E martë, 23 Mars 2021
08:17
Përdhunimi i “Julies” shkakton indinjatë në Francë

Një e re me pseudonimin Julie akuzon disa zjarrfikës se e kanë përdhunuar kur ka qenë ende fëmijë. Vendimi i që pritet të merret nga gjykata do të krijojë një rast precendence.

08:12
DW: BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon për momentin furnizimet me vaksina për vendet më të varfra. Për shkak të mungesës së vaksinës në vendet e BE ka një presion shumë të madh të brendshëm.

08:07
Qeveria e re përballë sfidave urgjente

Adresimi i çështjes së pandemisë së Covid-19 dhe pasojave të saj, si dhe rimëkëmbja ekonomike, janë sfidat që kërkojnë përgjigje urgjente të Qeverisë së re të Kosovës, gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Jeta Krasniqi dhe Rrahman Paçarizi.

07:58
Shqipëria, me nivelet më të larta të diabetit në Europë, e rrezikuar nga Covid-19

Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit.

07:27
Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:58
SHBA, kompanitë ajrore i kërkojnë qeverisë udhërrëfyes për të rihapur kufijtë këtë verë

Të hënën kompanitë kryesore ajrore amerikane dhe ato të udhëtimit i kërkuan qeverisë të hartojë një plan për të rihapur këtë verë kufijtë ndërkombëtarë, duke e marrë të mirëqenë se vaksina kundër COVID-19 dhe numërimi i rasteve do të vazhdojnë të kenë prirje pozitive.

06:32
SHBA, ligjvënësi publikon foto të ambienteve ku mbahen fëmijët migrantë

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur për javë të tëra të mos lejojë publikimin e imazheve si ato që u publikuan të hënën ku shfaqeshin fëmijë migrantë në paraburgim në kufirin amerikan duke fjetur mbi qilima, mbuluar me batanije prej alumini, ndarë me qese plastike, në disa grupe.

06:06
Sulm me armë në Kolorado të SHBA-së, 10 të vdekur

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor duke vrarë 10 persona. Mes viktimave është edhe një oficer policie.

05:30
Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut

Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë. Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh. Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

05:15
Zbuloni si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.

03:45
Prag lufte në brigjet e Turqisë? 14 flota detare mësyjnë në Detin e Zi

14 flota të gjendura papritur në Detin e Zi, kanë bërë që mediat turke të japin raportin se shpërthimi i një lufte ka shumë gjasa të ndodhë.

03:13
Origjina e COVID-19/ Shkencëtarët i shtrijnë kërkimet përtej Kinës

Shkencëtarët që po studiojnë origjinën e virusit që shkakton COVID-19ën dhe treguesit për të parandaluar pandeminë e ardhshme, thonë se ekziston më shumë evidencë për ta zgjeruar kërkimin përtej Kinës dhe në rajonin e Azisë Juglindore.

02:44
Hera parë pas 30 vitesh, BE bie dakord për sanksione ndaj Kinës

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksionet e para kundër Kinës në më shumë se 30 vjet.

02:12
Greqia hap muzeumet/ Vendimi në prag të nisjes së sezonit të ri turistik në vend

Akropoli antik dhe muzeumet e vendet e tjera arkeologjike në natyrë, janë rihapur në gjithë Greqinë, ndërsa vendi përgatitet të rifillojë sezonin e turizmit në mes të muajit maj.

01:57
“BE s’ka nevojë për Sputnik”/ Putin i përgjigjet komisionarit evropian: Është luftë interesash

BE-ja nuk ka nevojë për Sputnik V dhe imunitetin në kontinentin e vjetër mund ta arrijë përmes produkteve europiane, deklaroi komisioneri i tregut të brendshëm, Thierry Breton, i cili drejton task forcën e ekzekutuvit të Bashkimit Europian për vaksinën.

01:36
Merkel “blindon” Gjermaninë/ Kufizimet mund të zgjasin deri në datën 18 prill

Kancelaria Federale gjermane pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.

