16:59
Veliaj për mediat italiane në Romë: Europa është një destinacion brenda nesh. Sot shqiptarët janë të lirë për të besuar, udhëtuar dhe për të qenë europianë
Gjatë vizitës së tij në Romë dhe në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian RaiTre, lidhur me përvojën e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Europian të Sportit.