Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 54-vjeçari nga Kukësi

09/05/2020 10:48

Policia e Kukësit ka vënë nën pranga një 54 vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi L.K., kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Njoftimi i plotë:

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit Trafikut Interurban dhe Urban Kukës, në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 54 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin Kukësit, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ku pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi L.K., kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara, në masë 0.74 mg/l , si dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr.3 datë 15.03.2020.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”.

Top Channel