01:01
67 vota qeverisë “Kurti 2”/ Kurti nga Kuvendi: Prioritet do të jenë pandemia, drejtësia dhe arsimi

Brenda ditës në Prishtinë u konstituua parlamenti i ri që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit, u votua kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe qeveria e re që mori 67 vota pro dhe 30 kundër.

00:52
Rikthehet dimri, moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në Qarkun e Elbasanit

Edhe në qarkun e Elbasanit situata paraqitet e rënduar nga reshjet e dëborës Situata paraqitet më e rëndë në Qafë Thanë ku trashësia e dëborës ka kaluar 50 cm. Aktualisht aksi nacional është i kalueshëm pa përdorimin e zinxhirëve, por shtabet e emergjencave këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, pasi ulja e temperaturave gjatë natës mund të sjellë ngrica dhe për pasojë probleme në qarkullimin e mjeteve.

00:45
Bulqizë/ Bllokohen disa fshatra nga bora, probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në qytet

Reshjet e dëborës, trashësia e cila shkon nga 30 deri në 80 centimetra në zona të thella malore dhe ulja e temperaturave deri në -5 grade, kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët në Bashkinë e Bulqizës. Një situatë e tillë ka bërë që fshatra në zona të thella, kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.

00:29
Reshje bore në veri të vendit, rruga e Kombit mbahet e hapur për kalimin e automjeteve

Edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje bore ku më me intensitet të lartë kanë qenë në zonën e Mirditës.

00:24
Goli i pabesueshëm nga Franca, do ta kishin zili Roberto Carlos e Juninho (pamjet)

Në ndeshjen mes Nantes dhe Lorinet, e vlefshme për javën e 30-të të Ligue 1, u realizua një gol i pabesueshëm, që, pa dyshim, do të garojë për çmimin “Ferenc Pukas” (goli i vitit).

E hënë, 22 Mars 2021
23:58
Frymëmarrje te Interi, tamponët dalin negativë dhe futbollistët u bashkohen përfaqësueseve përkatëse

Te Interi ka frymëmarrje, pasi të gjithë fubtollistët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë edhe në tamponët e kryer ditën e diel. Pas testeve pozitive të D’Ambrossios, Handanovic e së fundi Vecino e De Vrij, në kampin zikaltër ishte krijuar një situatë alarmante dhe për këtë arsye u shty edhe ndeshja e të shtunës me Sassuolon.

23:40
Ibra rikthehet te Suedia: I kam premtuar trajnerit se do jem vendimtar

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te përfaqësuesja e Suedisë pas thuajse 5 vitesh mungesë dhe menjëherë është shfaqur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Janne Andersson, ku nuk i ka kursyer batutat.

23:23
Humbja me Beneventon trondit besimin e drejtuesve ndaj Pirlos

Lamtumira nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-ave dhe dalja nga gara për titull 11 javë para fundit të kampionatit kanë “trazuar” jo pak klimën në kampin bardhezi të Juventusit, që dominonte në Itali prej 9 sezonesh.

23:00
Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Qyno: Autorët nuk kishin konflikt me viktimën apo “shikim shtrembër”

Gazetari Elton Qyno ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit duke thënë se personat e shpallur në kërkim për vrasjen nuk kanë pasur asnjë njohje me viktimën.

22:43
Kikia: Këta që arrestohen në fshatrat e Krujës janë thjesht punëtorë krahu. U shfaroset familja po hapën gojë

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua në Fier dhe një ditë më parë u vu në pranga 37-vjeçari Albert Zaja. Ky dyshohet të jetë vrasës me pagesë, së bashku me tre persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

22:31
CDC, shqetësime rreth një rritje të re të rasteve me koronavirus

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha të hënën se ajo është e shqetësuar se Shtetet e Bashkuara mund të shkojnë drejt një rritje të rasteve me koronavirus të cilat mund të shmangeshin.

