leipzig, Reali ofron 40 milionë euro për kartonin e tij

Zinedine Zidane po tenton të transferojë në radhët e Realit të Madridi, Dayot Upamecano, qendërmbrojtësin e Laipzig, megjithatë për të siguruar shërbimet e tij do të jetë disi e vështirë, pasi për mbrojtësin interesohet edhe Bayerni i Mynihut.

E premte, 08 Maj 2020
23:56
Kosovë, vetëm 1 rast i ri me Covid-19, shërohen 61 pacientë

Në Kosovë është shënuar vetëm një rast i ri me Covid-19 duke e çuar numrin në total në 862 raste. Rasti i ri është shënuar në Prishtinë. Sipas IKSHPK sot janë shëruar 61 pacientë.

23:38
Pjanic drejt Barcelonës, boshnjaku i thotë “po” blaugranave!

Nëse ky sezon i Serie A do të rifillojë Miralem Pjanic me shumë gjasa do të luajë ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Mesfushori boshnjak i cili ishte ndër të huajt e parë që u kthye në Torino pas emergjencës së koronavirusit është i destinuar të largohet nga bardhezinjtë për të provuar një aventurë të re.

22:48
Turqia përparon drejt vaksinës kundër COVID-19

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, tha se shkencëtarët turq kanë arritur në fazën e eksperimentimit tek kafshët për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

22:47
SHBA/ Ndërron jetë nga koronavirusi 5 vjeçari

Një djalë pesë vjeçar në Nju Jork, raportohet se është fëmija i parë në këtë shtet që humb jetën nga një gjendje e rrallë inflamatore, që besohet të jetë e lidhur me koronavirus. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, komunikoi lajmin e hidhur me anë të një konference shtypi. Mjekët në Spitalin e fëmijëve “Mount Sinai Kravis”, vend ku vogëlushi ishte i shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus, konfirmuan vdekjen, por nuk dhanë ndonjë informacion shtesë.

22:43
Rangnick dhe Milan gjithmonë e më pranë, gjermani pranon dëshirën për pankinën kuqezi

Ralf Rangnick dhe Milan janë dy emra që në muajt e fundit janë shkruar shpesh herë pranë njëri-tjetrit. Në disa çaste kanë që pranë dhe në momente të tjera kanë që të distancuar, së fundmi ka menduar vetë Rangnick që aktualisht mbulon rolin drejtori teknik në departamentin të zhvillimit të futbollit në kompaninë “Red Bull”, për ta afruar sërish emrin e tij me kuqezinjtë.

22:38
Ndryshime në rregulla/ Futboll me 5 zëvendësime, nis Koreja

Futbolli pas pandemisë do të ketë rregulla të reja edhe pse të përkohshme.

22:25
​Mustafa: Kurti e shkarkoi veten, Osmani nuk po e respekton LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se grupi i LDK-së ka dhënë mjaft argumente që duhet t’i ketë Gjykata Kushtetuese për të drejtën qeverisëse por do ta respektojnë çdo vendim të gjykatës.

22:19
Pamje të rralla nga Lufta e Dytë Botërore/ Brenda luftës më të përgjakshme në histori

Vendet në gjithë Evropën shënuan sot 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

22:10
Përdhunuesi serial i më shumë se 20 grave kërkon lirim nga burgu prej koronavirusit

Një përdhunues serial që ka pranuar sulmet ndaj të paktën 20 grave, po bën apel për t’u liruar nga burgu prej epidemisë së koronavirusit.

22:10
Deputetët, punë pak e paga shumë

Plot 775 mijë e 864 euro kanë marrë paga dhe kompensime deputetët e Kuvendit të Kosovës për muajt mars dhe prill të këtij viti, ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës për Radion Evropa e Lirë.