22:08
Presionet për Mond Çekiçin/ Qyno: Jam bllokuar që të mos publikoj shkrime. Ja çfarë i ndodhi drejtorit që e arrestoi

Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me presionet që ka marrë për Edmond Çekiçin së bashku me prokuroren dhe drejtorin Lorenc Shehu.

22:04
Fjala ‘mafia’ ndez debatet, Hodaj përplaset me Hajdarmatajn: Ti nuk njeh asnjë prej këtyre?

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është përplasur me zëvendës ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

22:01
Mentor Kikia: Instituti i lartë i vrasjeve është në Fushë Krujë

Gazetari Mentor Kikia ka shënjuar zonën e Fushë Krujës si një vend ku përgatiten vrasësit me pagesë. I ftuar në “Open”, Kikia tha se aty është ndërtuar instituti i lartë i vrasjeve.

21:58
Kikia: Policia të mos fërkojë duart! Përmbaruesi që hyn në burg zëvendësohet të nesërmen

Gazetari Mentor Kikia ka folur në “Open” për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë.

21:49
Vdekje misterioze e deputetes gjermane Karin Strenz pas humbjes së ndjenjave në avion (fotot)

Deputetja e partisë së kancelares Angela Merkel po kthehej nga Kuba, kur avioni i detyrua të bënte ulje emergjence në Irlandë.

21:34
Vrasjet e të fortëve të Durrësit/ Hodaj: Asgjë nuk zgjidhet për një ditë, të gjitha hipotezat rrinë në këmbë

Julian Hodaj, zëvendës ministri i brendshëm ka folur në “Open” në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

21:29
Shpërthimi i Vezuvit vrau banorët e Pompeit brenda in 15 minutave, sugjeron studimi (fotot)

Reja e gazit dhe e tymit përfshiu qytetin romak duke i mbytur banorët brenda disa minutave, sugjeron një studim i ri mbi shpërthimin e vullkanit në vitin 79 p.e.s.

21:29
Pse po vriten të fortët e Durrësit? Kikia në “Open”: Ekspertët e kanë paralajmëruar, janë interesa të mëdha në port

Në emisionin Open në Top Channel, është diskutuar rreth vrasjeve të fundit të ndodhura në qytetin e Durrësit.

21:19
Vrasja e Edmond Çekiçit, gazetari Qyno zbulon dy motivet kryesore që lidhen me ekzekutimin

Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur së fundmi në Durrës, ku u ekzekutua me 38 plumba Edmond Çekiçi.

21:17
Zgjedhjet në Izrael, sondazhet flasin për një garë të fortë

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar fitoren ndaj COVID-19, duke e bërë Izraelin “vendin e vaksinuar”. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme kur izraelitët, me maska të detyrueshme në fytyrë, të hedhin votat për zgjedhjet e së martës.

21:10
A do të ju duhet “pasaporta e vaksinës” për të udhëtuar?

Kompanitë ajrore dhe kompanitë e tjera në industrinë e udhëtimit po mbështesin idenë e të ashtuquajturave “pasaporta të vaksinës”, me qëllim që të rrisin numrin e udhëtimeve në pandemi dhe autoritetet në Evropë mund ta mbështesin idenë e këtyre pasaportave, para sezonit të ri të verës.

21:07
Ibra rikthehet te Suedia: I kam premtuar trajnerit se do jem vendimtar

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te përfaqësuesja e Suedisë pas thuajse 5 vitesh mungesë dhe menjëherë është shfaqur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Janne Andersson, ku nuk i ka kursyer batutat.

20:48
Fiks Fare: Vjedhja e automjetit/ 10 vjet hetime pa rezultat, qytetarit i ngarkohen taksat

10 vjet hetime pa asnjë rezultat, për një automjet të vjedhur i cili “fle” në oborrin e qytetarit që i është lënë në ruajtje.

20:45
Johnson bëhet zemërgjerë: Do të ndajmë miliona doza të AstraZeneca-s

Britania do të ndajë miliona doza të vaksinës së AstraZeneca-s të prodhuara në Holandë, në atë që mediat vendase po e përshkruajnë si një “ofertë e dëshpëruar për paqe me Bashkimin Europian.

20:39
Bilanc tragjik viktimash/ Maqedonia e Veriut, 30 vdekje nga Covid 19

Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc tragjik të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

20:24
Aktivistja feministe vritet nga i dashuri pas postimit ‘Gratë vdesin lehtë në Turqi’ (fotot)

Një vajzë adoleshente, aktiviste e të drejtave të grave, është vrarë me thikë nga i dashuri i saj në Turqi, pasi kishte postuar në rrjetet sociale komentin “Gratë vdesin shumë lehtë”.

20:15
Zgjedhjet/ KQZ zbulon 4 variantet e fletëve të votimit që po diskutohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike 4 versione të ndryshme se si pritet të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

20:13
Lufta për vaksinat/ BE dhe Britania e Madhe përplasen ashpër për AstraZenecan

Ajo ç’ka po ndodh mes BE-së dhe Britanisë për vaksinat e AstraZemecas është një nacionalizëm i pastër vaksinash, ku programet respektive të vaksinimit të popullsive të tyre, duket se qëndron në themel të kësaj lufte të pashembullt.

20:03
“Mos nënvlerësohet asnjë kundërshtar”/ Kualifikueset e botërorit 2022, flasin Ajeti dhe Cikalleshi

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

20:01
Greqia hap muzeumet/ Vendimi në prag të nisjes së sezonit të ri turistik në vend

Akropoli antik dhe  muzeumet e vendet e tjera arkeologjike në natyrë, janë rihapur në gjithë Greqinë , ndërsa vendi përgatitet të rifillojë sezonin e turizmit në mes të muajit maj.

20:01
Ftesë në 5/ Video virale në palestër, Kleoniki Delijorgji sqaron ç’ndodhi: Nuk m’u afrua askush, ja si mora hak!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Kleoniki Delijorgji, e cila foli për herë të parë për videon e publikuar nga palestra teksa tregonte që i kishin ardhur menstruacionet.

19:55
Diplomat e kandidatëve të PS/ Në zonën fituese janë më shumë financierë dhe juristë

Skuadra garuese e PS në zgjedhjet e 25 Prillit ka një larmi fushash nga vinë kandidatët të cilët janë renditur në zonat fituese dhe të objektivit maksimal.

19:54
Votohet Qeveria e re, Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës! 67 vota pro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

19:49
Shembje toke pas shiut/ Durrës, Kodra e Currilave pëson rrëshqitje masive të dherave

Erozioni po përparon me shpejtësi në bregdetin e Durrësit. Në zonën e Currilave, rrëshqitjet masive të dherave nga kodra përfundojnë vazhdimisht në rrugë.

19:48
Emrat/ Plas arma në Durrës, plagoset një person

Top Channel mëson se Alket Buçpapaj është autor i dyshuar i plagosjes në dorë të 25 vjeçarit nga Durrësi A. Tivari. Ngjarja mbrëmjen e sotme ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit.

19:47
Puka e mbuluar nga dëbora/ Përtej vështirësive, janë të shumtë vizitorët

Edhe Puka është mbuluar nga dëbora.  

19:46
‘Disa të vrarë’ në shpërthimin e fuqishëm në zyrat qeveritare në Kinë (pamje të rënda)

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë zyrash qeveritare në Kinë ka vrarë një numër njerëzish, njoftonin sot autoritetet.

19:43
Rikthehet dimri me dëborë/ Reshje dëborë në veri dhe juglindje. Bllokohen zonat e thella

Moti i keq goditi rëndë të gjithë vendin me reshje dëbore që në disa zona u bë shkak për ndërprerjen e qarkullimit.

19:40
Në gjurmë të porositësit të vrasjes/ Jemin Sheraj është i dyshuar si i  pesti i grupit që vrau Behar Sofinë

Në pritje për të siguruar bashkëpunimin e Skënder Vathit, i cili po refuzon statusin e të penduarit të drejtësisë për  vrasjen e Behar Sofisë, prokuroria ka identifikuar një person të pestë, i cili shfaqet në perimetrin e sigurisë pak ditë para krimit.

19:35
Rama në Paris takon Macron/ “Nuk jam njeriu i duhur për të negociuar mes Kosovës dhe Serbisë, jam palë”

Me ftesë të presidentit francez  Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama zhvilloi në Paris një vizitë disa orëshe.

19:27
Njihuni me konkurrentët e rinj të Për’puthen/ Sara “rrëmben” njërin për kërcim

Sajmiri dhe Eltoni, të dy 26 vjeç janë bërë pjesë e Për’puthen.

19:19
Sindi e vendos! Deklarata për Muratin: Je arsyeja përse rri në emision

Sindi ka deklaruar se në emision do të qëndrojë vetëm për Muratin me shpresën se do të përputhen me njëri-tjetrin.

19:15
Lista Serbe: Nuk e mbështesim qeverinë e Kurtit

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, thotë se nuk e mbështet votimin e qeverisë së mandatarit, Albin Kurtit, nga Lëvizja Vetëvendosje.

19:14
Sindi përplaset me Arjanin: Të më heqin bateritë? I kthehet opinionisti: Të pëlqejnë rrugaçët. Je njeri pa ndjenja

Sindi ka folur pa rezerva ndaj konkurrentëve dhe opinionistit të Për’puthen duke i kthyer përgjigje për çdo deklaratë që është bërë ndaj saj.

19:13
Kurti prezanton kabinetin qeveritar

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të zgjedhjet Qeveria e re e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kreun e partisë, Albin Kurtin për postin e kryeministrit. Kurti gjatë paraqitjes së ekspozesë para deputetëve tha se “pandemia mbetet sfida serioze”, duke shtuar se menjëherë do të ketë një plan për të luftuar pandeminë.

19:11
Kurti: Shëndetësia, arsimi dhe drejtësia – përparësi e qeverisë së Kosovës

Parlamenti i Kosovës po debaton në seancë të jashtëzakonshme ngritje e qeverisë së re të Kosovës që pritet të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

19:10
Presidenti Biden përqëndrohet në strehimin e fëmijëve emigrantë në kufi

Me shtimin e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden ndodhet nën presion për krijimin e shpejtë të politikave dhe procedurave që rregullojnë situatën, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët.

19:07
“Ofendimet drejtoja nënës e motrës”/ Mevlani largohet nga emisioni pas debatit me Sindin: Pse ajo do komandojë?

Gjatë puntatës së sotme, Sindi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Mevlanit për shkak të debateve që kanë pasur vazhdimisht me njëri tjetrin.

19:04
Dy të dënuar me vdekje për përdhunimin e nënës para fëmijëve në Pakistan (fotot)

Dy burra janë dënuar me vdekje për përdhunimin e një nëne në Pakistan, para fëmijëve të saj.

19:02
Sindi i sjell pallaskën Julit: Vrite pak mizën. Më gjuaj ose mbyll gojën

Sindi ka reaguar ashpër ndaj Julit duke i dhënë një “pallaskë” për shkak të deklaratës që bëri ai para disa puntatash.

18:40
Romë/ Mbush makinën me benzinë e ikën pa paguar, ‘lë peng’ shokun e dehur (fotot)

Policia e kryeqytetit italian njoftonte dje se një individ me makinën e tij Mercedes ndaloi në pikën e furnizimit në rrugën Jonio (Romë), ku e mbushi plot me benzinë.

18:40
Tension mes Muratit dhe Sindit: Hajde me mua në Turqi! Do largohem…

Murati dhe Sindi kanë debatuar me njëri-tjetrin në takimin e tyre në lidhje me situatat në program.

18:38
Ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë? Rama flet pas takimit me Macron

-Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre?

18:32
Rama flet pas takimit me Macron: 3 pikat kryesore për të cilën diskutuam

Kryeministri Edi Rama pas takimit të sotëm me Presidentin Francez, Macron, ka bërë një prononcim për mediat, duke zbuluar edhe tre pikat kryesore që janë diskutuar.

18:23
Sindi e shkathët dhe provokuese në takim/ Murati ia thotë troç: Nuk kishe zgjedhje tjetër që më zgjodhe mua?

Sindi dhe Murati kanë vijuar takimin e tyre të radhës për të sqaruar situatën mes tyre.

18:21
Milionerja Kylie Jenner kërkon donacione nga fansat për aksidentin e mikut grimier (fotot)

Rrjetet sociale janë mbushur së fundmi me komente ironike pasi Kylie Jenner e cila ka një pasuri prej $900 milionë, ka bërë donacion prej vetëm $5,000 pasi grimieri i saj pasoi një aksident dhe ka nevojë për një operacion emergjent.

18:06
Covid-19/ MSH: 344 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

17:55
52-vjeçari me sindromën Down u përplas nga makina kur po shkonte të blinte bukë/ Vëllai: Qëndroi 24 ditë në koma, është paralizuar, nuk i japin kemp

Një burrë me sindromën Down është aksidentuar në janar të vitit 2020, duke mbetur i paralizuar dhe familja apelon për ndihmë.

17:52
Fillon seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2, zbardhen emrat e ministrave

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2.

17:43
Polici i lartë divorcon gruan kur e pa me tjetrin në protestat e Kongresit të SHBA (fotot)

Një polic i lartë në SHBA raportohet se është divorcuar me gruan, pasi ajo ishte fotografuar me një tjetër burrë në trazirat pro-presidentit Donald Trump në Kongresin e SHBA.

17:42
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani bëhen prindër për herë të dytë: Deshëm, s’deshëm ne të zotët e punës…

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë bërë prindër për herë të dytë.

17:36
Kuqezinjtë grumbullohen në Barcelonë, kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejës

Kombëtarja Shqiptare ka nisur nga Barcelona rrugëtimin e eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, teksa pikërisht në kryeqendrën e Katalunjës është vendosur të bëhet edhe grumbullimi në prag të sfidës së parë ndaj Andorrës më 25 mars.

17:18
Majko: Asnjë rrezik për destabilitet. Trazirat tregues i përshtjellimit të opozitës nga firma e humbjes

Pandeli Majko ka folur në “Top Talk” për trazirat e ditëve të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se shprehin krizën brenda radhëve të opozitës.

17:14
Majko në Top Talk: Nuk më ndan askush e asgjë nga PS. Jemi para sprovës për fitore bindëse, jo humbjes

Pandeli Majko, i cili kandidon për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës dhe është komentuar gjatë për faktin se renditet në vendin e 19-të.

17:11
Itali, bodybuilder-i 30-vjeçar pranon vrasjen e të dy prindërve, pas debatit për të nxjerrë qenin për xhiro (fotot)

Një burrë në Itali ka pranuar vrasjen e prindërve të tij, pas një konflikti që nisi kur ata i kërkuan të nxirrte qenin për ajrosje.

17:03
Dalin emrat, nga Tom Doshi tek kandidatët e LSI-së, PS-së e PD-së/ KQZ: Këto kandidatë për deputet do të dërgohen në Prokurori për verifikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit,  për të cilët i është drejtuar Prokurorisë për një hetim më të thelluar.

16:59
Pamjet/ Kështu duket Spitali Rajonal Memorial i Fierit në ditën e 68

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka shpërndarë pamjet live nga spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është duke u ndërtuar nga qeveria turke në kohë rekord.

16:48
Fustane dhe atlete/ Kombinimi që ju duhet për këtë stinë, frymëzohuni nga kombinimet  e yjeve

Pranvera është një periudha më e këndshme e vitit për modën, pasi me kombinime të thjeshta dhe praktike do të dukeni gjithmonë bukur.

16:45
Spektatorët largohen të tmerruar teksa elefantët e cirkut duelojnë me njëri-tjetrin në Rusi (pamje të rënda)

Dy elefantë nisën të luftonin me njëri-tjetrin duke shkaktuar skena kaosi në një cirk në Rusi, ndërsa spektatorët u detyruan të vraponin jashtë arenës për të shpëtuar.

16:43
Itali/ Nuk përmbahet 19-vjeçari shqiptar, përplas katër makina dhe godet efektivët e policisë me grushte

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali dhe akuzohet për rezistencë, dhunë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik.

16:40
“Sa më shpejt bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”/ Varhelyi takon ministrin e Jashtëm gjerman

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass.

16:33
Tiranë/ Ishte larguar nga banesa, gjendet i vetëvrarë një person në Vorë

TIRANË –  Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet ku raportohet se një person i moshës 50-vjeçare është gjetur i vetëvrarë.

16:20
Vullkani në Islandë/ Nxjerr sërish llavë, por nuk është më i rrezikshëm

Llavë e kuqe vazhdon të rrjedhë nga vullkani afër kryeqytetit të Islandës, Reykjavik ndërsa të shumtë janë njerëzit e etur ta shikojnë dhe pse jo, edhe ta fotografojnë atë.

16:18
Vetëvendosja i dërgon letër Konjufcës: Sot në 17:00 të mbahet seancë në Kuvend për votimin e qeverisë së Kosovës

Sot rreth orës 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për votimin e qeverisë së re.

16:17
Kosova mbulohet nga bora/ Dimër i vonuar, temperatura të ulëta deri të enjten

Kosova është mbuluar sërish nga bora në këtë dimër të vonë, dhe reshjet, sipas zyrës meteorologjike do të vijojnë deri të martën, me intensitet të lartë, ndërkohë që më pas, do të ketë një përmirësim të situatës.

16:10
Koncertet e të nesërmes/ Berlin, me qendër testimi të inkorporuar

Ndërsa Gjermania duket se po hyn në valën e tretë të pandemisë, orkestra filarmonike e Berlinit, ka dhënë një koncert testues në fundjavë, për rreth 1 mijë vizitorë, një koncert ky rrënjësisht i ndryshëm nga çdo tjetër i dhënë më parë. 

16:10
Pandeli Majko në Top Talk: Pranojmë gabimet, nuk na duhen votat e kundërshtarëve, mjaftojnë votat e njerëzve tanë

Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në “Top Talk”, thotë “pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste, meriton një mandat të tretë”.

16:03
Kosovë/ ​16 vdekje dhe 827 raste të reja me COVID-19

16 vdekje dhe 827 raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë.

16:02
Nëndetësja e drogës/ Kolumbi, konfiskohet në Oqeanin Paqësor

Marina kolumbiane ka konfiskuar një nëndetëse për transport narkotikësh në oqeanin paqësor. Ajo mbante disa pako kokainë dhe ishte nisur për në bregun e Meksikës.

15:58
Britani/ 20 oficerë të plagosur teksa protestuesit shkatërrojnë stacionin dhe 12 automjete të policisë në Bristol (foto dramatike)

Kreu i policisë së Bristol, i cili urdhëroi dje oficerët të mos ndërhynin ndaj protestuesve anti-qeveritarë, insistonte sot se nuk kishte pasur informacione se protesta e titulluar ‘Kill The Bill’ (Vrit Policinë) do të përfshinte sulme ndaj oficerëve.

15:42
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, raporton për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të flasë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera të lidhura me Ballkanin Perëndimor.

15:37
Pamjet/ Kryeministri Rama në Francë, pritet në pallatin Elysee nga Macron

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin Elysee ku është pritur nga presidenti francez Emanuel Macron.

15:31
Përse u shemb materniteti? Do rindërtohet shtesa që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Materniteti ” Mbretëresha Geraldinë” një pjesë e të cilit do të rindërtohet , do të ketë ketë tanimë kapacitete të dyfishuara.